1Sendet e sekuestruara ruhen në sekretari. Kur kjo nuk është e mundur ose e përshtatshme, organi procedues urdhëron që ato të ruhen në një vend tjetër, duke përcaktuar mënyrën e ruajtjes.
2Gjatë veprimit të dorëzimit, ruajtësi paralajmërohet për detyrimin e ruajtjes dhe të paraqitjes së sendeve kur kërkohen nga organi procedues, si dhe për dënimin e parashikuar nga ligji penal për atë që shkel detyrimin e ruajtjes.