KODI I PROCEDURËS PENALE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË   |   7905

Neni 294-a: Veprimet simuluese

1Oficeri i policisë gjyqësore ose një person i autorizuar, mund të ngarkohet për të kryer blerje ose shitje të simuluar të sendeve që janë të ndaluara për t’u prodhuar, zotëruar, mbajtur apo tregtuar, apo sende që rrjedhin nga një krim, ose simulimin e një akti korruptiv ose të kryejnë veprime të tjera simuluese, për të zbuluar dhe mbledhur prova për personat e dyshuar për kryerjen e një krimi, duke fshehur bashkëpunimin me policinë ose detyrën e tyre si punonjës policie.

2Këto veprime bëhen me autorizimin dhe nën mbikqyrjen e prokurorit që kontrollon hetimet ose të prokurorit që ka në juridiksion territorin ku do të zhvillohet veprimi. Pas kryerjes së këtyre veprimeve, policia gjyqësore duhet t’i dorëzojë prokurorit të gjitha provat e mbledhura dhe një raport përmbledhës.

3Nuk duhet provokuar një akt kriminal, duke shtyrë një person të kryejë një krim, të cilin nuk do ta kishte kryer po të mos ishte ndërhyrja e policisë. Kur vërtetohet provokimi, rezultati nuk mund të përdoret.

Përmbajtja

      1. Qëllimi i kësaj dispozite procedurale është përkufizimi i veprimeve simuluese si pjesë e metodës së posaçme të hetimit, llojet e tyre, përcaktimi i subjekteve që marrin pjesë në përgatitjen dhe zbatimin e veprimit simulues, kuptimi i natyrës dhe llojeve të veprave penale për të cilat mund të realizohet veprimi i simuluar në përputhje me ligjin.
      1. Objekti i kësaj dispozite është përcaktimi i llojit të provës që merret dhe që duhet të vlerësohet nga gjykata si pasojë e kryerjes së veprimit simulues, si dhe përcaktimi i natyrës së veprimit provokues që sjell si pasojë papërdorshmërinë e rezultateve të arritura nga veprimi simulues.
      1. Metodat e posaçme të hetimit dhe llojet e tyre. Teknikat e posaçme të hetimit janë mjete procedurale që mund të zbatohen nga autoritetet gjyqësore në përputhje me Konventën e Krimit të Organizuar të OKB-së, e cila parashikon marrjen e masave efikase në luftën kundër krimit të organizuar, duke përfshirë këtu vepra të tilla penale, si trafikimet e ndryshme të qenieve njerëzore, të armëve, të drogës, pastrimin e produkteve të veprës penale, korrupsionin ndaj funksionarëve të administratës shtetërore ose publike, veprat penale që pengojnë dhënien e drejtësisë, apo çdo vepër penale e cila dënohet me burgim në maksimum jo më pak se 4 vjet. Në përputhje me këto parashikime ndërkombëtare dhe detyrimet që lindin prej tyre, Kuvendi i Shqipërisë me ligjin nr. 9187, datë 12.2.2004 shtoi në Kodin e Procedurës Penale metodat e posaçme të hetimi të “Blerjes së simuluar” të parashikuar nga neni 294/a dhe “Punonjësit të Policisë së Infiltruar” parashikuar nga neni 294/b i këtij Kodi.

      4.Për shkak të përhapjes së theksuar që morën veprat penale në fushën e narkotikëve, Kuvendi i Shqipërisë miratoipër herë të parëligjin nr. 8750, datë 26.3.2001, “Për parandalimin dhe luftën ndaj trafikut të substancave narkotike ose psikotrope”,ligj i cili përkufizoi juridikisht se cilat janë metodat e posaçme të hetimit, cilat janë subjektet përgjegjëse që duhet të veprojnë me këto instrumente në luftën kundër veprave penale në fushën e narkotikëve, si dhe mënyrën e përdorimit të tyre.Metodat e posaçme të hetimit si veprime procedurale që do tëkryheshin nga policia gjyqësore në bashkëpunim me prokurorinë u parashikuan për herë të parë si të tilla jo në Kodin e Procedurës Penale, por në ligjin “Për parandalimin dhe luftën ndaj trafikut të substancave narkotike ose psikotrope”.Llojet e metodave të posaçme të hetimit në luftën kundër veprave penale në fushën e narkotikëve, janë të parashikuara shprehimisht nënenet 13, 14, 15 të ligjit nr. 8750, datë 26.3.2001, “Për parandalimin dhe luftën ndaj trafikut të substancave narkotike ose psikotrope”. Në bazë të këtyre dispozitave ligjore llojet e metodave të posaçme përfshijnë:

      1. Metodën e “blerjes së stimuluar” me qëllim grumbullimin e provave, identifikimin e arrestimin e personave të përfshirë në trafikun e drogave. Kjo realizohet drejtpërdrejt nga punonjësit e këtij shërbimi ose nëpërmjet personave të tjerë, që veprojnë sipas udhëzimeve të tyre.
      2. Metodën e “dorëzimit të kontrolluar” për të grumbulluar prova dhe për të identifikuar autorët e veprave penale në këtë fushë, shkallën e përfshirjes së tyre dhe rolin që ka çdo pjesëmarrës në këtë veprimtari kriminale.
      3. Metodën e “punonjësit të policisë nën mbulim” dhe “të infiltruar”.
      4. Siç mund të vërejmë metodat e posaçme të hetimit të përmendura më lart, nuk janë mjetetipike tradicionale në funksion të hetimit të veprave penale.Kjoka arsyet e veta, pasi metodat speciale të hetimit, vlerësohen si mjete moderne, që kërkojnë zbatimine përdorimit të arritjeve të shkencave të komunikimit, të cilat zhvillimet maksimale i kanë arritur kohët e fundit.
      5. Zhvillimete fundit të shkencës së teknologjisë së komunikimit i vijnë në ndihmë metodave të posaçme të hetimit, të cilat kërkojnë përdorimin gjerësisht të regjistrimeve audio, filmimeve, fotove, incizimeve apo mjeteve të telekomunikimit që bëjnë të mundur identifikimin e autorëve të vepravepenale ku përfshihet përdorimi i këtyre metodave. Për të kuptuar rëndësinë e arritjeve të teknologjisë në përdorim të metodave të posaçme të hetimit mjafton të përmendim nenin 16 të ligjit “Për parandalimin dhe luftën ndaj trafikut të substancave narkotike ose psikotrope”i cili parashikon se:

      “Për të siguruar të dhëna, si dhe për identifikimin e autorëve në trafiqet e drogës, punonjësit e SHQLKD-së (Shërbimi Qendror i Luftës Kundër Drogës), në cilësinë e oficerit e agjentit të Policisë Gjyqësore, kanë të drejtë të bëjnë interceptime të bisedave dhe të komunikimeve me mjete teknike e shkencore, të bëjnë vëzhgime, fotografime e filmime sekrete, sipas procedurave të përcaktuara në Kodin e Procedurës Penale”.

      1. Blerja e simuluar. Pjesë e metodave të posaçme të hetimit është edhe “Blerja e simuluar”.E përmendim “blerjen e simuluar” për shkak se kjo metodë gjendet e përfshirë gjerësisht në nenin 294/a të Kodit të Procedurës Penale që është pjesë e komentit të këtij punimi. Ashtu siç e theksuam në paragrafin e tretë të këtij komenti, “Blerja e simuluar” për herë të parë në legjislacionin procedural penal shqiptar është parashikuar në ligjin “Për parandalimin dhe luftën ndaj trafikut të substancave narkotike ose psikotrope” të vitit 2001. Neni 1i këtij ligjiparashikon se:

      “1. “Blerje e stimuluar” kuptohet rasti kur oficeri ose agjenti i Policisë Gjyqësore, i zyrës së luftës kundër drogës ose një person i autorizuar prej tyre blen substanca narkotike ose psikotrope, substanca kimike bazë, prekursorë, duke fshehur bashkëpunimin me policinë ose cilësinë e tij si punonjës policie”.

      1. Pra, “blerja e simuluar” sipas ligjit të mësipërm, përfaqëson rastin e veçantë kur agjenti, oficeri i policisë gjyqësore ose një person i autorizuar prej tyre, blen substanca narkotike duke fshehur bashkëpunimin me policinë e shtetit në transaksionin eshitblerjes së lëndës narkotike.Blerja e narkotikëve në këtë rast konsiderohet e simuluar nga ligji për shkak se blerësi është një person i përzgjedhur dhe i autorizuar nga policia gjyqësore për të realizuar veprimin e blerjessë substancës narkotike. Në këtë rast blerja nuk është një veprim i vërtetë kriminal që finalizon kryerjen e veprës penale, por është një veprim hetimor që ka për qëllim të zbulojë veprën penale të “Shitjes së narkotikëve” dhe të identifikojë autorin ose autorët e saj. Nëpërmjet kësaj metode të posaçme hetimore, ligji synon të godasë dhe parandalojë veprimtaritë kriminale që i referohen veprave penale në fushën e narkotikëve.
      2. Përdorimi i blerjes së simuluar si metodë e posaçme në veprat penale. “Blerja e simuluar” e narkotikëve e parashikuar për herë të parë në legjislacionin tonë nga ligji “Për parandalimin dhe luftën ndaj trafikut të substancave narkotike ose psikotrope” u përfshi më passipjesë e veprimeve simuluese nga neni 294/a i Kodit të Procedurës Penale që ndryshoi me ligjin nr. 9187/2004.Kjo dispozitë procedurale përcakton në përgjithësi kategorinë e veprimeve simuluese si metoda të posaçme të hetimitqë i lejohen organeve të hetimit për t’i përdorur në drejtim të parandalimit të veprave penale dhe identifikimit të autorëve të tyre. Në fakt neni 294/a i Kodit të Procedurës Penalenga njëra anë parashikon kriteret ligjore që duhet të plotësojnë veprimet simuluese për t’u cilësuar si metoda të posaçme të hetimit, dhe nga ana tjetër e njëjta dispozitë procedurale përcakton natyrën e veprave penale ndaj të cilave përdoren veprimet simuluese si metoda të posaçme hetimore.Pra,neni 294/a i Kodit i Kodit të Procedurës Penalenuk e kufizon përdorimin e “blerjes së simuluar” vetëm në hetimin e veprave penale në fushën e narkotikëve, por “blerjen e simuluar” e përfshin në rrethin e veprimeve simuluese të cilat mund të përdoren gjatë hetimit në disa vepra penale ku përfshihen edhe veprat penale në fushën e narkotikëve.
      3. Natyra e veprave penale dhe llojet e veprimeve simuluese. Veprimet simuluese përdoren në kategorinë e veprave penale të parashikuara nga neni 294/a paragrafi i parë i Kodit të Procedurës Penaleqë janë:
      4. Blerje ose shitje të simuluar të sendeve që janë të ndaluara për t’u prodhuar, zotëruar, mbajtur apo tregtuar.
      5. Blerja ose shitja e sendeve që rrjedhin nga një krim.
      6. Simulimin e një akti korruptiv.
      7. Kryerjen e veprimeve të tjera simuluese, për të zbuluar dhe mbledhur prova për personat e dyshuar për kryerjen e një krimi.
      8. Rasti i parë ligjor, lejon veprimin simulues të blerjes ose shitjes të sendeve që janë ndaluar nga rendi ynë juridik për t’u prodhuar, zotëruar, mbajtur apo tregtuar.Neni 294/a i Kodit të Procedurës Penale lejon përdorimin e veprimeve simuluese nga policia gjyqësore ose personat e autorizuar prej tyre për të parandaluar rastet e blerjeve ose shitjeve të këtyre sendeve, regjimi i ndalimit të qarkullimit të të cilave, është i parashikuar shprehimisht në dispozitat konkrete të Kodit Penal si në rastin e veprave penale të“Prodhimit dhe shitjes sënarkotikëve”, parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal, “Mbajtjes pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal etj.
      9. Rasti i dytë ligjor lejon veprimin simulues të blerjes ose shitjes së sendeve që rrjedhin nga një krim. Sendet të cilat mund të rrjedhin nga një krim ose veprimtari kriminale jo domosdoshmërish mund të jenë sende të ndaluara nga rendi ynë juridik në qarkullimin e lirë të tyre. Ato mund të jenë sende të lira për qarkullim, por për shkak se rrjedhin nga aktivitete kriminale, rendi ynë juridik e ndalon qarkullimin e tyre. Ekzistojnë një kategori veprash penale të cilat krijojnë dhe “prodhojnë” produkte dhe sjellin fitime të kundërligjshme.
      10. Produktet dhe fitimet që sjellin veprat penale në fushën e narkotikëve, në fushën e prodhimit, tregtimit dhe trafikimit të armëve, trafikimit të qenieve njerëzore me qëllim shfrytëzimin e tyre, në fushën e veprave penale që i drejtohen pasurisë etj., mund të arrijnë shifra të konsiderueshme të krijimit të një pasurie. Si rrjedhim, këto përfitime krijojnë një mirëqenie të pamerituar dhe në kundërshtim me ligjin për personat që i kanë krijuar dhe siguruar ato nëpërmjet veprimtarisë kriminale.Sigurimi i përfitimeve të tilla që rrjedhin nga një veprimtari kriminale dhe vënia e tyre në qarkullimin civil nëpërmjet transaksioneve të ndryshme me qëllim shtimin e përfitimeve ose fshehjen e origjinës së paligjshmërisë së tyre,zgjerojnë zinxhirin eveprave të tjera penale të parashikuara nga dispozita të veçanta në Kodin Penal. Raste të tilla përfshihen në fushën e veprave penale të “riciklimit të parave ose produkteve të veprave penale”.
      11. Me qëllim forcimin e luftës kundër veprave penale në fushën e “riciklimit të parave ose produkteve të krimit” neni 294/a i Kodit të Procedurës Penalelejon kryerjen e veprimeve simuluese në drejtim të blerjes ose shitjes së sendeve që krijohen ose rrjedhin nga veprimtaritë kriminale si në rastin e veprave penale “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, “Përvetësim i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale” parashikuar nga neni 287/b i Kodit Penal etj.
      12. Rasti i tretë ligjor lejon kryerjen e veprimeve simuluese në drejtim të realizimit të një akti korruptiv. Me qëllim forcimin e luftës kundër fenomenit të korrupsionit, neni 294/a i Kodit të Procedurës Penalei krijon mundësinë dhe hapësirën ligjore organeve të hetimit, të kryejnë veprime simuluese të marrjes dhe/ose dhënies së ryshfetit për të simuluar një akt korruptiv. Veprimet simuluese në këtë rast i referohen veprave penale në fushën e korrupsionit në sektorin publik ose privat. Vepra penale në fushën e korrupsionit në sektorin publik janë vepra penale të cilat sipas nenit 75/a të Kodit të Procedurës Penale, gjykohen nga gjykata “Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar” si gjykata e caktuar me ligj për gjykimin e tyre.
      13. Veprimet simuluese në këtë rast nuk kufizohen në veprimet e shitjes ose blerjes që janë veprime të përdorura kryesisht në dy rastet e para.
      14. Vepra penale nësektorin privat janë veprat penale të parashikuara nga nenet 164/a dhe 164/b të Kodit Penal.
      15. Rasti i katërt dhe i fundit ligjor i parashikuar nga neni 294/a i Kodit të Procedurës Penaleështë rasti i lejimit të përdorimit të veprimeve simuluese nga organi i hetimit në drejtim të zbulimit dhe mbledhjes së provave për personat e dyshuar për kryerjen e një krimi. Rasti i fundit i lejimit të veprimeve simuluese ka natyrë plotësuese pasi mund të zbatohet si një rast i veçantë që nuk është përfshirë shprehimisht në tri rastet e para të përmendura më lart. Ekzistojnë dispozita të veçanta në Kodin Penal që për nga mënyra e ndërtimit dhe përmbajtjes së tyre, mund të lejojnë përdorimin e veprimeve simuluese në drejtim të mbledhjes së provave për zbulimin e personave të dyshuar në kryerjen e një krimi. Edhe në rastin e fundit, ashtu siç e përmendëm për rastin e akteve korruptive, veprimet simuluese nuk kufizohen vetëm në veprimet e shitjes dhe të blerjes së sendeve të ndaluara nga qarkullimi civil i tyre për shkak të rendit juridik. Veprimet simuluese të parashikuara si të tilla në rastin e katërt, duhet t’i përshtaten natyrës së veprës penale ndaj të cilës organi i hetimit tenton të sigurojë prova për të zbuluar autorët e mundshëm të saj.
      16. Si shembuj mund të përmendim rastin e dorëzimit të parave, si veprim simulues, nga personi i autorizuar nga oficeri i policisë gjyqësore (viktima), autorit të veprës penale të “Shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie” (shembulli i gjobë vënies) parashikuar nga neni 109/b i Kodit Penal, ose rasti i dorëzimit të parave të kërkuara nga rrëmbyesi për lirimin e viktimës në veprën penale të “Rrëmbimit ose mbajtjes peng të personit” parashikuar nga neni 109 i Kodit Penal. Veprimet simuluese në drejtim të zbulimit të autorëve të mundshëm mund të realizohen edhe për veprat penale në fushën e trafikimit të qenieve njerëzore, ose shfrytëzimit të femrave për qëllime prostitucioni.

      20. Përcaktimi në ligj i kryerjes së veprimit simulues.Përcaktimi i veprave penale ndaj të cilave është lejuar me ligj kryerja e veprimit simulues merr një rëndësi të veçantë, për shkak të ndërhyrjes që organet e hetimit bëjnë në jetën private të personave ndaj të cilëve kryhet veprimi simulues, në të drejtat e tyre të pronësisë së sendeve etj. Kjo ndërhyrje është e parashikuar në ligj dhe lejohet vetëm për një kategori tëcaktuar veprash penale që gjithashtu janë të parashikuara në ligj. Në këtë mënyrë neni 294/a i Kodit të Procedurës Penalepërmbush kriterin epërcaktueshmërisë (parashikueshmërisë) në ligj të veprimeve simuluese dhe të veprave penale për të cilat lejohet kryerja e tyre.

      1. Veprimi simulues si veprim plotësues hetimor në mbledhjen e provave.Është e kuptueshme që neni 294/a paragrafi i parë i Kodit të Procedurës Penale ka parashikuar se veprimet simuluese shndërrohen në një mjet të nevojshëm për hetimin për shkak se me përdorimin e tyre organi procedues synon të zbulojë dhe mbledhë prova për persona të dyshuar në kryerjen e një krimi. Një përcaktim i tillë ligjor mendoj se është i rëndësishëm, pasi ai na lejon të vlerësojmë kohën dhe gjendjen ku duhet të jetë procedimi penal përpara se policia gjyqësore të veprojë me veprimin simulues që duhet të autorizohet paraprakisht nga prokurori. Nëse do t’i referohemi në mënyrë strikte këtij përcaktimi ligjor, atëherë mund të themi se veprimet simuluese “hyjnë në lojë” në momentin kur ndaj personit të dyshuar ka nisur një procedim penal për kryerjen e një krimi dhe për qëllime të mbledhjes së provave duhet të zbulohen të dhëna të mëtejshme të rëndësishme të cilat përforcojnë ndjeshëm dyshimin e ngritur nga organi i hetimit. Pra, veprimi simulues nuk mund të jetë mjeti i parë hetimor me të cilin duhet të nisë procedimi penal. Përcaktimi i mësipërm ligjor kërkon si kusht që paraprakisht procedimi penal duhet të ketë nisur dhe hetimi i filluar ka evidentuar personin/personat e dyshuar në kryerjen e një krimi.
      2. Personat e dyshuar e marrin këtë përcaktim ligjor në rastet kur ndaj tyre niveli i të dhënave apo provave të mbledhura nuk është i mjaftueshëm që prokuroria të veprojë më tej me njoftimin e akuzës apo ndoshta edhe me paraqitjen e kërkesës për caktimin e masës së sigurimit, pasi dyshimi i evidentuar nuk mbështetet në prova konkrete dhe të besueshme, por ky dyshim mbështetet në të dhëna apo indicie sporadike dhe lehtësisht të rrëzueshme. Në këtë rast veprimi simulues ka natyrë plotësuese (komplementare) pasi nëpërmjet tij nga njëra anë organi i hetimi synon të mbledhë prova të qarta në drejtim të konfirmimit të dyshimit të evidentuar gjatë hetimit për pjesëmarrjen e të dyshuarit në një veprimtari kriminale si dhe nga ana tjetër me veprimin simulues synohet të parandalohet pasoja kriminale që mund të sjellë veprimtaria kriminale e nisur dhe e papërfunduar. Pra, procedimi penal duhet të ketë filluar nga prokuroria dhe plotësimi i tij me kryerjen e një veprimi simulues me qëllim mbledhjen e provave të rëndësishme për persona të dyshuar më parë është një kusht paraprak që e ndihmon hetiminnë mbledhjen e provave në mënyrë të ligjshme duke mos e penguar apo nxitur angazhimin e të dyshuarit në vijimin dhe përfundimin e aktivitetit të tij kriminal.

      3. Subjektet pjesëmarrëse në kryerjen e veprimit simulues. Subjektet e përcaktuara në nenin 294/a paragrafi i parë i Kodit të Procedurës Penaleqë marrin pjesë në veprimin simulues janë oficerët e policisë gjyqësore dhe personat e autorizuar prej tyre.

      4. Oficerët e policisë gjyqësorenë kryerjen e veprimeve simuluese sigurisht që nuk duhet të njihen për cilësitë që ata kanë si punonjës policie nga personat e dyshuar të përfshirë në veprimin simulues. Njëkohësisht, punonjësit e policisë në kryerjen e veprimeve simuluese duhet të mbajnë të fshehtë bashkëpunimin e tyre me policinë e shtetit. Punonjësi i policisë që kryen veprimin e simulimit në fushën e veprave penale të narkotikëve bazuar nënenin 2, paragrafi gjashtë i ligjit “Për parandalimin dhe luftën ndaj trafikut të substancave narkotike dhe psikotrope” përkufizohet si “Punonjës i Policisë nën mbulim”.

      5. Mbështetur në Udhëzimin e përbashkët për “Përdorimin e metodave speciale të hetimit” të hartuar në bashkëpunim midis Prokurorisë së Përgjithshme dhe Ministrisë së Rendit Publik datëmë 11.4.2003 veprimet simuluese të punonjësit të policisë nën mbulim autorizohen në rastet kur nuk ka asnjë mundësi tjetër për grumbullimin dhe dokumentimin e provave, si dhe identifikimin e autorëve të përfshirë në veprat penale në fushën e narkotikëve, si dhe garantohet nga strukturat e policisë mbrojtja dhe pacenueshmëria e jetës dhe e shëndetit të personave që marrin pjesë në zbatimin e kësaj metode. Njëkohësisht në kërkesën me shkrim që policia gjyqësore i dërgon prokurorisë për lejimin e kryerjes së veprimit simulues, ajo i paraqet ndër të tjera identitetin e punonjësit të policisë në mbulim apo informatorit që merr pjesë në kryerjen e veprimit simulues si dhe identitetin e fshehur që do të përdoret për kamuflim nga punonjësi i policisë në mbulim në bazë tëpikës 5.1, germa “d” të udhëzimit të përbashkët të përmendur më lart.Sipas këtij Udhëzimi të Përbashkët, “punonjësi i policisë në mbulim” përdor një identitet të kamufluar (të fshehur) kur merr pjesë në veprimin simulues që lidhet me veprat penale në fushën e narkotikëve.

      6. Për sa kohë neni 294/a i Kodit të Procedurës Penaleka zgjeruar kryerjen e veprimeve simuluese përtej veprave penale në fushën e narkotikëve, mendojmë se përcaktimet e cilësisë së “punonjësit të policisë në mbulim” dhe përdorimi prej tij i identitetit të fshehur vlejnë edhe në rastet kur ai merr pjesë në veprimet simuluese që i referohen veprave të tjera penale të përmendura më lart.

      7. Personi i autorizuar ndodhet në të njëjtën situatë ligjore si oficeri i policisë gjyqësore për kryerjen e veprimit simulues. Personat e autorizuar për të kryer veprimin simulues zakonisht janë personat që ndodhen në pozicionin e viktimës, të afërm të viktimës ose informatorët e policisësipaspikës 5.1, germa “d” të “Udhëzimit të Përbashkët”.Në rastin e veprimit simulues, ata autorizohen nga policia gjyqësore mbi bazën e një marrëveshje paraprake për të kryer veprimin simulues. Marrëveshja hartohet me vullnetin e lirë të personit të autorizuar, i cili merr përsipër kryerjen e veprimit simulues. Para hartimit të marrëveshjes, policia gjyqësore duhet të vlerësojë të gjithë situatën duke arritur në përfundimin se janë shteruar të gjitha mundësitë e tjera ligjore nëpërmjet zbatimit të metodave tradicionale për të zbuluar dhe identifikuar personat e dyshuar të përfshirë në veprimtari kriminale. Njëkohësisht, para hartimit dhe nënshkrimit të marrëveshjes me personin e autorizuar, policia gjyqësore duhet të garantojë mbrojtjen e jetës dhe pacenueshmërinë e shëndetit të personit të autorizuar që do të përfshihet në kryerjen e veprimit simulues.

      8. Personi i autorizuar nga policia gjyqësore vepron për llogari të organit të hetimit në kryerjen e detyrave të paracaktuara në autorizimin për lejimin e veprimit simuluesqë lëshohet nga prokurori.

      9. Natyra e simulimit si veprim i ligjshëm hetimor. Simulimi përfaqëson pjesëmarrjen e një personi në kryerjen e veprimit simulues kriminal të përmendur më lart dhe personi i ngarkuar për kryerjen e këtij veprimi e fsheh bashkëpunimin me policinë ose detyrën e tij si oficer i policisë. Në veprimin e simulimit personi i ngarkuar duket sikur merr pjesë në kryerjen e një veprimi kriminal, por në të vërtetë ai realizon një veprim të ligjshëm tëpërcaktuar si të tillë në autorizimin e lëshuar për këtë qëllim mbështetur nënenin 294/a të Kodit të Procedurës Penale, me synimin e zbulimit të provave dhe përcaktimin e përfshirjes ose jo të personit ose personave të tjerë që dyshohen se marrin pjesë në një veprimtari kriminale. Ndaj personit të ngarkuar me kryerjen e veprimit simulues është i zbatueshëm një shkak ligjor i justifikuar që e përjashton atë nga përfshirja në veprimtari kriminale. Shkaku ligjor është i parashikuar nënenin 294/a të Kodit të Procedurës Penalesi dhe nëligjin “Për parandalimin dhe luftën ndaj trafikut të substancave narkotike dhe psikotrope” të vitit 2001, nëse veprimi simulues në rastin e fundit i referohet veprave penale në fushën e narkotikëve.

      10. Autorizimi dhe mbikëqyrja e veprimeve simuluese. Veprimet simuluese nuk përfshihen në kategorinë e veprimeve që mund të kryhen me iniciativën e policisë gjyqësore. Arsyet mbështeten te natyra e veçantë e metodave të posaçme të hetimit, të cilat janë ndërhyrje në jetën private të personave të përfshirë në hetim. Përdorimi i veprimeve simuluese është i pranueshëm vetëm në rastet kur në balancim të këtyre veprimeve ekzistojnëmekanizma ligjorë që parashikojnë masa konkrete mbrojtëse, që janë të përshtatshme dhe të mjaftueshme për të ndaluar abuzimet e mundshme, që vijnë si rezultat i përdorimit të metodave të posaçme të hetimit. Mbështetur në jurisprudencën e GJEDNJ-së në lidhje me këtë temë, themi se ligji për lejimin e përdorimit të metodave tëposaçme të hetimit, duhet të parashikojë në veçanti një procedurë të qartë dhe të parashikueshme për autorizimin, zbatimin dhe mbikëqyrjen e metodave të posaçme të hetimit[1].Si autoritetet e mundshme që mund të kontrollojnë “operacionet policore në mbulim”, GJEDNJ-ja ka theksuar se ndërsa shqyrtimi gjyqësor i tyre mbetet gjithmonë mjeti më i përshtatshëm i kontrollit, mjetet e tjera që mund të përdoren ndaj këtyre operacioneve janë mjetet e mbikëqyrjes së tyre nga ana e prokurorisë përgjatë kohës kur ato janë lejuar të kryhen si veprime[2].

        31. Paragrafi i dytë i nenit 294/a i Kodit të Procedurës Penale është mbështetur pikërisht në jurisprudencën e GJEDNJ-së në lidhje me përcaktimin e subjektit përgjegjës që do të realizojë kontrollin dhe mbikëqyrjen e metodave të posaçme të hetimit përpara dhe gjatë zbatimit të tyre. Kjo dispozitë procedurale ngarkon prokurorin që kontrollon hetimin ose prokurorin në juridiksionin e të cilit do të kryhet veprimi simulues për të autorizuar dhe mbikëqyrur kryerjen e veprimit simulues të kërkuar. Në këtë kuptim theksojmë se veprimet simuluese si pjesë e operacioneve policore në mbulim nuk mund të krijohen dhe nuk mund të realizohen pa pjesëmarrjen e prokurorit që kontrollon hetimin për disa arsye.

        32. Së pari, veprimet simuluese duhet të autorizohen nga prokurori. Kështu që kërkesa e policisë gjyqësore për të operuar në vijim me realizimin e një veprimi simulues duhet që paraprakisht të vlerësohet nga prokurori. Prokurori nëse bindet për ligjshmërinë e veprimit simulues, marrjes së provave prej realizmit të tij, si dhe nëse konstaton se janë marrë të gjitha masat e duhura për të mbrojtur dhe ruajtur jetën, shëndetin dhe identitetin e personit (oficer i policisë gjyqësore ose person i autorizuar prej tij) që do të kryejë veprimin simulues mund të lëshojë autorizimin për kryerjen e veprimit simulues. Në autorizimin e prokurorit duhet të jetë përcaktuar personi i autorizuar për të kryer veprimin simulues, natyra e veprimit simulues, koha e kryerjes së tij, personi ose personat e dyshuar ndaj të cilëve duhet të kryhet ky veprim, si dhe masat e tjera të nevojshme që duhet të garantojnë suksesin e këtij veprimi. Autorizimi i prokurorit jepet me shkrim dhe ai duhet të zbatohet nga policia gjyqësore brenda kornizave të autorizimit. Eksesi i veprimeve të tjera që mund të kryejë personi i autorizuar, jashtë kornizave të autorizimit mund të komprometojë dhe të cenojë ligjshmërinë e veprimit simulues të kryer.

       

      1. Së dyti, prokurori nuk duhet të mjaftohet vetëm me lëshimin e autorizimit. Në zbatim të detyrimeve të parashikuara nga neni 294/a, paragrafi i dytë i Kodit të Procedurës Penale, prokurori është i detyruar të mbikëqyrë të gjitha veprimet që do të kryhen në terren nga policia gjyqësore në kuadër të realizimit të veprimit simulues. Mbikëqyrja në këtë rast është mjeti i kontrollit i cili lejon prokurorin për të vëzhguar kryerjen e veprimit simulues gjatë realizimit të tij, si dhe për të vlerësuar më pas rezultatet e tij.

       

      1. Mbi rëndësinë ligjore të autorizimit që prokurori lëshon për kryerjen e veprimit simulues është shprehur edhe Gjykata e Lartë në vendimin e saj nr. 201, datë 5.7.2012, i cili për këtë moment shprehet se:

      “...Nga rregullimi ligjor që ligji procedural penal i ka bërë kësaj metode speciale të hetimit rezulton se:

      1. a) Kjo metodë përdoret vetëm me autorizimin paraprak të prokurorit, i cili kontrollon dhe mbikëqyr të gjitha veprimet e kryera në këtë rast;
      2. b) Në zbatimin e kësaj metode të veçantë hetimi, nuk lejohet provokimi i kryerjes së veprës penale, sepse në të kundërt rezultati nuk mund të përdoret;
      3. c) Si person i cili mund të autorizohet nga prokurori për kryerjen e kësaj metode hetimi, mund të jetë oficeri ose agjenti i policisë gjyqësore apo një person i autorizuar prej tyre;

      ç) Metoda speciale e hetimit “Veprimet simuluese”përdoret jo për të kryer çdo veprim, por vetëm për të kryer ato veprime që parashikohen në mënyrë të shprehur nga ligji (pika 1 e nenit 294/a të Kodit Procedural), veprime të cilat janë vetëm tre:

      1. i) ose për blerje të simuluar të sendeve që rrjedhin nga një krim;
      2. ii) ose për simulimin e një akti korruptiv;

      iii) ose për kryerjen e veprimeve të tjera simuluese, për të zbuluar të dhëna financiare ose pronësie të një personi.

      1. d) Kryerja e një ose disa nga veprimet e mësipërme nga ana e oficerit ose agjentit të policisë gjyqësore apo të personit të autorizuar prej tyre, mund të bëhet vetëm në rastet kur ka dyshime për kryerjen e një krimi dhe jo për provokimin e një krimi siç ka ndodhur në çështjen kundër të gjykuarve...”.[1]

       

      1. Vendimi i cituar më larti Gjykatës së Lartë, është i rëndësishëm për shkak të vlerës ligjore që ai i ka dhënë autorizimit të prokurorit nëpërmjet interpretimit të bërë në rastin e përmendur në gjykim. Në pjesën e vendimit të cituar më sipër,Gjykata e Lartë e ka përcaktuar autorizimin e prokurorit si mjetin e vetëm procedural me të cilin fillon zbatimi i metodës së posaçme të hetimit. Personi që mund të autorizohet nga prokurori (vetëm nga ai) për kryerjen e veprimit simulues është oficeri i policisë gjyqësore ose personi i autorizuar prej tij, person i cili duhet të njihet edhe nga prokurori përpara se ai të lëshojë autorizimin. Sipas këtij vendimi, veprimet simuluese nuk përdoren për të kryer çdo veprim, por përdoren për të kryer vetëm ato veprime që janë të parashikuara shprehimisht në ligj.
      2. Veprimet e parashikuara shprehimisht në ligj për të cilat është e lejuar përdorimi i “operacioneve policore në mbulim” janë veprimet e përcaktuara nga neni 294/a i Kodit të Procedurës Penale, që qëndrojnë të lidhura me natyrën e veprave penale të parashikuara nga e njëjta dispozitë procedurale. Nëparagrafin 9 të këtij komenti gjejnë pasqyrim llojet e veprimeve simuluese të parashikuara nga neni 294/a i Kodit të Procedurës Penale dhe natyra e veprave penale ndaj të cilave mund të zbatohet kjo metodë e posaçme hetimi. Në këtë drejtim mund të themi se autorizimi i lëshuar nga prokurori në zbatim të nenit 294/a të Kodit të Procedurës Penale,është mjeti procedural i cili përcakton veprimin konkret simulues që duhet të kryhet nëpërputhjeme këtë nendhe faktin penal konkret ndaj të cilit duhet të kryhet veprimi simulues. Pra, autorizimi i prokurorit i jep vlerë juridike veprimit konkret simulues që duhet të kryhet ngapersoni i autorizuar.

      3. Rezultati dhe provat e mbledhura nga veprimi simulues. Nëse veprimi simulues është realizuar sipas parashikimeve të përcaktuara në autorizim, atëherë mund të themi se ekzistojnë arsye të mjaftueshme për të besuar se rezultatet e tij mund të përdoren në favor të akuzës gjatë shqyrtimit të çështjes penale. Pas mbarimit të veprimeve simuluese, policia gjyqësore është e detyruar t’i dorëzojë prokurorit provat e mbledhura gjatë veprimit simulues si dhe raportin përmbledhës.

      4. Me prova të mbledhura duhet të kuptojmë jo vetëm provat materiale që mund të jenë sende të ndaluara, sende që rrjedhin nga krimi, të ardhurat, sende apo dokumente që rrjedhin nga një akt korruptiv etj., por me prova të mbledhura duhet të kuptojmë edhe regjistrimet, përgjimet e bisedave dhe komunikimeve të përftuara me mjete teknike dhe shkencore, vëzhgimet, fotografimet dhe filmimet e bëra për këtë qëllim nga policia gjyqësore gjatë gjithë operacionit që është zhvilluar në funksion të veprimit simulues. Regjistrimet e bisedave të përgjuara, fotografimet, filmimet,  shoqërojnë veprimin simulues si një detyrim ligjor që parashikohen nga neni 221 dhe 222 i Kodit të Procedurës Penale, nga neni 16 i ligjit nr. 8750/2001, “Për parandalimin dhe luftën ndaj trafikut të narkotikëve dhe substancave psikotrope” si dhe në pikën 19 të Udhëzimi të Përbashkët “Për përdorimin e metodave speciale të hetimit të krimeve kundër drogës”.

      5. Pasqyrimi i veprimit simulues me regjistrime, fotografime, filmime. Veprimi simulues i kryer duhet të pasqyrohet i gjithi si një detyrim ligjor me provat e regjistrimit, fotografimit, filmimit që duhet të merren për këtë qëllim nga policia. Këto prova duhet të pasqyrojnë të gjithë dhe në detaje fillimin, realizmin dhe përfundimin e veprimit simulues. Regjistrimet e bisedave që mund të përftohen gjatë veprimit simulues, fotografimet, filmimet për shkak se prekin të drejtat e jetës private të individëve, nuk mund të realizohen kryesisht nga policia gjyqësore. Në këtë rast është prokurori që në autorizimin e lëshuar nga ana e tij ngarkon policinë gjyqësore për të realizuar regjistrimin e bisedave, fotografimet dhe filmimet e duhura në funksion të pasqyrimit të plotë dhe në detaje të veprimit simulues të kryer.

        1. Shoqërimi i veprimit simulues me provat e përmendura më lart, të cilat duhet të autorizohen nga prokurori, është një garanci procedurale në funksion të procesit gjyqësor, pasi vetëm duke u njohur me të gjitha detajet e veprimit simulues gjykata është në gjendje të vlerësojë nëse personi i sjellë në gjykim është i shtyrë drejt kryerjes së një krimi ose jo. Gjatë procesit gjyqësor është detyrë e prokurorit (barra e provës) të provojë se nuk ka ekzistuar asnjë provokim gjatë kryerjes së veprimit simulues[1].
        2. Siç rezulton nga arsyetimi i mësipërm, prokurori ka një rol të rëndësishëm në raport me veprimin simulues. Paragrafi i dytë i nenit 294/a i Kodit të Procedurës Penale, e ngarkon prokurorin me detyrimin për të vendosur nëse në një rast hetimi duhet ose jo të procedojë me kryerjen e një veprimi simulues. Nëse prokurori vendos për të proceduar me veprim simulues atëherë ai është i detyruar të autorizojë veprimet konkrete që duhet të kryhen në terren në veprimin simulues si dhe duhet të mbikëqyrë kryerjen e këtyre veprimeve. Veprimi simulues detyrimisht shoqërohet me regjistrime bisedash, foto ose filmime të cilat duhet të pasqyrohen në autorizimin e lëshuar nga prokurori. Të gjitha masat e përmendura më lart, janë në funksion të kompetencës ligjore të prokurorit për të autorizuar, kontrolluar dhe mbikëqyrur veprimin simulues. Në këtë aspekt mund të themi se neni 294/a, paragrafi i dytë i Kodit të Procedurës Penaleështë shprehje e kriterit të kontrollit të prokurorit në drejtim të kryerjes së veprimit simulues.

        3. Papërdorshmëria e provave të mbledhura nga veprimi simulues. Neni 294/a paragrafi i tretë i Kodit të Procedurës Penale parashikon mundësinë e papërdorshmërisë së provave të mbledhura gjatë veprimit simulues kur ky i fundit ka provokuar një akt kriminal dhe ka shtyrë një person të kryejë një krim të cilin ai nuk do ta kryente po të mos ekzistonte ndërhyrja e policisë. Standardi i papërdorshmërisë së provave të mbledhura është shprehje e parimit kushtetues të parashikuar nga neni 32, paragrafi i dytë i Kushtetutëssipas të cilit askush nuk mund të deklarohet fajtor mbi bazën e të dhënave të mbledhura në mënyrë të paligjshme. Çdo element i veprimit simulues që e kemi trajtuar më lart, merr vlerë nëse veprimet e përcaktuara në autorizim dhe të kryera në terren nga policia gjyqësore nuk kanë shkaktuar provokimin e një akti kriminal dhe nuk kanë nxitur një person për të kryer një krim.

          1. Në këtë rast mund të lindë pyetja se kur veprimi simulues provokon një akt kriminal?
          2. Për t’ju përgjigjur kësaj pyetje duhet t’i referohemi jurisprudencës sëGJEDNJ-së si dhe jurisprudencës së gjykatave shqiptare. Referuar GJEDNJ-së veprimi simulues është provokues në rastet kur pjesëtari i forcave të policisë ose personi i autorizuar prej tyre nuk e kufizon sjelljen e tij në drejtim të hetimit të një aktiviteti kriminal në mënyrë pasive, por ushtron një ndikimi te subjekti duke e nxitur në kryerjen e veprës penale, e cila nga ana e saj nuk do të ishte kryer pa praninë e këtij ndikimi. Nëpërmjet ndikimit të ushtruar, është realizuar vepra penale dhe janë siguruar prova thelbësore për regjistrimin e procedimit penal ndaj personit të shtyrë në kryerjen e krimit .
          3. Për të vlerësuar nëse veprimi simulues është realizuar nëmënyrëthellësisht pasivenga personi i ngarkuar me kryerjen e këtij veprimi, gjykata duhet të shqyrtojë arsyet themelore që  kanë shtyrë autoritetet hetimore për të realizuar veprimin simulues. Në veçanti gjykata në këtë rast duhet të vlerësojë nëse kanë ekzistuar paraprakisht dyshime objektive që personi ndaj të cilit do të kryhet veprimi simulues të ketë qenë i përfshirë në një aktivitet kriminal, ose ka qenë i predispozuar për të kryer një vepër penale.

             

            1. Në këtë vlerësim gjykata duhet të marrë në konsideratë edhe një sërë faktorësh të tjerë. Në çështjen e Teixeria de Castro kundër Portugalisë,GJEDNJ-ja mori parasysh disa faktorë që ishin:
            2. Aplikanti nuk kishte pasur më parë histori kriminale;
            3. Asnjë hetim nuk ishte regjistruar ndaj tij në kohën e kryerjes së veprimit simulues;
            4. Ai ishte i panjohur për oficerët e policisë;
            5. Asnjë lëndë narkotike nuk u gjet në banesën e tij;
            6. Masa e lëndës narkotike të gjetur dhe sekuestruar aplikantit, nuk ishte më e madhe se ajo e kërkuar nga punonjësit e policisë nën mbulim.
            7. Nëpërmjet vlerësimit të faktorëve të mësipërm, GJEDNJ-ja arriti në përfundimin se veprimet e agjentëve, kishin shkuar përtej veprimeve që duhet të kryejë një agjent nën mbulim, pasi ata e kishin nxitur kryerjen e veprës penale dhe nuk kishte asnjë të dhënë sugjeruese që do të provonte se pa ndërhyrjen e agjentëve, vepra penale në fjalë do të ishte kryer gjithsesi[1].
            8. Një faktor tjetër që duhet të vlerësohet nga gjykata është fakti nëse ndaj aplikantit është ushtruar presion në kryerjen e veprës penale. Format e presionin sipas përcaktimit që ka bërë GJEDNJ-ja mund të jenë të ndryshme, si p.sh.:
            9. Marrja e iniciativës nga ana e autoriteteve për të kontaktuar me personin në mungesë të dyshimeve objektive se ai ka qenë i përfshirë në aktivitete kriminale apo ka qenë i predispozuar ose i angazhuar për të kryer një vepër penale[2];
            10. Përsëritja e ofertës pavarësisht refuzimit fillestar të aplikantit[3];
            11. Paraqitja e ofertës duke e rritur çmimin përtej mesatares së tij[4].
            12. Rastet e paraqitura më lart, janë vlerësuar nga GJEDNJ-ja si forma të presionit të ushtruar ndaj aplikantëve të mësipërm për t’u detyruar që ata të kryejnë veprën penale, pavarësisht faktit nëse agjenti në fjalë kishte qenë pjesëtar i forcave të policisë apo person i autorizuar prej tyre.
            13. Të njëjtat standarde vlerësimi të veprimeve simuluese i gjejmë të përcaktuara edhe në disa vendime gjyqësore të gjykatave shqiptare. Kolegji Penal i Gjykatës së Lartëme vendimin nr. 85, datë6.2.2013 ndër të tjera shprehet se:

            “... në rastin konkret agjenti i infiltruar nuk është mjaftuar në hetimin e veprimtarisë kriminale në mënyrë pasive, por ka kryer veprime aktive, duke i kërkuar pajisjen me vizë shengenfalse,kundrejt shpërblimit. Nuk rezulton që agjenti të ketë konstatuar ekzistencën e ndonjë veprimtarie kriminale të kryer nga i gjykuari me persona të tjerë, ku ky agjent të ketë pasur rol pasiv....

            Prandaj, bazuar në nenin 294/a/3 të K.Pr.Penale, ky kolegj çmon se veprimet e simulimit janë të pavlefshme dhe si të tilla nuk mund të shërbejnë si provë të fajësisë së të gjykuarit...”[5].

            1. Vlerësimi nga gjykata i rezultateve të veprimit simulues. Në çdo rast gjykata është organi i ngarkuar nga ligji për të shqyrtuar me imtësi të gjitha pretendimet që mund të ngrihen gjatë një procesi gjyqësor në të cilin është përdorur edhe metoda e veprimit simulues. Detyrimi i gjykatës për të shqyrtuar me imtësi detajet e veprimit simulues të përdorur, është i përcaktuar nënenin 294/a, paragrafi i tretë i Kodit të Procedurës Penalesipas të cilit nëse vërtetohet provokimi, rezultatet e tij nuk përdoren. Me shprehjen vërtetohet provokimi kuptojmë situatën e shqyrtimit të veprimit simulues në një procedurë kundërshtuese midis dy palëve në fund të së cilës duhet të konkludohet nëse vërtetohet ose jo provokimi. Vendimin mbi vërtetimin ose jo të provokimit në një procedurë kundërshtuese ku duhet të zbatohen rregullat e kontradiktoritetit e jep gjykata.
            2. Nëse gjatë procesit të shqyrtimit gjyqësor, ngrihet pretendimi për provokim dhe ky pretendim shoqërohet me disa argumente të arsyeshme në favorin e tij, atëherë gjykata duhet të shqyrtojë me imtësi të gjitha elementet e veprimit simulues dhe duhet të marrë të gjithë hapat e nevojshëm në zbulimin e së vërtetës në mënyrë që të përcaktojë me siguri nëse ka pasur ose jo provokim në veprimin simulues të kryer. Nëse gjykata konstaton se ka pasur provokim, atëherë ajo është e detyruar që të vendosëpapërdorshmërinë e rezultatit të veprimit simuluesnë zbatim tëkriterit të ligjshmërisë së marrjes së provave.
            3. Pra, nëse i pandehuri deklaron para gjykatës se ai ka qenë i provokuar në kryerjen e veprës penale dhe ekzistojnë të dhëna në favor të këtij deklarimi, gjykata në këtë rast është e detyruar të shqyrtojë në detaje të gjithë materialin e dosjes ku pasqyrohet veprimi simulues. Ashtu siç e përmendëm edhe më lart materiali i dosjes së veprimit simulues kryesisht përmban të dhëna që i referohen provave filmike, fotografike, regjistrime të bisedave të zhvilluara, raportin përmbledhës hartuar nga policia gjyqësore si dhe kur është rasti edhe sekuestrimet e sendeve të nevojshme për provueshmërinë e veprës penale. Kryesisht në procesin gjyqësor provat më të diskutueshme në këtë rast janë materiali që pasqyron bisedat e regjistruara midis personit të autorizuar për të kryer veprimin simulues dhe të dyshuarit, si dhe kërkesa për pyetjen e personit që ka kryer veprimin simulues.
            4. Për materialin e përgjimit është detyrë e gjykatës të vlerësojë të gjitha veprimet e personit të autorizuar, nëse këto veprime janë sjellje e qartë pasive e tij në raport me të dyshuarin, apo janë një kapërcim i detyrave që duhet të zbatojë një person nën mbulim që kanë shtyrë të dyshuarin për kryerjen e krimit.
            5. Pyetja e personit të autorizuar në veprimin simulues. Kërkesa e të pandehurit për pyetjen në gjykim të personit të autorizuar mund të sjellë këto probleme:
            6. Në drejtim të çështjes nëse duhet të pyetet ose jo në gjykim personi i autorizuar.
            7. Në drejtim të përcaktimi të cilësisë me të cilën gjykata duhet ta pyesë këtë person.
            8. Në drejtim të mënyrës së pyetjes së tij.
            9. Nëse kërkohet pyetja e personit të autorizuar, i cili në veprën penale ku është kryer edhe veprimi simulues ka pasur pozicionin e viktimës, pra është person i cili njihej më parë nga i dyshuari, atëherë mund të themi se pyetja e tij me cilësinë e dëshmitarit viktimë në procesin gjyqësor nuk do të shkaktonte asnjë problem për palët dhe për gjykatën. Nëpërmjet pyetjes së personit të autorizuar që ka qenë viktimë e veprës penale, gjykata ka mundësinë për të shqyrtuar dhe vlerësuar të gjitha episodet që i referohen veprimit simulues të kryer, duke i dhënë mundësi edhe të pandehurit t’i drejtojë pyetje dëshmitarit në funksion të mbrojtjes së tij.
            10. Çështja vështirësohet kur personi i autorizuar është oficer policie apo një informator i policisë dhe në veprimin simulues ai nuk ka përdorur gjeneralitetet e tij të vërteta. Në këtë rast prokuroria mund të mos kërkojë që personi i autorizuar të pyetet në gjykim dhe për të shkuar më tej ajo mund të kërkojë që të pandehurit t’i refuzohet kërkesa për ta pyetur personin e autorizuar në gjykim duke u mjaftuar me shqyrtimin e materialeve që pasqyrojnë veprimin simulues. Arsyeja e refuzimit të pyetjes së tij mund të lidhet me mos identifikimin në gjykim të punonjësit të policisë nga personat e pranishëm për shkak të ruajtjes së figurës së tij në kryerjen e operacioneve të tjera nën mbulim ose mbrojtja e jetës së personit të autorizuar dhe e familjarëve të tij.
            11. Zgjidhjen për këtë situatë e gjejmë nëçështjen Lüdi kundër Zvicrëstë shqyrtuar nga GJEDNJ-ja. Shtetasi zviceran LudwigLüdi hetohej nga autoritetet gjyqësore zvicerane për disa raste në fushën e tregtimit të narkotikëve. Gjatë hetimit autoritetet gjyqësore përfshinë edhe kryerjen e një operacioni nën mbulim ku një agjent i forcave të policisë me pseudonimin “Toni” u udhëzua që të merrte kontakte me të hetuarin në funksion të vijimit të hetimit të nisur si dhe të kryente veprimin simulues përkatës.
            12. Në përfundim të hetimeve i dyshuari u dërgua për gjykim dhe u dënuafillimisht me tre vjet burgim. Për shkak të ruajtjes së anonimatit të agjentit nën mbulim, gjykata refuzoi ta thërrasë agjentin në gjyq për t’u pyetur si dëshmitar i prokurorisë. Edhe pas ankimit të vendimit nga i dyshuari, Gjykata e Apelit nuk pranoi të thërrasë në gjykim agjentin nën mbulim të kërkuar nga i dyshuari. GJEDNJ-ja konstatoi shkelje të nenit 6, paragrafi 3, germa “d” në lidhje me nenin 6 paragrafi i parë i KEDNJ-sëpër shkak se të drejtat e mbrojtjes së aplikantit u kufizuan ndjeshëm me mohimin e së drejtës për t’i bërë pyetje dëshmitarit në gjykim, duke mos i dhënë mundësi ankuesit për të pasur një gjykim të drejtë[6].
            13. Referuar vendimit të mësipërm theksojmë se në përgjithësi kur kërkohet pyetja e personit të autorizuar në kryerjen e veprimit simulues, gjykata duhet të marrë të gjitha masat ligjore me qëllim realizimin e pyetjeve të personit të autorizuar. Marrja e masave prej gjykatës është përmbushje e detyrimit ligjor për të shqyrtuar në detaje të gjithë elementet përbërëse të veprimit simulues duke përfshirë edhe marrjen në pyetje të personit të autorizuar. Nëse marrja në pyetje refuzohet nga gjykata, duke u mbështetur në shkaqe jo të përligjura, atëherë i gjithë procesi gjyqësor rrezikon të cenohet për shkak të kufizimit të ndjeshëm të së drejtës së mbrojtjes që i bëhet në këtë rast të pandehurit.
            14. Duke marrë parasysh situatën në të cilën personi i autorizuar për të kryer një veprim simulues “i bashkohet” një aktiviteti kriminal të nisur, pavarësisht se veprimet e tij janë të simuluara, në praktikë mund të ndeshemi me dilemën e përcaktimit ligjor të cilësisë me të cilën duhet të pyetet personi i autorizuar. Edhe në këtë situatë nuk i referohemi rastit kur personi i autorizuar është viktimë e veprimit kriminal (p.sh. rasti kur personi i autorizuar kryen veprimin simulues të dhënies së shumës së vendosur si gjobë nga autori i veprës penale të Shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie parashikuar nga neni 109/b i Kodit Penal). I referohemi rastit kur personi i autorizuar p.sh. oficeri i policisë gjyqësore në mbulim “i bashkohet” me anë të veprimit simulues një veprimi kriminal të përgatitur më parë për t’u kryer.
            15. Në rastin e fundit mund të ngrihet hipoteza se oficeri i policisë duhet të pyetet në cilësinë e personit që ka marrë pjesë në kryerjen e veprës penale pavarësisht se në këtë rast veprimet e tij janë veprime simuluese. Cilësia e personit që ka marrë pjesë në kryerjen e veprës penale sipas rastit mund të jetë i pandehur, ose person nën hetim dhe respektivisht akuza ose çështja penale ndaj tij është pushuar në seancë paraprake, ose është vendosur mosfillimi i procedimit penal nga prokuroria, megjithëse e theksojmë se pjesëmarrja në këtë rast nuk është veprim real, por është një veprim simulues. Arsyeja e ngritjes së kësaj hipoteze i referohet nenit 156/1, germa “b” i Kodit të Procedurës Penale, sipas të cilit të pandehurit në një vepër penale të përbashkët kur ndaj tyre është vendosur mosfillimi i procedimit penal ose pushimi i çështjes penale, nuk mund të pyeten me cilësinë e dëshmitarit.
            16. Pavarësisht pjesëmarrjes “në dukje” të personit të autorizuar për “t’iu bashkuar” një aktiviteti kriminal, në të vërtetë personi i autorizuar asnjëherë nuk merr pjesë realisht në kryerjen e veprës penale. Përfshirja e tij në aktivitetin kriminal nuk ka për qëllim realizimin e veprës penale. Personi i autorizuar “i bashkohet” aktivitetit kriminal me autorizimin e prokurorit për të parandaluar pasojat që mund të vijnë nga realizimi i veprës penale, si dhe për të mbledhur prova ndaj personave të dyshuar si pjesëmarrës në këtë aktivitet. Pra, autorizimi i dhënë nga prokurori personit për të kryer veprimin simulues është një akt procedural që e përjashton personin e autorizuar nga mundësia që ndaj tij të regjistrohet një procedim penal për shkak të veprimit simulues.
            17. Në lidhje me përcaktimin e cilësisë së personit që ka kryer veprimin simulues në pyetjen përpara gjykatës, Gjykata e Apelit “Për Krimet e Rënda” Tiranë me vendimin nr. 32,datë 18.10.2010 ndër të tjera është shprehur se:

            “...Shtetasi R.Xh., pavarësisht veprimeve të kryera me cilësinë e personit të simuluar, mbi autorizimin e prokurorit, sipas përcaktimit të N.294/a të K.Pr.Penale, të cilat mund të përmbajnë elementë të figurës së veprës penale sipas akuzës së komunikuar të pandehurve, nuk mund të penalizohet, pasi paraprakisht autorizimi i lëshuar ka përcaktuar edhe statusin e personit që ka kryer “veprime simuluese” atë të dëshmitarit, dhe jo të bashkë të pandehurit (qoftë edhe ky i fundit i penduar, bashkëpunëtor i drejtësisë)...”[7].

            1. Një qëndrim të ngjashëm në lidhje me këtë çështje ka mbajtur edhe Gjykata e Kasacionit në Itali, e cila në vendimin e datës 18 janar 1999, numër 669 (seanca e datës 3 dhjetor 1998) Carista dhe të tjerë [RV213901] është shprehur:

            “Në rastin e blerjes së simuluar të substancave narkotike nga punonjësi i policisë gjyqësore, në të njëjtën kohë me veprimin simulues të kryer, është i zbatueshëm shkaku i veçantë ligjor i justifikimit të këtij veprimi të kryer në bazë të neneve 97 dhe 98 tëD.P.R[8] n. 309 të vitit 1999 me pasojë përjashtimin e tij nga paligjshmëria e faktit. Nga kjo rrjedh se punonjësi i policisë gjyqësore duke vepruar në mënyrë të ligjshme, ai kurrë nuk ka mbajtur cilësinë e të hetuarit dhe për këtë arsye ndaj të njëjtit person nuk është i zbatueshëm ndalimi i përdorimit të deklarimeve të tij të parashikuar nga neni 63 i KPP-së, nga ana tjetër subjektit në fjalë duhet t’i njihet cilësia ligjore e dëshmitarit”[9].

            1. Për të gjitha argumentet e dhëna më lart, nëse ekzistojnë kushtet ligjore që personi i autorizuar në veprimin simulues duhet të thirret në gjykim, atëherë ai duhet të pyetet me cilësinë e dëshmitarit.
            2. Çështja e fundit lidhet me mënyrën e pyetjes si dëshmitar të personit që është autorizuar për të kryer veprimin simulues. Ndryshimet e fundit që ka pësuar Kodi i Procedurës Penale me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017 kanë përcaktuar rregulla të reja të marrjes në pyetje të personave që kanë marrë pjesë në operacionet e policisë “nën mbulim” ose të informatorëve të policisë që në marrëveshje me policinë gjyqësore dhe të autorizuar nga prokuroria “i janë bashkuar” një aktiviteti kriminal të nisur më parë.
            3. Informatorët e policisë gjyqësore janë persona të cilët mund të ofrojnë të dhëna të dobishme për hetimet nëpërmjet informacioneve që ata disponojnë. Identiteti i informatorit nuk mund të bëhet i ditur nga oficeri i policisë gjyqësor në procesin gjyqësor. Arsyeja lidhet me mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të informatorit ose familjes së tij nga një rrezik serioz që atij mund t’i vijë për shkak të informacioneve të dhëna. Informacionet e dhëna nga informatorët nuk përdoren si provë në një proces gjyqësor, nëse informatori nuk paraqitet si dëshmitar për tëdëshmuar para gjykatës për informacionet që ai disponon në lidhje me çështjen gjyqësore.
            4. Nëse informatori më tej në bashkëpunim me policinëgjyqësore, pranon të kryejë veprimin simulues të kërkuar dhe ai e kryen këtë veprim me autorizimin e lëshuar nga prokurori, atëherë informatori merr cilësinë e dëshmitarit. Siç e përmendëm edhe më lart, prania e personit që ka kryer veprimin simulues kur kërkohet në gjykim për t’u pyetur si dëshmitar, ajo duhet të sigurohet nga gjykata. Bazuar në nenin 160, paragrafi i gjashtë i Kodit të Procedurës Penalenë lidhje me nenet 160/a dhe 361/btë tij, dëshmia e informatorit që është përfshirë në kryerjen e veprimit simulues merret në gjykatë duke respektuar rregullat mbi ruajtjen e fshehtësisë së identitetit. Në të njëjtën mënyrë veprohet edhe me rastin e pyetjes së “personave nën mbulim” që janë oficerët e policisë gjyqësore që kryejnë veprimin simulues.
            5. Rregullat për pyetjen e dëshmitarëve ndaj të cilëve ruhet fshehtësia e identitetit përpara gjykatës janë të përcaktuara nënenin 361/b të Kodit të Procedurës Penale. Vlen të theksojmë se kjo dispozitë procedurale përfshin si dëshmitar për të cilin ruhet fshehtësia e identitetit të tij edhe kategorinë e “personave nën mbulim” që janë punonjësit e policisë të cilët marrin pjesë në përdorimin e metodës së blerjes së simuluar referuar nenit 6 të ligjit nr. 8750, datë 26.3.2001, “Për parandalimin dhe luftën ndaj trafikut të substancave narkotike dhe psikotrope”.

             

            [1]Gjykata Evropiane “Për të Drejtat e Njeriut dhe Liritë Themelore” Teixeira de Castro kundër Portugalisë, nr. i aplikimit44/1997/828/1034, datë 9.6.1998, paragrafi 37-38.

            [2]Gjykata Evropiane “Për të Drejtat e Njeriut dhe Liritë Themelore” Burak Hun kundër Turqisë,nr. i aplikimit17570/04, datë 15.12.2009, paragrafi 44.

            [3]Gjykata Evropiane “Për të Drejtat e Njeriut dhe Liritë Themelore” (Dhoma e Madhe) Ramanauskas kundër Lituanisë,nr. i aplikimit 74420/01, datë 5.2.2008, paragrafi 67.

            [4]Gjykata Evropiane “Për të Drejtat e Njeriut dhe Liritë Themelore” Malinnas kundër Lituanisë,nr. i aplikimit10071/04, datë 1.7.2008, paragrafi 37.

            [5]Vendimi i Gjykatës së Lartë 00-2013-1211 i vendimit (85), datë 6.3.2013.

            [6]Gjykata Evropiane “Për të Drejtat e Njeriut dhe Liritë Themelore” Lüdi kundër Zvicrës, nr. i aplikimit12433/86, datë 15.6.1992, paragrafi 44-50.

             

            [7]Vendiminr. 32, datë 18.10.2010i Gjykatës së Apelit “Për Krimet e Rënda” Tiranë.

            [8]Decreto del Presidente della Repubblica – Dekreti i Presidentit të Republikës.

            [9]Piermaria Corso “Codice di Procedura Penal e Processo Penale Minorile” commentato con la giurisprudenza, 43a Edizione,La Tribuna, 2018, faqe 193.

            [1] Gjykata Evropiane “Për të Drejtat e Njeriut dhe Liritë Themelore” Teixeira de Castro kundër Portugalisë, nr. i aplikimit44/1997/828/1034, datë 9.6.1998, paragrafi 37-38.

             

             

             

            [1]Gjykata Evropiane “Për të Drejtat e Njeriut dhe Liritë Themelore” Banninkova kundër Rusisë,nr. i aplikimit 18757/06, datë 4.11.2010, paragrafi 38.

            . Ndërsa për regjistrimet e fshehta në vende publike me foto, filmime ose video të personave është i mjaftueshëm vetëm autorizimi i lëshuar nga prokurori për këtë qëllim referuar nenit 222 paragrafi i tetë i Kodit të Procedurës Penale, për rastin e regjistrimit të bisedave të zhvilluara përgjatë veprimit simulues autorizimi i prokurorit i lëshuar për këtë qëllim duhet që vleftësohet nga gjykata brenda 24 orëve nga paraqitja e kërkesës së prokurorit në bazë të nenit 222, paragrafi i katërt i Kodit të Procedurës Penale.

        [1]Gjykata Evropiane “Për të Drejtat e Njeriut dhe Liritë Themelore” (Dhoma e Madhe) Ramanauskas kundër Lituanisë,nr. i aplikimit 74420/01, datë 5.2.2008, paragrafi 69.

         

      [1]Vendimi nr. 00-2012-941 i vendimit (201), datë 5.7.2012 i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.

       

      [1]Gjykata Evropiane “Për të Drejtat e Njeriut dhe Liritë Themelore” (Dhoma e Madhe) Ramanauskas kundër Lituanisë,nr. i aplikimit74420/01, datë 5.2.2008, paragrafi 51.

      [2]Gjykata Evropiane “Për të Drejtat e Njeriut dhe Liritë Themelore” Banninkova kundër Rusisë,nr. i aplikimit18757/06, datë 4.11.2010, paragrafi 50.

      1. Zbatimi i teknikave speciale të hetimit në ligjin kundër lëndëve narkotike kishte dhënë rezultate pozitive në praktikë, duke rritur zbulueshmërinë dhe provueshmërinë e këtyre veprave duke u mbështetur fillimisht nëligjinnr. 8750, datë 26.3.2001, “Për parandalimin dhe luftën ndaj trafikut të substancave narkotike dhe psikotrope”. Pavarësisht suksesit të arritur në luftën kundër drogës, përdorimi i teknikave speciale të hetimit mbetej i kufizuar, pasi ishte i lidhur vetëm me veprat penale në fushën e drogës, prandaj lindi domosdoshmëria e përdorimit të këtyre teknikave të posaçme të hetimit edhe për vepra penale të rënda. Me ndryshimet e mëpasshme që pësoi Kodi i Procedurës Penale meligjin nr. 9187, datë 12.2.2004 u bë e mundur përdorimi i blerjes së simuluar si metodë e posaçme e hetimit edhe për vepra të tjera penale.

      73.Përdorimet e para të veprimeve simuluese nga punonjësit e policisë nën mbulim nuk kanë rezultuar edhe aq të suksesshme referuar shqyrtimit të këtyre veprimeve nga ana e gjykatave. Në një pjesë të rasteve të cilat u përmendën edhe më lart, gjykatat kanë konstatuar papërdorshmërinë e rezultateve të veprimit simulues të kryer për shkak të provokimit të shkaktuar prej tyre. Është e kuptueshme që mungesa e përvojës në trajtimin me kujdesin e duhur të veprimit simulues nuk përmbush pritshmërinë e kërkuar. Gjatë kësaj kohe edhe përfaqësuesit e pushtetit gjyqësor u njohën dhe “u familjarizuan” me praktikën e GJEDNJ-së e cila ka qenë e larmishme në trajtimin e rasteve që i referoheshin përdorimit të veprimit simulues si metodë e posaçme e hetimit.

      1. GJEDNJ-ja, ka mbajtur një qëndrim “pro” teknikave të posaçme të hetimit. Ajo pranon se këto mjete janë të domosdoshme, nëse synohet të luftohet si duhet krimi, në të gjitha format dhe larminë e tij.GJEDNJ-ja në vendimet e saj ka theksuar se “Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore” lejonpërdorimin e veprimeve të tilla, si: vëzhgimi i fshehtë, agjentët e infiltruar dhe operacionet e fshehta nën mbulim. Megjithatë, “Konventa”sipas jurisprudencës së mësipërme kërkon që shteti, përpara se të përdorë këto teknika të posaçme të hetimit, duhet të tregojë se ndërhyrja në jetën private dhe shkalla e kësaj ndërhyrjeje bëhen të nevojshme në një shoqëri demokratike, kur ato janë të parashikuara me ligj, dhe se ka një interes publik për t’u mbrojtur, që është lufta kundër kriminalitetit.
      2. Për më tepër, “Konventa” dhe GJEDNJ-ja kërkon që këto teknika të posaçme të hetimit të shoqërohen nga garanci procedurale të mjaftueshme të parashikuara në ligjin e brendshëm, për të siguruar që ato nuk do të përdoren në mënyrë arbitrare, të paparashikueshme dhe të pakontrolluar. Ky legjislacion duhet të jetë i qartë dhe i saktë, duke mos lënë vend për ndërhyrje të parregullta.
      3. Pikërisht këto parime të përcaktuara nga GJEDNJ-ja në drejtim të shmangies së arbitraritetit, paparashikueshmërisë dhe pakontrollueshmërisë së përdorimit të metodave të posaçme të hetimit janë mbajtur parasysh nga legjislatori ynë në shtesat dhe ndryshimet e fundit që ai i ka bërë nenit 294/a, 294/b dhe 294/c të Kodit të Procedurës Penale me ligjin nr. 35/2017.
    • “Konventa e Kombeve të Bashkuara kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar”, e cila është ratifikuar edhe nga Kuvendi i Shqipërisë me ligjin nr. 8920, datë 11.7.2002.

      Neni 20, paragrafi i parë i kësaj Konvente parashikon se:

      1. Në rast se lejohet nga parimet themelore të sistemit ligjor të brendshëm, çdo Shtet Palë duhet të marrë masat përkatëse për të lejuar përdorimin e duhur të dërgesave të kontrolluara dhe në rast se është e domosdoshme të teknikave të tjera të veçanta hetimore, siç është mbikëqyrja elektronike ose forma të tjera të saj dhe operacionet e mbuluara, brenda mundësive të tij dhe sipas kushteve të përcaktuara nga legjislacioni i tij i brendshëm.

      “Konventa Evropiane Për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore”

      Neni 6, paragrafi i parë dhe i tretë i kësaj Konvente parashikon se:

      1. Çdo person ka të drejtë që çështja e tij të dëgjohet drejtësisht, publikisht dhe brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e krijuar me ligj, e cila do të vendosë si për mosmarrëveshjet në lidhje me të drejtat dhe detyrimet e tij të natyrës civile, ashtu edhe për bazueshmërinë e çdo akuze penale në ngarkim të tij. Vendimi duhet të jepet publikisht, por prania në sallën e gjykatës mund t’i ndalohet shtypit dhe publikut gjatë tërë procesit ose gjatë një pjese të tij, në interes të moralit, të rendit publik ose sigurisë kombëtare në një shoqëri demokratike, kur kjo kërkohet nga interesat e të miturve ose mbrojtja e jetës private të palëve në proces ose në shkallën që çmohet tepër e nevojshme nga gjykata, kur në rrethana të veçanta publiciteti do të dëmtonte interesat e drejtësisë.

      ...

      1. Çdo i akuzuar për një vepër penale ka të drejtat minimale të mëposhtme:

      ....

      1. të pyesë ose të kërkojë që të merren në pyetje dëshmitarët e akuzës dhe të ketë të drejtën e thirrjes dhe të pyetjes së dëshmitarëve në favor të tij, në kushte të njëjta me dëshmitarët e akuzës;

       

      Kodi i Procedurës Penale italiane i përditësuar së fundmi me dekretligjin e datës 17 mars 2020.

      Neni 63. 

  • Vendime të Gjykatës Evropiane Për të Drejtat e Njeriut

    Ramanauskas kundër Lituanisë,nr. i aplikimit 74420/01, datë 5.2.2008.

    Banninkova kundër Rusisë, nr. i aplikimit 18757/06, datë 4.11.2010.

    Teixeira de Castro kundër Portugalisë, nr. i aplikimit 44/1997/828/1034, datë 9.6.1998.

    Burak Hun kundër Turqisë,nr. i aplikimit 17570/04, datë 15.12.2009.

    Malinnas kundër Lituanisë, nr. i aplikimit 10071/04, datë 1.7.2008.

    Lüdi kundër Zvicrës, nr. i aplikimit 12433/86, datë 15.6.1992.

     

    Vendime të Gjykatës së Kasacionit, Itali

    Seksioni i gjashtë, “Carista dhe të tjerë [RV213901]” vendim i datës 18 janar 1999, me nr. 669 (seanca e mbajtur në datë 3 dhjetor 1998).

     

  • Asnjë koment
  • Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë miratuar me ligjin nr. 8417, datë 21.10.2018, ndryshuar me ligjet nr. 9675, datë 13.1.2007; nr. 9904, datë 21.4.2008; nr. 88/2012, datë 18.9.2012;nr. 137/2015, datë 17.12.2015;nr. 76/2016, datë 22.7.2016.

     

    Neni 32, paragrafi i dytë.

     

    Kodi i Procedurës Penale miratuar me ligjin nr. 7905, datë 21.3.1995, ndryshuar me ligjet nr. 7977, datë 26.7.1995; nr. 8027, datë 15.11.1995; nr. 8180, datë 23.12.1996; nr. 8460, datë 11.2.1999; nr. 8570, datë 20.1.2000; nr.8602, datë 10.4.2000; nr. 8813, datë 13.6.2002;nr.9085, datë 19.6.2003; nr. 9187, datë 12.2.2004; nr. 9276, datë 16.9.2004; nr. 9911, datë 5.5.2008; nr. 10 054, datë 29.12.2008; nr. 145/2013, datë 2.5.2013; nr. 21/2014, datë 10.3.2014; nr.99/2014, datë 31.7.2014; nr. 35/2017, datë 30.3.2017.

     

    Neni75/a, 156, 160, 160/a, 221, 222, 294/a, 294/b, 294/c.

     

    Kodi Penal miratuar me ligjin nr. 7895, datë 21.1.1995, ndryshuar me ligjet nr. 8175, datë 23.12.1996; nr. 8204, datë 10.4.1997; nr. 8279, datë 15.1.1998; nr.8733, datë 24.1.2001; nr. 9017, datë 6.3.2003; nr. 9030, datë 13.3.2003; nr. 9086, datë 19.6.2003; nr. 9188, datë 12.2.2004; nr. 9275, datë 16.9.2004; nr. 9686, datë 26.2.2007; nr. 9859, datë 21.1.2008; nr. 10 023, datë 27.11.2008; nr. 23/2012, datë 1.3.2012; nr. 144, datë 2.5.2013; nr. 98, datë 31.7.2014; nr. 176/2014, datë 18.12.2014; nr. 135/ 2015, datë 5.12.2015; nr. 82/2016, datë 25.7.2016; nr. 36/2017, datë 30.3.2017; nr. 89/ 2017, datë 22.5.2017vendimet e Gjykatës Kushtetuese: nr. 13, datë 29.5.1997; nr. 46, datë 28.8.1997; nr. 58, datë 5.12.1997; nr. 65, datë 10.12.1999; nr. 11, datë 2.4.2008; nr. 19, datë 1.6.2011; nr. 47, datë 26.7.2012 dhe nr. 9, datë 26.2.2016.

     

    Nenet109, 109/b, 110/c, 138/a, 164/a, 164/b, 179, 234, 278, 282/c, 283, 283/a, 284/c, 284/ç, 284/d, 287, 287/b.

     

    Ligji nr. 8750, datë 26.3.2001, “Parandalimin dhe luftën ndaj trafikuar të substancave narkotike ose psikotrope”.

     

    Nenet 1, 2, 6, 13, 14, 15, 16.

  • Udhëzimin e përbashkët i Prokurorisë së Përgjithshme dhe Ministrisë së Rendit Publik datë 11.4.2003, “Për përdorimin e metodave speciale të hetimit”.

  • Vendime të Gjykatës së Lartë

    Vendiminr. 00-2012-941 (201), datë 5.7.2012.

    Vendiminr. 00-2013-1211 (85), datë 6.3.2013.

     

    Vendime të Gjykatës së Apelit “Për Krimet e Rënda” Tiranë

     

    Vendimi nr. 32, datë 18.10.2010.

     

  • Piermaria Corso “Codice di Procedura Penal e Processo Penale Minorile” commentato con la giurisprudenza, 43a Edizione,La Tribuna, 2018.

  • Asnjë koment
Klodian Kurushi
Klodian Kurushi