KODI I PROCEDURËS PENALE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË   |   7905

Neni 207: Sekuestrimi gjatë kontrollit

1Sendet e gjetura gjatë kontrollit sekuestrohen, me kusht që të jenë të përcaktuara në vendimin për lejimin e kontrollit.

2Sende të tjera të gjetura gjatë kontrollit, që nuk përfshihen në vendimin përkatës, por që lidhen me të njëjtën vepër penale, mund të sekuestrohen duke respektuar dispozitat për sekuestrimet.

3Kur gjatë kontrollit zbulohen sende që nuk kanë lidhje me veprën penale për të cilat është dhënë vendimi i kontrollit, por që lidhen me një vepër tjetër penale që ndiqet kryesisht, sendet e zbuluara sekuestrohen.

4Për sekuestrimet e kryera në kushtet e paragrafëve 2 dhe 3, të këtij neni, zbatohen kriteret e nenit 301 të këtij Kodi.

Përmbajtja

      1. Neni 207 i Kodit të Procedurës Penale synon të disiplinojësituatat faktike qëmund të rezultojnë gjatë kryerjes së një kontrollit të lejuar me vendim gjykate duke qartësuar në këtë mënyrë se si duhet të veprojë organi procedues nëse gjatë kontrollit gjen edhe sende të tjera që mund të mos jenë të përfshihen në vendimin e gjykatës apo që lidhen me vepra të tjera penale nga ajo për të cilën po procedohet. Me anë të kësaj dispozite legjislatori ka lejuar sekuestrimin e çdo sendi që mund të gjendet gjatë kontrollit të lejuar me vendim gjykate, pavarësisht faktit nëse sendi citohet apo jo në vendimin e kontrollit,pikërisht për faktin se edhe pse kontrolli dhe sekuestrimi kanë funksione të ndryshme juridikea to konvergojnë për sa i përket rezultatit.
      1. Neni 207 i Kodit tëProcedurës Penale përcakton procedurën që duhet të ndiqet gjatë kryerjes së një kontrolli të lejuar me vendim gjykate lidhur me sekuestrimin sendeve qërezultojnë gjatë kontrollit duke bërë dallimin midis sendeve qëpërfshihen në vendimin për lejimin e kontrollit, sendeve që nuk përfshihen në vendimin për lejimin e kontrollit por që kanë lidhje me të njëjtën vepër penale si dhe sendeve që nuk përfshihen në vendimin e kontrollit dhe kanë lidhje me një vepër penale të ndryshme e cila ndiqet kryesisht. Sipas praktikës së Gjykatës Evropiane tëtëDrejtave të Njeriut pavarësisht nga organi që e ka miratuar apo vendosur kontrollin e rëndësishme është përmbushja e detyrimit ligjor për dhënien e arsyeve relevante dhe të mjaftueshme që përligjin kryerjen e kontrollit.[1] Në rastin e sekuestrimit sipas nenit 207 të Kodit të Procedurës Penale ky detyrim formalisht është përmbushur për sa kohë ekziston një vendim gjykate për lejimin e kontrollit ndaj dhe dispozita është ndalur nëparashikimin e situatave faktike që mund të rezultojnë gjatë zbatimit të një vendimi kontrolli dhe përcaktimin e rregullave lidhur me sekuestrimet e sendeve të gjetura gjatë këtij kontrolli.

       

      [1]Modestou kundër Greqisë, 16.03.2017.

      1. Sipas paragrafit të parë të nenit 207 të Kodit të Procedurës Penale, sendet e gjetura gjatë kontrollit sekuestrohen, me kusht që të jenë të përcaktuara në vendimin për lejimin e kontrollit. Ky parashikim është lidhur me nenin 202/a të Kodit të Procedurës Penale i cili parashikon procedurënpër nxjerrjen e një vendimi për lejimin e kontrolli nga gjykata si dhe përmbajtjen e tij. Një ndër elementët esencialë të vendimit për lejimin e kontrollit, qoftë të personit apo të banesës,është përcaktimi i provave materiale apo sendeve që kërkohen dhepër këtë arsye midis këtyre dispozitave ka një lidhje tëdrejtpërdrejtë pasi sekuestrimi sipas paragrafit të parë të nenit 207 të Kodit tëProcedurës Penale i referohet pikërisht sendeve të cituara në vendimin për lejimin e kontrollit.Është kjo arsyeja që në kërkesën drejtuar gjykatës për lejimin e kontrollit prokurori duhet të përcaktojë në mënyrë të qartë sendet që kërkohen dhe që justifikojnë kontrollin, pasi në të kundërt gjykata do të duhet të rrëzojë kërkesën për lejimin e kontrollit për shkak tëmospërcaktimit të sendeve që kërkohen.Për të evituar çdo paqartësi në zbatimin e paragrafit të parë të nenit 207 të Kodit të Procedurës Penale përcaktimi i provave materiale apo sendeve që kërkohen duhet të përcaktohet në mënyrë të qartënë vendimin e gjykatës për të mos lënë vend për interpretim nëse një send i caktuar përfshihet apo jo në këtë vendimmarrje.
      2. Nëse gjatë kontrollit të realizuar në bazë të vendimit të gjykatës për lejimin e kontrollit gjenden sendet për të cilat është lejuar kontrolli organi procedues kryen sekuestrimin e tyre duke mbajtur procesverbalin përkatës që dokumenton këtë fakt. Duke qenë se kontrolli është lejuar me vendim gjykate dhe sendet e sekuestruara përfshihen në vendimin e gjykatës që ka lejuar kontrollin pas sekuestrimit nuk është e nevojshme që të procedohet me vleftësimin e sekuestros sipas nenit 301 të Kodit të Procedurës Penale. Në këtë rast, nëse personi të cilit i janë sekuestruar sendet, nuk është dakord me sekuestrimin do të duhet tëankimojë vendimin e gjykatës që ka lejuar kontrollin pasi në bazë të kësaj vendimmarrje është kryer kontrolli që ka bërë të mundur më pas edhe sekuestrimin e sendeve. Vleftësimi i sekuestrosështë i nevojshëm kur sekuestrimi i sendeve i nënshtrohet një vlerësimi diskrecional të policisë gjyqësore dhe jo kur sekuestrimi kryhet gjatë kontrollit të lejuar me vendim gjykate në të cilin janë përcaktuar edhe sendet që kërkohen dhe që rrjedhimisht duhet të sekuestrohen nëse gjenden gjatë kontrollit.[1]
      3. Sipas paragrafit të dytë të nenit 207 të Kodit të Procedurës Penale, sendet ë tjera të gjetura gjatë kontrollit, që nuk përfshihen në vendimin për lejimin e kontrollit, por që lidhen me të njëjtën vepër penale, mund të sekuestrohen duke respektuar dispozitat për sekuestrimet. Elementi i parë që duhet të vlerësohet në këtë rast është përfshirja apo jo e sendeve në vendimin për lejimin e kontrollit, vlerësim qëlidhet me qartësinë e vendimit. Nëse sendet janë tëpërcaktuar në mënyrënominative në vendimin për lejimin e kontrollit vlerësimi nëse sendet e gjetura gjatë kontrollit përfshihen apo jo në vendim kërkon një analizë më tëthjeshtë mbi baza krahasuese. Megjithatë, edhe pse duhet evituar nga gjykatat, nuk përjashtohet mundësia që në vendimin për lejimin e kontrollit gjykata të shprehet “çdo send tjetër që ka lidhje me veprën penale”. Në një rast të tillë, edhe pse përcaktimi i gjykatës mund të jetë i përgjithshëm, sendet do të konsiderohen të përfshira në vendimin për lejimin e kontrollit nëse rezulton lidhja e tyre me të njëjtën vepër penale.
      4. Lidhja me të njëjtën vepër penale nënkupton lidhjen me faktin penal për të cilin po procedohet dhe jo kualifikimin e këtij fakti nga organi procedues. Në këtë kuptim sende që lidhen me të njëjtën vepër penale do të jenë ato sende që janë të domosdoshme për vërtetimin e faktit penal për të cilin po procedohet dhe kanë një lidhje tëdrejtpërdrejtë me të. Është pikërisht kjo lidhje që legjitimon sekuestrimin e tyre pavarësisht faktit se sendet nuk përfshihen në vendimin për lejimin e kontrollit. Një parashikim i tillë bazohet edhe në faktin që prokurori objektivisht mund të jetë në pamundësi për të evidentuar të gjitha sendet që lidhen me veprën penale për të cilën po procedohet dhe për të cilët ka dyshime se mund të gjenden gjatë kontrollit. Për këtë arsye është parashikuar mundësia që edhe këto sende të mund të sekuestrohen për sa kohë kanë lidhje me të njëjtën vepër penale.
      5. Sipas paragrafit të tretë të nenit 207 të Kodit të Procedurës Penale kur gjatë kontrollit zbulohen sende që nuk kanë lidhje me veprën penale për të cilat është dhënë vendimi i kontrollit, por që lidhen me një vepër tjetër penale që ndiqet kryesisht, sendet e zbuluara sekuestrohen. Edhe në praktikën gjyqësore italiane është pranuar se është i ligjshëm sekuestrimi i sendeve që i përkasin një vepre tjetër penale nga ajo për të cilën është lejuar kontrolli me vendim gjykate.[2] Po kështu, nëpraktikën gjyqësore italiane është pranuar se pavlefshmëria e vendimit të kontrollit nuk pasjelle pavlefshmërinëe sekuestros së sendeve që janë gjetur gjatë kontrollit të kryer në bazëtëvendimit tëpavlefshëm dhe rrjedhimisht as papërdorshmërinë e këtyre provave,[3] shtuar këtu edhe faktin që sekuestrimi i provave materiale dhe sendeve që kanë lidhje me veprën penale është një veprim i rregullt dhe i detyrueshëm.[4]
      6. Kriteri lidhës midis sendit që kërkohet të sekuestrohet dhe veprës penale është i njëjtë si në paragrafin e dytë ashtu edhe në paragrafin e tretë të nenit 207 të Kodit të Procedurës Penale. Ndryshimi qëndron në faktin se në paragrafin e dytë të nenit 207 të Kodit të Procedurës Penale bëhet fjalë për sende që nuk përfshihen në vendimin për lejimin e kontrollit por që lidhen me të njëjtën vepër penale për të cilën po procedohet, ndërsa në paragrafin e tretë të nenit 207 të Kodit të Procedurës Penale bëhet fjalë për sende që lidhen me një vepër penale të ndryshme nga ajo për të cilën po procedohet. I vetmi kusht që parashikon ligji në rastin e funditështë që sendet e gjetura gjatë kontrollit të lidhen me një vepër penale e cila ndiqet kryesisht dhe jo mbi bazën e ankimit sipas nenit 284 të Kodit të Procedurës Penale.
      7. Sipas paragrafit të katërt të nenit 207 të Kodit të Procedurës Penale, për sekuestrimet e kryera në kushtet e paragrafëve 2 dhe 3 do tëzbatohen kriteret e nenit301 të Kodit.Në ndryshim nga sekuestrimi i sendeve gjatë verifikimeve të ngutshme në vend sipas paragrafit të dytë të nenit 300 të Kodit të Procedurës Penale ku oficerët e policisë gjyqësore mund të procedojnë me sekuestrimin e sendeve kur ka rrezik që gjurmët dhe sendet të ndryshojnë ose të humbasin dhe prokurori nuk mund të ndërhyjë urgjentisht, në rastin e sendeve të gjetura gjatë kontrollit të lejuar me vendim gjykateqë lidhe me të njëjtën vepër penale por që nuk janë përfshirë në vendimin e lejimit të kontrollit ose lidhen me një vepër penale të ndryshme e cila ndiqet kryesisht, sekuestrimi nuk lidhet me gjendjen e ngutshmërisë. Në këto raste është e mjaftueshme që të ekzistojë lidhja midis sendit të gjetur gjatë kontrollit dhe veprës penale ,qoftë kjo e njëjta me atë që po procedohet dhe në kuadër të të cilës është lejuar kontrollit ashtu edhe një vepër penale e ndryshme, dhe sendi të jetë i domosdoshëm për vërtetimin e fakteve objekt prove. I vetmi detyrim i policisë gjyqësore është që brenda afatit 48 orë nga sekuestrimi procesverbali t’i dërgohet prokurorit me qëllim vleftësimin e tij.
      8. Detyrimi për respektimin e nenit 301 të Kodit të Procedurës Penale lidhur me procedurën e vleftësimit tësekuestros ekziston vetëm në rastin e sekuestrimit të sendeve që nuk përfshihen në vendimin e lejimit të kontrollit apo sendeve të zbuluara gjatë kontrollit dhe që lidhen me një tjetër vepër penale. Kjo për arsye se në rastin e sekuestrimit të sendeve të gjetura gjatë kontrollit dhe të përcaktuara në vendimin për lejimin e kontrollit vlefshmëria e sekuestros eventuale të këtyre sendeve është vlerësuar paraprakisht nga gjykata në momentin që ka lejuar kontrollin i cili si mjet për kërkimin e provës synon pikërisht në gjetjen e këtyre sendeve dhe sekuestrimin e mëpasshëm të tyre.[5] Në dy rastet e tjera të parashikuara në paragrafin e dytë dhe të tretë të nenit 207 të Kodit të Procedurës Penale, duke qenë se nuk është vlerësuar paraprakisht nga gjykata nëvendimin e lejimit të kontrollit lidhja e sendeve me veprën penale, atëherë do të duhet që sekuestrimi të vleftësohet nga prokurori sipas nenit 301 të Kodit të Procedurës Penale. Kundër vendimit të prokurorit për vleftësimin e sekuestros i pandehuri dhe mbrojtësi i tij, personi të cilit i janë sekuestruar sendet dhe ai që ka të drejtë t’i kthehen ato mund të bëjnë brenda 10 ditëve ankim në gjykatë, çka do të thotë se në këtë rast kemi të bëjmë me një vlerësim aposterioritë vlefshmërisë së sekuestros.

       

      [1]Një qëndrim i tillë është mbajtur edhe në praktikën gjyqësore italiane ku Gjykata e Kasacionit ka theksuar se në ato raste kur sekuestrimi kryhet në bazë të një vendimi kontrolli dhe sendet që duhet të kërkohen dhe më pas të sekuestrohen janë të përcaktuara në këtë vendim. Vendimi Nr.246464, datë 02.03.2010, Gjykata e Kasacionit Itali.

      [2]Vendimi Nr.248767, datë 24.11.2010, Gjykata e Kasacionit Itali. Në këtë rast është vlerësuar i përdorshëm në kuadër të një procedimi penal për veprën penale të pornografisë me të mitur një material i cili është gjetur në një kompjuter të sekuestruar në bazë të vendimit të gjykatës për lejimin e kontrollit në lidhje me një vepër tjetër penale të pornografisë me të mitur pasi për sa kohë është një send që i përket një vepre penale sekuestrimi i tij është i detyrueshëm.

      [3]Vendimi Nr.250428, datë 10.05.2011, Gjykata e Kasacionit Itali.

      [4]Vendimi Nr.3268, datë 27.03.1996, Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Kasacionit Itali.

      [5]Vendimi Nr.1, datë 30.06.2017, Kolegjete Bashkuara të Gjykatës së Lartë. Në këtë vendim Kolegjet kanë arsyetuar se: “Qëllimi i kontrollit nuk është përshkrimi i detajuar i asaj çka vëzhgohet, sikundër është këqyrja, por kërkimi i një sendi, pra i objektit të kontrollit duke synuar në arritjen dhe sekuestrimin e atyre sendeve që përbëjnë prova materiale të veprës penale ose sende që i përkasin veprës penale. Mund të ndodhë që kontrolli të bëhet edhe me qëllim kryerjen e një ndalimi, ekzekutimi të një vendim arresti ose një vendim dënimi me burgim”.

      1. Neni 207 i Kodit të Procedurës Penale u ndryshuaplotësisht me ligjin Nr.35/2017 pasi më parë dispozita kishte këtë përmbajtje: “Sendet e zbuluara gjatë kontrollit mund të sekuestrohen duke respektuar dispozitat për sekuestrimet”. Duke qenë se me ligjin Nr.35/2017 u shtua edhe neni 202/a lidhur me vendimin për lejimin e kontrollit u pa nevojshme të ndryshohej edhe neni 207 i Kodit duke qenë dispozita të lidhura me njëra-tjetrën. Një parashikim i tillë lidhur me situatat potenciale që mund të rezultojnë gjatë një kontrolli të lejuar me vendim gjykate eviton paqartësitë lidhur me veprimet që duhet të kryejë organi procedues dhe i jep përgjigje diskutimeve që mund të ngriheshin në rast mungese të një parashikimi të tillë. Nëpërmjet kësaj dispozite u sanksionua parimi se do të jenë tësekuestrueshëm jo vetëm sendet e përcaktuara në vendimin për lejimin e kontrollit por edhe ato që nuk përfshihen në këtë vendim mjafton që tëkenë lidhje me të njëjtën vepër penale apo një vepër penale tjetër e cila ndiqet kryesisht dhe të zbatohet procedura e vleftësimit të sekuestros.
    • Asnjë koment
    1. Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut;

    A.    Raporte, opinion, rekomandime

    1. Udhëzues i nenit 6 të Konventës Evropiane tëtë Drejtave të Njeriut (fusha penale), azhurnuar më datë 30.04.2020.

    B.     Vendime të Gjykatës Evropiane tëtë Drejtave të Njeriut

    1. Modestou kundër Greqisë, 16.03.2017.
    1. Analiza e Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri, Qershor 2015, hartuar nga Grupi i Ekspertëve të Nivelit të Lartë pranë Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën në Sistemin e Drejtësisë.
    1. Neni 6i KEDNJ-së;
    2. Kushtetuta;
    3. Kodi i Procedurës Penale.
  • Asnjë koment
  • A.    Vendime të Gjykatës Kushtetuese

    B.     Vendime të Gjykatës së Lartë

    1. Vendimi Nr.1, datë 30.06.2017, Kolegjete Bashkuara të Gjykatës së Lartë;
    2. Vendimi Nr.250428, datë 10.05.2011, Gjykata e Kasacionit Itali;
    3. Vendimi Nr.248767, datë 24.11.2010, Gjykata e Kasacionit Itali;
    4. Vendimi Nr.246464, datë 02.03.2010, Gjykata e Kasacionit Itali;
    5. VendimiUnifikues Nr.3268, datë 27.03.1996, Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Kasacionit Itali
    1. PaoloTonini, “Manuale di procedura penale”, Quindicesimaedizione, GiuffreEditore;
    2. Commenatario breve alCodice di Procedura Penale, nonaedizione, 2015, WoltersKluwer, CEDAM.
  • Asnjë koment
Nurjeta Tafa
Nurjeta Tafa