KODI I PROCEDURËS PENALE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË   |   7905

Neni 215: Vulosja e sendeve të sekuestruara

1Sendet e sekuestruara sigurohen me vulën e organit procedues ose, në varësi nga natyra e sendeve, me mjete të tjera të përshtatshme që tregojnë se ato ruhen për nevoja te drejtësisë.

2Organi procedues nxjerr kopje të dokumenteve dhe fotografi ose riprodhime të tjera të sendeve të sekuestruara që mund të ndryshojnë ose që ruhen me vështirësi, të cilat i bashkon me aktet dhe urdhëron ruajtjen e tyre në sekretari.

3Për sendet që mund të ndryshojnë, organi procedues urdhëron, sipas rastit, tjetërsimin ose asgjësimin e tyre.

4Me kërkesë të organit procedues, gjykata mund të urdhërojë asgjësimin e sendeve të ndaluara për t’u prodhuar, zotëruar, mbajtur apo tregtuar, në rast se ruajtja e tyre ësht e vështirë, veçanërisht e kushtueshme ose përbën rrezik për sigurinë, shëndetin apo higjienën publike. Në këtë rast, gjykata urdhëron marrjen e kampionëve dhe ruajtjen e tyre për qëllime të procedimit.

5Organi procedues informon mbrojtësin e zgjedhur ose të caktuar kryesisht mbi vendin dhe datën e marrjes së kampionëve, të paktën 24 orë përpara. Mosparaqitja e mbrojtësit në marrjen e kampionëve nuk e ndalon organin procedues për marrjen e tyre.

6Procedura për asgjësimin e sendeve të sekuestruara, afati, si edhe organi kompetent përcaktohen me udhëzim të përbashkët të ministrit përgjegjës për rendin dhe sigurinë publike dhe Ministrit të Drejtësisë. Kur është e mundur, veprimet e kryera dokumentohen me mjete audiovizive dhe në çdo rast mbahet procesverbal, kopje e së cilit i dërgohet prokurorisë pranë gjykatës që ka vendosur asgjësimin.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment