KODI I PROCEDURËS PENALE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË   |   7905

Neni 201: Këqyrja e vendeve dhe e sendeve

1Të pandehurit, kur është i pranishëm, dhe atij që ka në dispozicion vendin ku do të bëhet këqyrja ose sendin që do të këqyret u dorëzohet në fillim kopja e vendimit për kryerjen e këqyrjes.

2Në këqyrjen e vendeve, organi procedues mund të urdhërojë, për arsye të motivuara, që të pranishmit të mos largohen para se të ketë përfunduar këqyrja dhet’i kthejë forcërisht ata që largohen.

Përmbajtja

    • Qellimi i nenit 201 te K.Pr.Penale eshte percaktimi i disa nga rregullave proceduriale specifike qe duhen respektuar gjate veprimit procedurial te keqyrjes se vendeve apo sendeve, si nje nga mjetet per kerkimin e proves.

    • Objekti i rregullimit te kesaj norme eshte veprimi procedurial i kerkimit te proves, nepermjet keqyrjes se vendeve ku dyshohet te ndodhen gjurme qe lidhen me mekanizmin e vepres penale, te pasojave te lena prej saj, apo me identifikimin e autorit te saj, me qellim gjetjen dhe dokumentimin e tyre.

    • Rregullat baze qe percaktojne rastet dhe format e keqyrjes, percaktohen ne nenin 198 te K.Pr.Penale, nderkohe qe ne nenin 201 te ketij Kodi, percaktohen disa rregulla specifike qe lidhen me keqyrjen e vendeve dhe sendeve.

      Si cdo veprim procedurial, edhe keqyrja e vendeve dhe sendeve urdherohet nga organi procedues, qe ne fazen e hetimeve paraprake nenkupton organin e prokurorise, ndersa ne fazen e gjykimit, i referohet gjykates qe shqyrton çeshtjen.

      Me qellim dokumentimin e plote te gjurmeve dhe pasojave te vepres penale, eshte shume e rendesishme pasja e njohurive te sakta mbi kete koncept, nisur nga faktoret qe ndikojne ne percaktimin e vendit te ngjarjes dhe kufijte e tij. 

      Nenet 198 dhe 201 te K.Pr.Penale percaktojne kuptimin procedurial te keqyrjes, nderkohe qe taktika dhe metodika e ketij veprimi bazohet ne kuptimin qe merr ky veprim ne pikepamjen kriminalistike, pra qe ka te beje me proceduren kriminalistike, te zbatuar ne respektim te dispozitave proceduriale, me qellim konkretizimin dhe rritjen e efektivitetit te ketij veprimi hetimor.[1]

      Ne aspektin kriminalistik, keqyrja e vendeve apo sendeve ka per qellim kerkimin, zbulimin dhe fiksimin e  gjurmeve ose provave materiale qe lidhen me veprimet e autorit dhe mjetet e perdorura, si dhe pasojat e vepres penale.

      Me qellim kryerjen e hetimeve te plota dhe nevojes per te grumbulluar gjithshka qe i sherben zbatimit te ligjit penal, ligji i ka njohur te drejten policise gjyqesore qe, nisur nga rrethanat e ngutshmerise, edhe me iniciativen e vete, te kryerje nje veprim te tille hetimor.

      Në nenin 300 të Kodit të Procedurës Penale parashikohet: (Verifikimet e ngutshme në vend):

      1. Oficerët dhe agjentët e policisë gjyqësore marrin masa që gjurmët dhe sendet që i përkasin veprës penale të fiksohen e të ruhen dhe që gjendja e vendngjarjes dhe e sendeve të mos ndryshojnë para ndërhyrjes së prokurorit, kur ai ka njoftuar se do të marrë pjesë.
      2. Kur ka rrezik që gjurmët dhe sendet të ndryshojnë ose të humbasin dhe prokurori nuk mund të ndërhyjë urgjentisht, oficerët e policisë gjyqësore kryejnë veprimet hetimore të domosdoshme dhe, kur është rasti, sekuestrojnë provat materiale dhe sendet që lidhen me veprën penale.

      Ne zbatimin ne praktike te ketij veprimi procedurial, eshte e nevojshme identifikimi i qarte nga ana e policise gjyqesore i atij qe konsiderohet “vend ngjarje”, duke kuptuar si te tille, çdo mjedis qe ka pesuar ndryshime ne krahasim me gjendjen e meparshme te tij, ndryshime qe pasqyrojne pasojat e vepres penale, gjurme apo prova qe lidhin veprimet ose mosveprimet, si dhe mjete qe ka perdorur autori, si dhe çdo mjedi tjeter ku gjenden pasojat e vepres penale, pavaresisht nga distanca ku ndodhet mjedisi ne te cilin jane kryer veprimet kryesore.[2]

      Mund te ndodhe qe vepra penale te mos kete lënë gjurmë ose pasoja materiale ose këto janë zhdukur, kanë humbur, janë ndryshuar a lëvizur. Ne kete rast, organi procedues përshkruan gjendjen dhe, kur është e mundur, verifikon se si ka qenë ajo para ndryshimeve, si dhe merr masa që të saktësojë mënyrën, kohën dhe shkaqet e të ndryshimeve që mund të kenë ndodhur, duke urdheruar edhe kryerjen e fotografimeve, filmimeve dhe çdo veprimi tjetër teknik.

      Ne nenin 34/a te K.Pr.Penale, jane percaktuar te drejtat e te pandehurit, nder te cilat edhe e drejta per te paraqitur prova qe i sherbejne mbrojtjes se tij, t’u beje pyetje deshmitareve, eksperteve dhe te pandehurve te tjere gjate gjykimit, si dhe te ushtroje te drejta te tjera te parashikuara nga ky Kod.

      Nje nga keto te drejta eshte edhe njohja me vendimin e organit procedues per kryerjen e keqyrjes se vendeve, ne rastet kur ai eshte i pranishem, duke marre pjese ne kete veprim hetimor, me qellim rritjen e besueshmerise dhe efektivitetit e keqyrjes. Ne kete rast dispozita nuk parashikon shprehimisht te drejten e te pandehurit qete asistohet ne keqyrje edhe nga mbrojtesi i tij, por personat e ngarkuar me kryerjen e ketij veprimi, duhet ta respektojne nje kerkese te tille te te pandehurit, nese prania e mbrojtesit eshte e mundshme, pa demtuar vijimin e keqyrjes.

      Pra, dispozita perpiqet te vendose nje ekuiliber mes interesit shteteror per te siguruar nje procedim te drejte, nepermjet kryerjes se veprimeve te nevojshme proceduriale qe kane per qellim kerkimin e provave lidhur me qartesimin e mekanizmit te vepres penale, identifikimit dhe venies para pergjegjesise penale te autorit te saj dhe nga ana tjeter, respektimit te standarteve qe lidhen me te drejtat dhe lirite themelore te njeriut, qofte te te pandehurit, qofte edhe te personave te tjere, qe mund mos te jene subjekte te procedimit, por qe mund te cenohen ne lirite e tyre, sic eshte rasti i personave qe kane ne dispozicion vendet apo sendet ku dyshohet te gjenden gjurmet apo pasojat e tjera materiale te vepres penale.

      Mund te ndodhe qe nevoja per te realizuar keqyrjen e nje sendi apo te nje vendi ku dyshohen se gjenden gjurme apo pasoja materiale te vepres penale, te linde si rrjedhoje e konstatimeve nga nje tjeter veprim qe lidhet me kerkimin e proves, sic mund te jete kontrolli. Ne kete rast, vlefshmeria e veprimit te keqyrjes, do te analizohet dhe vleresohet e lidhur ngushte me respektimin e dispozitave te parashikuara ne seksionin II te kreut “Mjetet e kerkimit te proves”.

      Por, ne ndryshim nga kufizimet kohore qe vendos ligji per kryerjen e kontrollit, ne rastet kur keqyrja e vendit apo e sendit, eshte rrjedhoje e tij, nuk parashikohen kufizime kohore per kryerjen e ketij veprimi hetimor.

      Per dokumentimin e ketij veprimi hetimor do te zbatohen dispozitat proceduriale mbi aktet, te parashikuara ne nenet 98, 99, 100.

      Deri perpara ndryshimeve te bera me ligjin nr.35 date 30.3.2017, ne nenin 116 ishin percaktuar rregullat baze per respektimin e permbajtjes se procesverbalit, rregulla te cilat, perseriteshin ne kete dispozite, por qe ndodheshin te percaktuara ne nenet 99 dhe 100 te ketij Kodi. Me ndryshimet e bera me ligjin nr.35 date 30.3.2017, neni 116 ndryshoi teresisht permbajtjen duke parashikuar menyren e transkiptimit te procesverbaleve te mbajtura me mjete te regjistrimit audio ose audiovizive.

      Kjo risi, i pergjigjet nevojave te kohes, perdorimit te mjeteve te teknologjise se larte te regjistrimit audiovizive, duke njohur mundesine e dokumentimit te nje veprimi te tille hetimor, per aq sa eshte e mundur edhe gjate fazes se hetimeve paraprake.

      Gjithsesi, ne cdo rast, ne procesverbalin e keqyrjes se vendeve apo sendeve, duhet te respektohen rregullat proceduriale te tilla si mbajtja e tij ne gjuhen shqipe (me pasoje pavlefshmerine relativete aktit), tregimin e ores, dites, muajit dhe vitit kur mbahet ky akt, evidentimi i personave pjesemarres ne kete veprim, pershkrimin e te dhenave te perftuara gjate keqyrjes, sic mund te jene gjurmet e vepres penale apo pasojat e tjera materiale te lena prej saj,ku duhet te pasqyrohen me qartesi dhe vertetesi gjithshka e perftuar nga keqyrja.

      Per te rritur besueshmerine e ketij veprimi te rendesishem hetimor, dispozita ka parashikuar te drejten e organit procedues qe në këqyrjen e vendeve, te mund të urdhërojë, për arsye të motivuara, që tëpranishmit të mos largohen para se të ketë përfunduar këqyrja dhe t’i kthejë forcërisht ata neselargohen.

      Ne kete norme nuk parashikohen pasoja qe mund te afektojne kete veprim procedurial, ne rast te mosrespektimit te ketij parimi.

      Kujtojme qe rregullat mbi pavlefshmerine e akteve proceduriale percaktohen ne nenet 128 dhe 129 te K.Pr.Penale.

      Ne nenin 128/a te K.Pr.Penale jane percaktuar rastet qe bejne aktin procedurial absolutisht te pavlefshem dhe ne referim te kesaj dispozite, mosrespektimi i kerkesave te cituarane nenet 98, 99, 100 dhe 201, nuk e ben veprimin e mesiperm procedurial absolutisht te pavlefshem.

      Ne kete rast, do te kete vend per te diskutuar mbi pavlefshmerine relative te ketij veprimi.

      Sipas situates, nje pretendim te tille i pandehuri duhet ta ngreje perpara se ky veprim te kryhet (neni 129 pika 2 e K.Pr.Penale) dhe nenkupton rastet kur i pandehuri eshte i pranishem gjate keqyrjes. Ne te kundert, i pandehuri ka te drejte te kerkoje pavlefshmerine e ketij akti ne seancen paraprake ose ne seancen gjyqesore perpara se te filloje shqyrtimi gjyqesor, sipas nenit 355 te K.Pr.Penale.

      Ne rastet e kesaj pavlefshmerie, gjykata qe e deklaron ate, mund te urdheroje perseritjen e keqyrjes, kur eshte e nevojshme, por padyshim, e lidhur ngushte kjo me mundesine e kryerjes se tij.

      Pikerisht per shkak se natyra e ketij veprimi hetimor, mbart shpesh riskun e pamundesise se perseritjes se tij, eshte e domosdoshme qe ne kryerjen e tij te tregohet pergjegjshmeri maksimale, profesionalizem, kujdes dhe vemendje per te vleresuar cdo rrethane, pasi vet mjedisi apo sendi, mund te pesoje me kalimin e kohes ndryshime te tilla qe bejne te pamundur rikthimin e tij ne gjendjen e meparshme.

      Jo vetem ne rastet e urdherimit te perseritjes se keqyrjes per shkak te pavlefshmerise relative te tij, ky veprim mund te perseritet nisur edhe nga rrethana te tjera sic mund te jene nderprerja e keqyrjes per shkaqe objektive, konstatimi i mevonshem i rrethanave te rendesishme qe lidhen me mekanizmin e vepres penale, apo bazuar edhe ne pretendimet e te pandehurit ne lidhje me pasqyrimin e ketij mekanizmi.

      Si rregull, keqyrja e vendeve apo sendeve paraprin marrjen e nje tjeter prove te rendesishme per procedimin, sic mund te jete ekspertimi daktiloskopik, traseologjik, balistik, biologjik, kimik, etj..[3]

      Per shkak se ne vendin e keqyrur mund te ndodhen gjurme apo mikrogjurme pak te dukshme, ose te padukshme me veshtrim te lire, ne keqyrje mund te marre pjese edhe nje specialist i fushes se kriminalistikes, per perdorimin e metodave dhe mjeteve kriminalistike per evidentimin dhe me pas, per marrjen e ketyre gjurmeve.[4]

      Gjurmet, provat materiale, apo sendet e zbuluara gjate keqyrjes se vendeve apo sendeve, pas pasqyrimit me hollesi ne procesverbal, duhet te merren me qellim bashkimin e tyre me provat e tjera, apo per t’ia nenshtruar me pas edhe ekspertimit kriminalistik, sipas fushes perkatese te llojit te gjurmes, apo proves materiale.

      Procesverbali i keqyrjes, ne fund duhet te nenshkruhet nga pjesemarresit dhe te pasqyrohen edhe verejtjet qe te pranishmit ne kete veprim mund te kene, si dhe duke e shoqeruar, sipas cmuarjes me fotografime, filmime ose skice.

      [1]Teksti i Kriminalistikes, autor Vladimir Ikonomi, Tirane, botim i vitit 2017, fq.179.

      [2]Teksti i Kriminalistikes, autor Vladimir Ikonomi, Tirane, botim i vitit 2017, fq.179.

      [3]Kriminalistika, autor Prof. dr. Skender Begeja, Ripunim, Tirane 1997, fq.584.

      [4]Kriminalistika, autor Prof. dr. Skender Begeja, Ripunim, Tirane 1997.

    • Nisur nga natyra e ketij veprimi, pavaresisht se nderthuret me nje te drejte te te pandehurit per t’u njohur me vendimin e organit procedues per kryerjen e keqyrjes, nuk rezulton te kete praktike, raportime, opinione apo vendime te GJEDNJ.

      Respektimi i nje te drejte te tille, apo ato qe lidhen me rregullat proceduriale mbi pavlefshmerine e akteve, do te trajtohen ne kuader te se drejtes per nje proces te rregullt ne kuptim te nenit 6 te KEDNJ dhe neneve 31 dhe 32 te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise.

      Praktika nga Gjykata e Larte :

      1. Vendimi nr.13 date 18.1.2012 i Kolegjit Penal te Gjykates se Larte :

      Në datën 20.2.2008, në fshatin Lavdar të Rrethit të Korçës paradite ka shkuar me një automjet i gjykuari V. L., i cili ka dërguar një person në banesën e të dëmtuarit N. P. për t’i thënë që të dilte jashtë. Kur i dëmtuari ka dalë jashtë shtëpisë ku kishte ku kishte dhe disa persona të tjerë, për shkak të një grindjeje të mëparshme, i gjykuari, ka marrë nga makina një automatik dhe ka qëlluar me breshëri, ku sipas procesit të këqyrjes së vendit të ngjarjes, del se janë qitur gjashtë plumba.

      Për këtë ngjarje, i gjykuari V. L. është akuzuar e dërguar për gjykim nën akuzat e vrasjes me dashje mbetur në tentativë, prishjen e qetësisë publike dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake, parashikuar respektivisht nga nenet 76 e 22, 274 e 278/2 i K.Penal.

      Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin nr.318, datë 17.09.2008, ka vendosur ndryshimin e akuzës për vrasje të mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 76 e 22 të K.Penal, në kanosje serioze për vrasje, deklarimin e fajtor për veprën penale të mbajtjtes pa leje luftarake, parashikuar nga neni 278/2 i K.Penal, dhe deklarimin e pafajshëm për veprën penale të prishjes së qetësisë publike, parashikuar nga neni 274 i K.Penal, për shkak të mungesës së elementëve të veprës penale.

      Me të njëjtin arsyetim Gjykata e Apelit Korçë me vendimin nr.9, datë 22.01.2009, e gjen të bazuar në ligj e në prova vendimin e gjykatës së rrethit dhe e ka lënë atë në fuqi. Edhe ajo shprehet se nuk rezulton e provuar se i pandehuri ka qëlluar në drejtim të të dëmtuarit për ta vrarë atë se ai i kishte të gjitha mundësitë objektive për të realizuar vrasjen duke patur parasysh se ishte 30-35 m larg, nuk kishte pengesa e nuk provohet motivi se ka patur qëllim vetëm ta kanosë.

      Gjatë shqyrtimit të çështjes në gjykatën e apelit, në seancën e datës 29.12.2008, prokurori duke arsyetuar mangësitë, që ishin lejuar gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, ka kërkuar riçeljen e shqyrtimit gjyqësor e në bazë të nenit 427 të K.Pr.Penale të vendoset bërja e rindërtimit të vendit të ngjarjes për të saktësuar largësinë e qitësit nga i dëmtuari dhe nëse ka gjurmë të plumbave në muret e shtëpisë së të dëmtuarit. Kjo kërkesë nuk u pranua nga gjykata, e cila në vendimin e saj përfundimtar arsyeton se kërkesa nuk u pranua se këqyrja e vendit të ngjarjes i përket fazës së hetimit fillestar, kjo këqyrje është realizuar dhe është detyrë dhe përgjegjësi e tij mënyra e procedimit dhe se rikëqyrja nga gjykata nuk mund të konsiderohet më si një veprim hetimor që jep konkluzione të sakta për shkak se nuk mund të flitet më për vend ngjarje dhe se derisa nuk janë paraqitur të dhëna të tjera të qitjes në banesën e të dëmtuarit do të thotë se këto gjurmë nuk kanë ekzistuar e s’ka shkak ligjor për ta vënë në dyshim këtë fakt, d.m.th. që gjurmët nuk kanë ekzistuar.

      Gjykata e Larte arsyeton se :

      “Kolegji çmon të drejtë kërkesën e prokurorit për riçeljen e shqyrtimit gjyqësor duke theksuar të metat që vihen re në proçesverbalin e këqyrjes së vendit të ngjarjes të datës 20.02.2008 që kanë ndikuar edhe për zgjidhjen e çështjes e marrjen e vendimeve nga gjykatat. Sipas K.Pr.Penale këqyrja e vendit të ngjarjes nga organi procedues bëhet për të zbuluar gjurmët dhe pasojat e tjera materiale të veprës penale.Në se i referohemi procesverbalit të këqyrjes së vendit të ngjarjes, duket qartë se ai nuk është i plotë dhe nuk përmbush detyrimet ligjore. Ai parashikon vetëm vendin ku është kryer vepra penale, ndalet gjerësisht në përshkrimin e vendit të gjetjes së gëzhojave, të largësisë njëra prej tjetrës e të objekteve të afërta, por nuk ka këqyrje të asnjë objekti tjetër, sikurse janë muret e shtëpisë për të parë nëse predhat kanë kapur në të, problem ky që do të sqaronte edhe faktin që diskutojnë gjykatat nëse i gjykuari ka gjuajtur apo jo në drejtim të të dëmtuarit. Kjo është një e metë thelbësore, ndaj me të drejtë prokurorika kërkuar rindërtimin dhe këqyrjen e vendit të ngjarjes e kryesisht të mureve të shtëpisë së të dëmtuarit për të parë nëse në to ka gjurmë predhash. Përderisa gjykata e apelit mund të zgjerojë hetimet e të kryejë veprime procedurale të kërkuara nga palët mospranimi i kërkesës së prokurorit, në rastin konkret, nuk është i bazuar, gjë që duket edhe nga arsyetimi që bëhet në vendimin përfundimtar për mospranimin e kërkesës.

      Sikurse u përmend, këqyrja e mureve të shtëpisë së të dëmtuarit përbën bazën e të provuarit se në ç’drejtim ka gjuajtur i gjykuari, ndërsa rindërtimi i vendit të ngjarjes duke marrë personat e pranishëm në atë ngjarje do të ndihmojë gjykatën për të provuar vendosjen e të gjykuarit, të dëmtuarit e personave të tjerë, pra edhe për të arritur në përfundime të drejta për zgjidhjen e çështjes. Gjykata nuk jep shkaqe ligjore, por hamendëson kur në vendim shprehet se nuk mund të bëjë rikëqyrjen pasi ajo nuk është kryer nga oficeri i policisë gjyqësore e për shkak të kohës së gjatë që ka kaluar ajo nuk mund të ruhet nga gjykata. Ky arsyetim është i pabazuar, mbasi kërkesa të këtij lloji mund të mos pranohen në raste kur kemi të bëjmë me veprime që nuk mund të përsëriten, kur koha e kaluar shuan çdo mundësi për të arritur në ndonjë përfundim, por në rastin konkret nuk ndodhemi përpara një situate të tillë sepse muret ekzistojnë akoma.

      Në këto rrethana, në rishqyrtimin e çështjes gjykata e apelit duhet të pranojë kërkesën e prokurorit, të riçelë seancën gjyqësore, të kryejë rindërtime, këqyrjen e mureve të shtëpisë së të dëmtuarit për të arritur në përfundime sa më të drejta për fajësinë e të gjykuarit V. L.”.

      1. Vendimi nr.1date 30.6.2017 i Kolegjeve te Bashkuara te Gjykates se Larte :

      Dallimi i mjeteve të kërkimit të provës me llojet (mjetet) e provës, qëndron në faktin se, këto të fundit karakterizohen nga aftësia për t’i ofruar gjykatës rezultate provash, të cilat janë drejtpërsëdrejti të përdorshme gjatë procesit të vendimmarrjes së gjykatës[1]. Aftësia (fuqia) provuese e llojeve të provës, krijohet në momentin e formimit dhe të përftimit të llojit të provës. Kolegjet e Bashkuara vlerësojnë se procesverbali i kontrollit të vendeve nuk përbën mjet (lloj) prove, por mjet për kërkimin e provës, në rastin konkret atë të provave materiale dhe të sendeve që lidhen me veprën penale.

      Kolegjet e Bashkuara vlerësojnë se me mjetin e kontrollit do të kuptohet veprimtaria e kërkimit të imtësishëm dhe të kujdesshëm të personave, sendeve, vendeve, siç mund të jenë banesa, apo vendet e tjera. Pra, kontrolli është një ndërhyrje fizike mbi një person të caktuar apo në një vend të mbrojtur nga pikëpamja kushtetuese, pra në vend ku personi gëzon pritshmëri privatësie dhe liri nga ndërhyrjet e autoriteteve publike.

      Qëllimi i kontrollit nuk është përshkrimi i detajuar i asaj çka vëzhgohet, sikundër është këqyrja,[2] por kërkimi i një sendi, pra i objektit të kontrollit duke synuar në arritjen dhe sekuestrimin e atyre sendeve që përbëjnë prova materiale të veprës penale ose sende që i përkasin veprës penale. Mund të ndodhë që kontrolli të bëhet edhe me qëllim kryerjen e një ndalimi, ekzekutimi të një vendim arresti ose një vendim dënimi me burgim”.

      [1]Nenvizimi im.

      [2]Nenvizimi im.

    • Asnjë koment

  • Nenet 34/a, 98, 99, 100, 127, 128/a, 129, 130,131, 198, 300 te Kodit te Procedures Penale.

    Nenei6i Konventes Evropiane te te Drejtave te Njeriut;

    Nenet 32 dhe 33 te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise

  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Kodi i Procedures Penale, i azhornuar me ndryshimet e pesuara me ligjin nr.35 date 30.3.2017;

    Kushtetuta e Republikes se Shqiperise;

    Relacion shpjegues per miratimin e ligjit nr.35/2017;

    Kriminalistika, autor Prof. dr. Skender Begeja, Ripunim, Tirane 1997;

    Teksti i Kriminalistikes, autor Vladimir Ikonomi, Tirane, botim i vitit 2017;

  • Asnjë koment
Sokol Ngresi
Sokol Ngresi