KODI I PROCEDURËS PENALE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË   |   7905

Neni 285: Heqja dorë nga e drejta e ankimit

1Heqja dorë nga e drejta e ankimit bëhet personalisht ose nëpërmjet përfaqësuesit me deklaratë të nënshkruar ose me gojë para prokurorit ose një oficeri të policisë gjyqësore, i cili mban procesverbal të nënshkruar detyrimisht nga deklaruesi.

2Heqja dorë me afat ose me kusht nuk është e vlefshme.

3Në të njëjtën deklaratë mund të bëhet heqja dorë edhe nga padia civile.

Përmbajtja

      1. Neni 285 i K.Pr.P ka për qëllim të rregullojë procedurën e heqjes dorë nga e drejta e ankimit të viktimës për veprat penale të parashikuara në nenin 284/1 të K.Pr.Penale dhe duhet parë e lidhur ngushtë me nenet 284 dhe 286 të K.Pr.Penale.
    • 2. Neni 285 i K.Pr.P përcakton rregullat procedurale për heqjen dorë nga e drejta e ankimit të viktimës, personin e legjitimuar, mënyrën dhe kushtet e vlefshmërisë së heqjes dorë. Në të njëjtën dispozitë rregullohet dhe heqja dorë nga e drejta e padisë civile në procesin penal.

    • 3. Neni 285 i K.Pr.P zbatohet vetëm për veprat penale[1] që parashikohen nga nenet 84, 89, 102 paragrafi i pare¨, 105, 106, 130, 148, 149, 243, 254, 264, 275, 290 paragrafi i pare¨ dhe 318 te¨ Kodit Penal [Hyperlink], të cilat përmenden në mënyrë taksative në paragrafin e parë të nenit 284. Heqja dorë nga ankimi ndryshe nga tërheqja e ankimit ndodh në momentin kur ende nuk është ushtruar e drejta e ankimit nga viktima. E drejta për të paraqitur ankim shuhet në momentin që viktima shfaq vullnetin për të hequr dorë nga e drejta e ankimit.

       

      1. Heqja dorë nga e drejta e ankimit ashtu sikurse ankimi mund të bëhet në dy forma, me ane¨n e nje¨ deklarate ose me gojë. Në të njëjtën mënyrë sikurse ankimi, heqja dore¨ nga e drejta e ankimit paraqitet para prokurorit ose nje¨ oficeri te¨ policise¨ gjyqe¨sore. Për rrjedhim neni 285 i K.Pr.Penale duhet interpretuar dhe parë ngushtë me parashikimin në nenin 284 të K.Pr.Penale. Kur heqja dorë nga ankimi bëhet nëpërmjet një deklarate duhet të sigurohet verifikimi i identitetit të nënshkruesit. Kur heqja dorë nga ankimi be¨het me goje¨, procesverbali qe¨ mbahet pe¨r ke¨te¨ qe¨llim ne¨nshkruhet nga viktima ose pe¨rfaqe¨suesi i tij. Në c¸do rast heqja dorë nga ankimi mund të bëhet personalisht nga viktima ose ne¨pe¨rmjet pe¨rfaqe¨suesit te¨ posac¸e¨m. Vlejne¨ te¨ nje¨jtat formalitete te¨ trajtuara pe¨r paraqitjen e ankimit nga viktima sipas nenit 284 te¨ K.Pr.Penale.

       

      1. Në paragrafin 2 të nenit 285 të K.Pr.Penale parashikohet se heqja dore¨ me afat ose me kusht nuk e¨shte¨ e vlefshme. Referuar nenit 84 të K.Civil, kushti është nje¨ ngjarje e cila nuk dihet ne¨ se do te¨ ndodhe¨. Duke qënë se heqja dorë më afat ose me kusht nuk është e vlefshme atëherë nuk mund të sjellë pasojë. Pra, heqja dorë nga ankimi nuk duhet të jetë i kushtëzuar. “Heqja dorë është e paefektshme kur shoqërohet me kërkesa për caktimin e ndonjë afati apo të ndonjë kushti, për shkak se vullneti i atij që heq dorë nga ankimi, nuk është i lirë dhe është i cënuar pikërisht nga kërkesat që formojnë kushtin.”[2]

       

      1. Ekziston qëndrimi në doktrinë se “Prokurori nuk mund të pushojë c¸ështjen penale sipas nenit 328, me arsyetimin se “i dëmtuari nuk ka bërë ankim ose heq dorë nga ankimi”, në qoftë se nuk dokumenton këtë vullnet të të dëmtuarit. Ai nuk mund të thotë që, meqënëse një dokument i tillë nuk ekziston, atëherë del që i dëmtuari nuk ka ankim. Ligji nuk i referohet mungesës së aktit por mungesës së vullnetit”.[3] Për rrjedhim organi procedues do të verifikojë vullnetin e viktimës në mënyrë që të vazhdojë ushtrimin e ndjekjes penale.

       

      1. Në paragrafin 3 të nenit 285 të K.Pr.Penale parashikohet se ne¨ te¨ nje¨jte¨n deklarate¨ mund te¨ be¨het heqja dore¨ edhe nga padia civile. Në këtë rast bëhet fjalë për heqje dore¨ nga padia civile në procesin penal. Neni 64 i K.Pr.Penale rregullon heqjen dorë nga gjykimi i padisë civile, c¸ka nënkupton rastin kur gjykata ka vendosur pranimin për shqyrtim në gjykimin penal të padisë civile. Disa nga rregullat e përcaktuara në këtë dispozitë janë në përputhje me rregullat e përcaktuara në nenin 285 të K.Pr.Penale për mënyrën e heqjes dorë nga ankimi. Rregulla të përcaktuara në të janë zbatueshme për heqjen dorë nga padia civile gjatë fazës së hetimeve paraprake apo seancë paraprake. Heqja dore¨ nga padia civile mund te¨ be¨het ne¨ c¸do gjendje dhe shkalle¨ te¨ procedimit me nje¨ deklarate¨ te¨ be¨re¨ personalisht nga padite¨si ose nga pe¨rfaqe¨suesi i tij ne¨ seance¨ ose me akt te¨ shkruar e te¨ depozituar. Kjo nuk pengon viktimën që t’i drejtohet gjykatës civile me padi civile për shpërblimin e dëmit. Kjo dispozitë duhet interpretuar sistematikisht me nenin 64/4 të K.Pr.Penale që parashikon se: “Heqja dore¨ nuk pengon ngritjen e padise¨ ne¨ gjykate¨n civile.”.

       

      1. Një nga problematikat e pasqyruara në Analizën e Sistemit të Drejtësisë është nëse mund të riparaqitet një ankim nga i cili është hequr dorë dhe se si do të veprohet në këto raste. Për rrjedhim me ndryshimet me ligjin 35/2017 në nenin 292 të K.Pr.Penale parashikohet se “Vendimi i mosfillimit te¨ procedimit ose i pushimit, te¨ dhe¨ne¨ pe¨r shkak te¨ mungese¨s se¨ ankimit, nuk pengojne¨ kryerjen e hetimeve pe¨r te¨ nje¨jtin fakt dhe ndaj te¨ nje¨jtit person, ne¨ qofte¨ se me¨ pas be¨het ankim.”. Heqja dorë nga ankimi nënkupton mosparaqitjen e një ankimi të tillë më parë. Për rrjedhim në një situatë të tillë, prokurori, në varësi të rastit, mund të disponojë me mosfillimin e procedimit penal ose pushimin e c¸e¨shtjes penale. Në nenin 292 të K.Pr.P [Hyperlink] parashikohet rifillimi i hetimeve pas vendimit të mosfillimit të procedimit penal dhe lidhet eskluzivisht me rastin kur vendimi i mosfillimit apo pushimit të procedimit është dhënë për shkak të mungesës së ankimit.[4] Prandaj, në rast të paraqitjes së ankimit nga viktima, pas heqjes dorë nga ankimi, në zbatim të nenit 292 të K.Pr.Penale do të rifillojnë hetimet për të njëjtin fakt.

       

      1. Vazhdimi i procedimit penal pavarësisht paraqitjes së ankimit apo tërheqjes së ankimit nga viktima, për vepra penale të caktuara, është standart i përcaktuar në aktet ndërkombëtare të detyrueshme, të cilat në hierarkinë e akteve kanë epërsi në raport me dispozitat e K.Pr.Penale. Konkretisht, sipas ligjit nr.104/2012 Konventa e Këshillit të Europës “Për parandalimin dhe luftën kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje”, neni 55/1: “Palët sigurojnë që hetimet ose ndjekja penale e veprave penale të parashikuara në përputhje me nenet 35, 36, 37, 38 dhe 39 të kësaj Konvente nuk do të jenë tërësisht të varura nga një raport ose ankesë e paraqitur nga një viktimë, nëse vepra penale ishte kryer tërësisht ose pjesërisht në territorin e saj dhe se procedimi mund të vazhdojë edhe nëse viktima e tërheq deklaratën ose ankesën e tij ose të saj.”. Në kundërshtim me Konventën, veprat penale të parashikuara në nenet 102/1[5], 105[6] dhe 130[7] të Kodit Penal (që gjejnë shprehimisht parashikim në nenet 35, 36 dhe 37 të Konventës) përfshihen në veprat që ndiqen me ankim sipas nenit 284 të Kodit të Procedurës Penale dhe për të cilat procedimi nuk mund të fillojë dhe vazhdojë nëse viktima nuk paraqet ankim apo e tërheq ankimin e saj. Një garanci e tillë për fillimin dhe vazhdimin e procedimit penal pavarësisht nga ankimi i bërë nga viktima apo tërheqja e ankimit parashikohet edhe në Konventën e Këshillit të Europës “Për masat kundër trafikimit të qënieve njerëzore” dhe Konventën e Këshillit të Europës “Për mbrojtjen e fëmijëve nga shfrytëzimi dhe abuzimi seksual”, të ratifikuar, por në këtë rast nuk vërehet papajtueshmëri me dispozitat e K.Pr.Penale, nenet 284, 285, 286.

       

       

       

      [1] Kanosja, Plagosja e lehtë me dashje, Kryerja e marrëdhënieve seksuale me dhunë me të rritura (paragrafi 1), Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale duke shpërdoruar detyrën, Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose në kujdestari, Shtrëngimi apo pengimi për të bashkëjetuar ose për të lidhur apo zgjidhur martesë, Botimi i veprës së tjetrit me emrin e vet, Riprodhimi pa të drejtë i veprës së tjetrit, Goditjet ndaj pjesëtarëve të familjes së personit që kryen një detyrë shtetërore, Shkelja e paprekshmërisë së banesës, Detyrimi për të marrë pjesë ose jo në grevë, Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike, Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor kur ka shkaktuar plagosjen e lehtë të disa personave dhe Fyerja e gjyqtarit.

      [2] Dhimitër Lara, Koment mbi Kodin e Procedurës Penale, Tiranë, faqe 914.

      [3] Halim Islami, Artan Hoxha, Ilir Panda, Procedura penale Komentar, Tiranë 2003, faqe 403-404.

      [4] Në një rast të tillë nuk pengohet kryerja e hetimeve për të njëjtin fakt dhe ndaj të njëjtit person, në qoftë se më pas bëhet ankim.

      [5] “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura ose midis bashëshortëve apo bashkëjetuesve.

      [6] Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale duke shpërdoruar detyrën.

      [7] Shtrëngimi apo pengimi për të bashkëjetuar ose për të lidhur apo zgjidhur martesë.

      1. Në relacionin për projekt-ligjin[1] për disa shtesa dhe ndryshime në K.Pr.P dhe në Analizën e Sistemit të Drejtësisë,[2] të hartuar nga Grupi i Ekspertëve të Nivelit të Lartë pranë Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën në Sistemin e Drejtësisë është pasqyruar si problematikë që lidhet me nenin 284 dhe për rrjedhim edhe nenin 285 të K.Pr.Penale se edhe pse Kodi ka trajtuar heqjen dorë apo tërheqjen e ankimit, nuk ka parashikuar nëse mund të riparaqitet një ankim nga i cili është hequr dorë dhe se si do të veprohet në këto raste. Gjithashtu i paqartë, për shkak të formulimit ligjor të nenit 284, është fakti nëse ankimi mund të paraqitet edhe nga persona të tjerë, si trashëgimtarët, përveç të dëmtuarit (p.sh. kur i dëmtuari ka vdekur pa pasur mundësinë të paraqiste ankim).

       

      1. Problematika e konstatuar gjatë zbatimit të nenit 284 të K.Pr.Penale, në lidhje me përfshirjen e neneve 102/1[3], 105[4] dhe 130[5] të Kodit Penal, cka është në kundërshtim me standartin ndërkombëtar për të drejtat e viktimës në proçesin penal, të përcaktuar në Konventën e Këshillit të Europës “Për parandalimin dhe luftën kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje”, nenin 55/1, ka sjellë nevojën e ndryshimit të nenit 284 të K.Pr.Penale duke shfuziquar këto vepra penale nga përmbajtja e tij.

       

       

      [1] Relacioni për projekt-ligjin “Për disa shtesa e ndryshime në Kodin e Procedurës Penale”, https://www.parlament.al/wp-content/uploads/2017/01/RELACION-SHTESA-E-NDRYSHIME-7905-KODI-I-PROCEDURES-PENALE-Resized.pdf.

      [2] Shih Analizën e Sistemit të Drejtësisë, Qershor 2015

      http://www.reformanedrejtesi.al/sites/default/files/dokumenti_shqip_0.pdf.

      [3] “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura ose midis bashëshortëve apo bashkëjetuesve.

      [4] Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale duke shpërdoruar detyrën.

      [5] Shtrëngimi apo pengimi për të bashkëjetuar ose për të lidhur apo zgjidhur martesë.

    • Rekomandimi (2000) 19 “Për rolin e prokurorit në sistemin e drejtësisë penale” dhe Memorandumi shpjegues, miratuar në datë 06 Tetor 2000, nga Komiteti i Ministrave të Këshillit të Europës, pika 34, lidhur me autorizimin e palëve për të ndërmarrë akuzën private;

       

      Direktiva 2012/29 e Parlamentit Europian dhe Këshillit e datës 25.10.2012 e Bashkimit Europian, që vendosi standartet minimale të të drejtave, mbështetjes dhe mbrojtjes së viktimave të krimit, duke zëvëndësuar Vendimin Kuadër të Këshillit 2001/220/JHA, (publikuar në Gazetën Zyrtare të Bashkimit Europian në datën 14.11.2012;

       

      Rekomandimi (2006) 8 i Komitetit të Ministrave të shteteve anëtare “Për asistimin e viktimave të krimit” datë 14 Qershor 2006;

       

      Rekomandimi (1985) 11 i Komitetit të Ministrave të shteteve anëtare “Për pozitën e viktimës në kuadrin e të drejtës penale dhe procedurës penale” datë 28 Qershor 1985;

       

      Rekomandimi (1987) 21 i Komitetit të Ministrave të shteteve anëtare “Për asistimin e viktimave dhe parandalimin e viktimizimit”, datë 17 Shtator 1987;

       

       

  • Asnjë koment
  • Analizë e Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri, Qershor 2015, faqe 146, 171, 181, hartuar nga Grupi i Ekspertëve të Nivelit të Lartë pranë Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën në Sistemin e Drejtësisë, http://www.reformanedrejtesi.al/sites/default/files/dokumenti_shqip_0.pdf;

     

    Relacioni për projekt-ligjin “Për disa shtesa e ndryshime në Kodin e Procedurës Penale”, https://www.parlament.al/wp-content/uploads/2017/01/RELACION-SHTESA-E-NDRYSHIME-7905-KODI-I-PROCEDURES-PENALE-Resized.pdf.

     

  • Nenet 292, 328, 284, 286, të ligj nr.35/2017 Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.7905, datë 21.03.1995 “Kodi i Procedurës Penale i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar me ligjin nr. 35/2017;  

     

    Kushtetuta:

     

    Nenet 148§1 të Kushtetutës, ndryshuar me ligjin nr. 76/2016;

     

    Ligji:

     

    Ligji nr.7905, datë 21.03.1995 “Kodi i Procedurës Penale i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar me ligjin nr. 35/2017; 

     

    Nenet 84, 89, 102 paragrafi i pare¨, 105, 106, 130, 148, 149, 243, 254, 264, 275, 290 paragrafi i pare¨ dhe 318 të Kodit Penal;

     

     

    Neni 84 i Kodit Civil;

  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Ledi Bianku, Jurisprudenca e Gjykatës së Strasburgut, Tiranë, 2007;

     

    Ledi Bianku, Odeta Kumbaro, Jurisprudenca e Gjykatës së Strasburgut, Botimi i IV, Tiranë 2017,

     

    Halim Islami, Artan Hoxha, Ilir Panda, Procedura penale Komentar, Tiranë 2003;

     

    Dhimitër Lara, Koment mbi Kodin e Procedurës Penale, Tiranë.

     

  •  

    A. Ligje

     

    Neni 285 i K.Pr.P para ndryshimit me ligjin nr. 35/2017;

Sokol Binaj
, Sokol Binaj