1Përgjimi i komunikimeve të një personi ose të një numri telefoni me telefon, faks, kompjuter ose me mjete të tjera të çdo lloji, përgjimi i fshehtë me mjete teknike i bisedave në vende private, përgjimi me audio dhe video në vende private dhe regjistrimi i numrave të telefonit, hyrës dhe dalës, lejohen vetëm kur procedohet:
apër krimet e kryera me dashje, për të cilat parashikohet dënim me burgim jo më pak, në maksimum, se shtatë vjet;
bpër çdo vepër penale me dashje kur kryhet me anën e mjeteve të telekomunikimit apo përdorimit të teknologjive informatike ose telematike;
cpër veprat penale të parashikuara nga shkronja “a”, paragrafi 1, i nenit 75/a, të këtij Kodi.
2Regjistrimi i fshehtë fotografik, filmik ose me video i personave në vende publike dhe përdorimi i pajisjeve gjurmuese të vendndodhjes lejohen vetëm kur procedohet për vepra të kryera me dashje, për të cilat parashikohet dënim me burgim jo më pak, në maksimum, se tre vjet.
3Përgjimi mund të urdhërohet kundër:
a të dyshuarit për kryerjen e një vepre penale;
bpersonit që dyshohet se merr ose transmeton komunikime nga i dyshuari;
cpersonit që merr pjesë në transanksione me të dyshuarin;
çpersonit, vëzhgimi i të cilit mund të çojë në zbulimin e vendndodhjes ose të identitetit të të dyshuarit.
4Rezultati i përgjimit është i vlefshëm për të gjithë komunikuesit.
5Përgjimi parandalues rregullohet me ligj të veçantë. Rezultatet e tij nuk mund të përdoren si provë.