1Tërheqja e ankimit bëhet personalisht ose nëpërmjet përfaqësuesit me deklaratë të paraqitur në organin që procedon.
2Tërheqja e ankimit mund të bëhet në çdo fazë të procedimit, gjersa vendimi i gjykatës nuk ka marrë formën e prerë.
3Shpenzimet e procedimit janë në ngarkim të atij që tërheq ankimin, përveçse kur në aktin e tërheqjes është parashikuar, me marrëveshje, që ato të jenë tërësisht ose pjesërisht në ngarkim të atij kundër të cilit është bërë ankimi.