1Aktet hetimore janë sekrete derisa i pandehuri të mos ketë marrë dijeni për to. Në rast nevoje për vazhdimin e hetimeve prokurori mund të urdhërojë ruajtjen e sekretit për akte të veçanta deri në përfundim të hetimeve.
2Prokurori mund të lejojë, me vendim të arsyetuar, publikimin e akteve të veçanta ose të pjesëve të tyre. Aktet e publikuara depozitohen në sekretarinë e prokurorit.
3Edhe kur aktet nuk mbrohen më nga sekreti, sipas paragrafit 1, të këtij neni, në rastet kur është e nevojshme për vazhdimësinë e hetimeve, prokurori mund të disponojë me vendim të arsyetuar:
adetyrimin e ruajtjes së sekretit për akte të veçanta, kur i pandehuri jep pëlqimin ose kur njohja e përmbajtjes së aktit mund të pengojë hetimet ndaj personave të tjerë;
bndalimin e publikimit të përmbajtjes së akteve të veçanta apo të dhënave të posaçme që lidhen me veprime hetimore të caktuara.