1Gjyqtari ose prokurori disponojnë me vendim të arsyetuar sekuestrimin e provave materiale dhe të sendeve që lidhen me veprën penale kur ato janë të domosdoshme për vërtetimin e fakteve.
2Sekuestrimin e kryen vetë ai që ka nxjerrë vendim ose oficerët e policisë gjyqësore të deleguar me të njëjtin vendim.
3Kopja e vendimit të sekuestrimit i dorëzohet të interesuarit.