KODI I PROCEDURËS PENALE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË   |   7905

Neni 294-b: Infiltrimi në përbërje të grupit kriminal

1Për qëllimet e zbulimit të krimeve të rënda, oficeri ose agjenti i policisë gjyqësore, me autorizimin dhe nën mbikqyrjen e prokurorit, mund të futet në përbërjen e një grupi kriminal për të individualizuar pjesëtarët e grupit dhe për të mbledhur të dhënat e nevojshme për hetimin, duke fshehur bashkëpunimin me policinë ose detyrën e vet si punonjës policie.

2Punonjësi i policisë gjyqësore i infiltruar nuk duhet të provokojë një akt kriminal, i cili, pa ndërhyrjen e tij, nuk do të ishte kryer. Kur vërtetohet provokimi, rezultati nuk mund të përdoret.

3Autorizimi i prokurorit duhet të përcaktojë afatin e infiltrimit, që lejohet të zgjatet nga prokurori deri në gjashtë muaj dhe hapësirën e lejueshme për punonjësin e infiltruar, duke treguar, sipas rastit, veprimet e paligjshme që lejohet të kryejë ai, pa rrezikuar jetën e të tjerëve.

4Punonjësi i policisë gjyqësore i infiltruar mund të pyetet si dëshmitar. Nëse marrja e dëshmisë nga personat e inflitruar është thelbësore për zgjidhjen e çështjes, dëshmia merret duke respektuar rregullat mbi ruajtjen e fshehtësisë së identitetit të informatorit. Kur këta të fundit nuk janë thirrur si dëshmitarë, informacionet e dhëna prej tyre nuk mund të përdoren.

Përmbajtja

      1. Qëllimi i kësaj dispozite procedurale është përkufizimi dhe përcaktimi i veprimit të infiltrimit të punonjësit të policisë në përbërje të grupeve kriminale si pjesë e metodës së posaçme të hetimit, natyra e infiltrimit, përcaktimi i subjekteve që marrin pjesë në veprimin e infiltrimit, përcaktimi i veprave penale për të cilat mund të realizohet veprimi i infiltrimitnë përputhje me ligjin.
      1. Objekti i kësaj dispozite është përcaktimi i llojit të provës që merret dhe që duhet të vlerësohet nga gjykata si pasojë e kryerjes së veprimit të infiltrimit në përbërje të grupit kriminal, si dhe përcaktimi i natyrës së veprimit provokues apo i rregullave që duhet të respektohen në marrjen e dëshmisë së të infiltruaritqë sjellin si pasojë papërdorshmërinë e rezultateve të arritura nga infiltrimi.
    • 3.Infiltrimi. Për të luftuar me efikasitet ekzistencën e grupeve kriminale dhe veprimtarive të tyre të kundërligjshme ligjvënësi shqiptar ka përzgjedhur metodëneinfiltrimit të punonjësit të policisë së shtetit në përbërje të grupeve kriminale për të mbledhur të dhëna të nevojshme në funksion të hetimit të veprave penale të kryera prej tyre. Përcaktimin e parë ligjor të infiltrimit në përbërje të grupeve kriminale si metodë të posaçme të hetimit e gjejmë të parashikuar në ligjin nr. 8750, datë 26.3.2001, “Për parandalimin dhe luftën ndaj trafikut të substancave narkotike ose psikotrope”.

      1. Përkufizimi ligjor i veprimit të infiltrimit ështëpërcaktuar nënenin 2, paragrafi 5i ligjit “Për parandalimin dhe luftën ndaj trafikut të substancave narkotike ose psikotrope”,i cili parashikon se:

      "Punonjës i policisë i infiltruar" kuptohet oficeri ose agjenti i Policisë Gjyqësore, i shërbimit të luftës kundër drogës ose një person i autorizuar prej tyre, i cili, për një hetim të Policisë Gjyqësore, futet në brendësi të një organizate kriminale, për të individualizuar pjesëtarët e organizatës dhe për të mbledhur prova në ngarkim të tyre, duke fshehur bashkëpunimin me policinë ose cilësinë si punonjës policie.

      1. Pra, “infiltrimi i punonjësit të policisë” sipas ligjit të mësipërm, përfaqëson rastin kur punonjësi i policisë gjyqësore i shërbimit të luftës kundër drogësfutet në brendësi të organizatës kriminale për të zbuluar anëtarët e saj si dhe për të mbledhur prova të mjaftueshme në drejtim të veprimtarisë kriminale të organizatës. Punonjësi i policisë në këtë rast fsheh bashkëpunimin me policinë e shtetit ose cilësinë si punonjës policie.
      2. “Infiltrimi i punonjësit të policisë në përbërje të një grupi kriminal” me aktivitet trafikimin dhe shitjen e narkotikëve e parashikuar nga ligji i mësipërm është pjesë e veprimeve infiltruese të parashikuara gjerësisht tashmë nga neni 294/b i Kodit të Procedurës Penale.Kjo dispozitë procedurale parashikon në përgjithësi kategorinë e veprimeve infiltruese si metoda të posaçme të hetimitqë i lejohen organeve të hetimit për t’i përdorur në drejtim tëhetimit,parandalimit të veprave penale prej grupeve kriminale dhe identifikimit të anëtarëve të tyre.
      3. Nga njëra anë kjo dispozitë procedurale parashikon kriteret ligjore që duhet të plotësojë “veprimi i infiltrimit të punonjësit të policisë” për t’u cilësuar si metodë e posaçme e hetimit, ndërsanga ana tjetër, e njëjta dispozitë procedurale përcakton natyrën e veprave penale ndaj të cilave përdoret veprimii infiltrimit si metodë e posaçme e hetimit.Pra,neni 294/b i Kodit të Procedurës Penale nuk e kufizon përdorimin e “veprimit të infiltrimit të punonjësit të policisë në përbërje të grupit kriminal” vetëm në hetimin e veprave penale në fushën e narkotikëve, por përfshirja e punonjësit të policisë në përbërje të grupit kriminal futetnë rrethin e veprimeve infiltruesetë cilat mund të përdoren gjatë hetimit përlloje të ndryshme veprash penale të kryera nga grupet kriminale ku përfshihen edhe veprat penale në fushën e narkotikëve.
      4. Infiltrimi i punonjësit të policisë në përbërje të një grupi kriminal synon individualizimin e anëtarëve të grupit kriminal, mbledhjen e provave të nevojshme për hetimin si dhe parandalimin e mëtejshëm të veprimtarisë kriminale të grupit kriminal. Përkufizimi i infiltrimit është dhënë në paragrafin e parë të nenit 294/b të Kodit të Procedurës Penale. Me veprimin e infiltrimit kuptojmë futjen e oficerit ose agjentit të policisë gjyqësore në përbërje të grupit kriminal me autorizimin dhe mbikëqyrjen e prokurorit për të individualizuar anëtarët e grupit dhe për të mbledhur provat e nevojshme për hetimin duke fshehur bashkëpunimin me policinë ose detyrën e vet si punonjës policie.
      5. Oficeri dhe Agjenti i Policisë Gjyqësore. Infiltrimi në grupet kriminale si metodë e posaçme hetimore kryhet nga oficeri apo agjenti i policisë gjyqësore, i cili në këtë rast fsheh bashkëpunimin me policinë e shtetit ose detyrën e vet si punonjës policie.Neni 2 i ligjit nr. 25/2019, “Për organizimin dhe funksionimin e policisë gjyqësore”jep përkufizimin ligjor të oficerit dhe agjentit të policisë gjyqësore.Sipas kësaj dispozite ligjore “Oficer i Policisë Gjyqësore” është një person i emëruar, sipas këtij ligji, në një shërbim ose seksion të Policisë Gjyqësore ose në shërbime të Policisë Gjyqësore të Byrosë Kombëtare të Hetimit. “Agjent i Policisë Gjyqësore” është një punonjës i Policisë së Shtetit, Policisë Ushtarake dhe çdo shërbimi tjetër policor, që ligji i njeh një cilësi të tillë. Në këtë kuptim mund të themi se vetëm oficeri dhe agjenti i policisë gjyqësore për shkak të cilësive të veçanta që ata mbartin si pjesë e veprimtarisë dhe funksionit që ata kryejnë, janë subjektet e vetme të ngarkuara nga ligji që mund të futen në përbërjen e grupeve kriminale.

      10.Në ndryshim nga veprimi simulues ku si subjekt pjesëmarrës në kryerjen e këtij veprimi mund të ishte edhe një person i autorizuar jashtë strukturës policore nga organi procedues, në veprimin e infiltrimit subjekti që futet në përbërje të grupit kriminal është oficeri ose agjenti i policisë gjyqësore. Asnjë person tjetër i ndryshëm nga cilësitë që mbart oficeri ose agjenti i policisë gjyqësore për shkak të detyrës së tyre, nuk mund të infiltrohet në përbërje të një grupi kriminal. Kjo zgjidhje e ofruar nga legjislacioni ynë është e kuptueshme për shkak të rrezikut të lartë që mbart veprimi i infiltrimit në përbërje të një grupi kriminal. Vetëm oficerët dhe agjentët e policisë gjyqësore të trajnuar për këtë qëllim mund të përballojnë riskun që sjell përfshirja e tyre në përbërje të një grupi kriminal.

      1. Krimet e rënda.Përdorimi i veprimit hetimor të infiltrimit lejohet nga ligji vetëm për qëllime të zbulimit të krimeve të rënda që kryhen nga grupet kriminale. Kuptimi i termit “krim i rëndë” qëështë caktuar nga ligji si kriter për zbatimin e metodës së infiltrimit do të vlerësohet si i tillë duke u nisur nga përcaktimi i dhënë nëKonventën e Kombeve të Bashkuara “Kundër krimit të organizuar ndërkombëtar” që tashmë është pjesë e legjislacionit tonë të brendshëm[1].Neni 2, germa “b” i kësaj Konvente parashikon se:“Krim serioz” nënkupton atë akt që përbën një vepër penale të ndëshkueshme me një dënim maksimal të heqjes së lirisë prej të paktën katër vjetësh ose me një dënim më të rëndë. Mbështetur në përkufizimin e mësipërm ligjor, mund të themi se në sferën e krimeve të rënda do të përfshihen të gjitha veprat penale që parashikojnë një dënim me burgim jo më pak se katër vjet. Gjithsesi, jo çdo krim i rëndë shoqërohet me përdorimin e metodës së infiltrimit. Metoda e infiltrimit të oficerit apo agjentit të policisë gjyqësore zbatohet vetëm në rastet e zbulimit të krimeve të rënda që mund të kryhen nga grupet kriminale.
      2. Grupet kriminale.Grupimet kriminale janë të përcaktuara si të tilla nga neni 28 i Kodit Penal që bën fjalë për format e veçanta të bashkëpunimitku përfshihen:

      - “Organizata kriminale”, e cila është forma më e lartë e bashkëpunimit, ku bëjnë pjesë tre ose më shumë persona dhe që dallohet nga shkalla e veçantë e organizimit, strukturimit, qëndrueshmërisë, kohëzgjatjes, si dhe nga qëllimi për kryerjen e një a më shumë veprave penale, për të realizuar përfitime materiale dhe jomateriale.

      - “Organizata terroriste”, që është një formë e veçantë e organizatës kriminale, e përbërë nga dy ose më shumë persona, që kanë një bashkëpunim të qëndrueshëm në kohë, me synim kryerjen e veprave me qëllime terroriste.

      - “Banda e armatosur” e cila është një formë e veçantë bashkëpunimi që, duke zotëruar armë, municione luftarake dhe mjete të tjera të nevojshme, synon kryerjen e veprave penale, të parashikuara në krerët V, VI dhe VII të pjesës së posaçme të këtij Kodi.

      - “Grupi i strukturuar kriminal”është formë e veçantë bashkëpunimi, në të cilin bëjnë pjesë tre ose më shumë persona, për kryerjen e një a më shumë veprave penale, për të realizuar përfitime materiale dhe jomateriale. Grupi i strukturuar kriminal për kryerjen e një vepre penale nuk formohet rastësisht e nuk është e nevojshme të dallohet për anëtarësi të qëndrueshme, ndarje detyrash, organizim dhe strukturim të zhvilluar.

      1. Krijimi dhe pjesëmarrja në një organizatë kriminale, organizatë terroriste, bandë të armatosur ose grup të strukturuar kriminal cilësohen si vepra penale më vete dhe dënohen sipas parashikimeve të pjesës së posaçme të Kodit Penal ose të dispozitave të tjera penale të veçanta. Rrjedhimisht, për veprat penale të kryera ose që janë në kryerje e sipër nga këto grupime kriminalenë të cilat marrin pjesë disa persona të përfshirë në veprimtari të kundërligjshme, është e lejuar zbatimi i veprimit të infiltrimit të punonjësit të policisë në përbërjen e tyre me qëllim hetimin dhe zbulimin e veprave të rënda penale, parandalimin e veprimtarisë së mëtejshme kriminale të grupit kriminal dhe individualizimin eanëtarëve të tij.
      2. Infiltrimi si veprim plotësues hetimor në mbledhjen e provave. Veprimi i infiltrimit të punonjësit të policisë nuk duhet të jetë veprimi i parë hetimor në drejtim të mbledhjes së provave në një procedim penal. Nga mënyra sesi ështëndërtuarneni 294/b, paragrafi i parë i Kodit të Procedurës Penale kuptojmë se infiltrimi i punonjësit të policisëështë i lejueshëm në përfshirjen e tij si pjesë e një grupi kriminal kur ky i fundit jo vetëm që është krijuar më parë, por është në vijim të veprimtarisë së tij kriminale dhe për këtë veprimtari janë marrë të dhëna të nevojshme paraprakisht nga prokurorianë funksion të një hetimit të nisur prej saj. Pra, infiltrimi i punonjësit të policisë realizohet gjatë vijimit të veprimtarisë kriminale të grupit kriminal i cili është krijuar në kohë përpara kryerjes së veprimit të infiltrimit. Përpara veprimit të infiltrimit organi procedues duhet të ketë nisur paraprakisht një hetim dhe të ketë mbledhur prova të nevojshme për të ngritur dyshimin mbi mundësinë e ekzistencës së një grupi kriminal dhe veprimtarisë së mundshme kriminale të tij.Dyshimi i mbështetur në prova të mbledhura nga prokuroriapër mundësinë e ekzistencës së një grupi kriminal është një kusht ligjor që përligj kryerjen e veprimit të infiltrimit të punonjësit të policisë. Infiltrimi i punonjësit të policisë synon individualizmin e anëtarëve të grupit kriminal dhe mbledhja e provave të mëtejshme për të zbuluar veprimtarinë konkrete kriminale që realizon grupi kriminal.
      3. Udhëzimi i përbashkët “Për përdorimin e metodave speciale kundër krimeve të drogës”[2]të hartuar në bashkëpunim midis Prokurorisë së Përgjithshme dhe Ministrisë së Rendit Publik datë 11.4.2003 konfirmon përfundimin e arritur më lart. Më konkretisht, në pikën njëzet të këtij udhëzimiështë parashikuar se përdorimi i metodës sëPunonjësit të Policisë së infiltruar bëhet vetëm në rastet kur ka filluar më parë procedimi penal.
      4. Për përdorimin e metodës së Punonjësit të Policisë së infiltruar pika njëzet e një e Udhëzimit të Përbashkët të përmendur më lart ka parashikuar se Shërbimi Qendror i Luftës Kundër Drogës përgatit paraprakisht një plan masash të hollësishme, i cili më pas duhet të jetë i miratuar nga Prokurori i Përgjithshëm dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Plani i masave përmban:
      • Mënyrën e legjendimit të punonjësit të policisë së infiltruar;
      • Mjetet e ndërlidhjes dhe të komunikimit;
      • Mënyrën e zgjidhjes së situatave të papritura që mund të krijohen;
      • Mënyrën dhe format e realizimit të kontrollit të veprimtarisë së punonjësit të policisë së infiltruar.
      1. Përcaktimi në ligj i kryerjes së veprimit të infiltrimit. Përcaktimi i natyrës së veprave penale ndaj të cilave është lejuar me ligj mundësia e kryerjes së veprimit të infiltrimit merr një rëndësi të veçantë, për shkak të ndërhyrjes që organet e hetimit bëjnë në jetën private të personave ndaj të cilëve realizohet kjo metodë e posaçme hetimi, të drejtat e tyre të pronësisë së sendeve, apo edhe në të drejta të tjera. Infiltrimi lejohet të përdoret si metodë hetimore vetëm në rastet e zbulimit të krimeve të rënda të kryera nga grupet kriminale. Kjo ndërhyrje është e parashikuar në ligj.Në këtë mënyrë neni 294/b i Kodit të Procedurës Penale përmbush kriterin epërcaktueshmërisë (parashikueshmërisë) në ligj të veprimit të infiltrimit të punonjësit të policisë në përbërje të grupit kriminal dhe të veprave penale të kryera nga grupi kriminal për të cilat lejohet përdorimi i kësaj metode të posaçme hetimi.

      18.Provokimi i një akti kriminal. Neni 294/b, paragrafi i dytë i Kodit të Procedurës Penale parashikon mundësinë e papërdorshmërisë së provave të mbledhura gjatë veprimit të infiltrimit të punonjësit të policisë kur ky i fundit ka provokuar një akt kriminal dhe ka shtyrë anëtarin ose anëtarët e grupimit kriminal të kryejnë një krim, të cilin ata nuk do ta kryenin po të mos ekzistonte ndërhyrja e punonjësit të policisë në infiltrim. Edhe në këtë rast, standardi i papërdorshmërisë së provave të mbledhura është shprehje e parimit kushtetues të parashikuar nga neni 32, paragrafi i dytë i Kushtetutës,sipas të cilit askush nuk mund të deklarohet fajtor mbi bazën e të dhënave të mbledhura në mënyrë të paligjshme.

      1. Ndodhemi përpara një veprimiprovokues në rastet kur pjesëtari i forcave të policisë nuk e kufizon sjelljen e tij në drejtim të hetimit të një aktiviteti kriminal të grupit kriminal në mënyrë pasive, por ushtron një ndikimi te subjektetpërgjegjëse duke i nxitur në kryerjen e veprës penale, e cila nga ana e saj nuk do të ishte kryer pa praninë e këtij ndikimi. Për të vlerësuar nëse veprimi infiltrues i punonjësit të policisë është realizuar në mënyrë thellësisht pasive, gjykata duhet të shqyrtojë arsyet themelore qëi kanë shtyrë autoritetet hetimore për të realizuar veprimin infiltrues. Në veçanti, gjykata në këtë rast duhet të vlerësojë nëse kanë ekzistuar paraprakisht dyshime objektive për ekzistencën e grupit kriminal dhe veprimtarinë e dyshuar kriminale që po kryente grupi kriminal për të përligjur më pas realizmin e veprimitinfiltrues.
      2. Në të gjitha rastet gjykata është organi i ngarkuar nga ligji për të shqyrtuar me imtësi të gjitha pretendimet që mund të ngrihen gjatë një procesi gjyqësor në të cilin është përdorur metoda e infiltrimit të punonjësit të policisë në përbërje të një grupi kriminal. Detyrimi i gjykatës për të shqyrtuar me imtësi detajet e veprimit të infiltrimit, është i përcaktuar në nenin 294/b, paragrafi i dytë i Kodit të Procedurës Penale,sipas të cilit,kur vërtetohet provokimi, rezultatet e tij nuk përdoren. Me shprehjen vërtetohet provokimi kuptojmë situatën e shqyrtimit të veprimit të infiltrimit të punonjësit të policisë në një procedurë kundërshtuese midis dy palëve në fund të së cilës duhet të konkludohet nëse vërtetohet ose jo provokimi. Vendimin mbi vërtetimin ose jo të provokimit në një procedurë kundërshtuese, ku duhet të zbatohen rregullat e kontradiktoritetit, e jep gjykata.
      3. Nëse gjatë procesit të shqyrtimit gjyqësor, ngrihet pretendimi për provokim dhe ky pretendim shoqërohet me disa argumente të arsyeshme në favorin e tij, atëherë gjykata duhet të shqyrtojë me imtësi të gjitha elementet e veprimit të infiltrimit të punonjësit të policisë dhe duhet të marrë të gjitha hapat e nevojshme në zbulimin e së vërtetës në mënyrë që të përcaktojë me siguri nëse ka pasur ose jo provokim në veprimin e infiltrimit të kryer. Nëse gjykata konstaton se ka pasur provokim, atëherë ajo është e detyruar që të vendosëpapërdorshmërinë e rezultatit të veprimit në zbatim tëkriterit të ligjshmërisë së marrjes së provave.
      4. Autorizimi i prokurorit dhe lejimi i kryerjes së veprimeve të paligjshme. Në ndryshim nga veprimet simuluese, veprimi i infiltrimit të punonjësit të policisë në përbërje të grupit kriminal e vendos punonjësin e policisë në një pozitë të vështirë pasi ai duhet të fitojë besimin e anëtarëve të grupit kriminal. Si rrjedhim, punonjësi i policisë i infiltruar për shkak të situatave në të cilat ai ndodhet, mund të kryejë në seri disa veprime të paligjshme me qëllim fitimin e besimit tek anëtarët e tjerë të grupit kriminal. Edhe në këtë situatë të gjitha veprimet në seri që mund të kryhen prej punonjësit të policisë të infiltruar në grupin kriminal, nuk duhet të jenë të provokuara prej tij. Në zbatim të kriterit të ligjshmërisë së marrjes së provave, nëse ndonjë prej veprimeve të paligjshme në seri, është kryer nga anëtarët e grupit kriminal për shkak të provokimit të bërë nga agjenti i infiltruar, atëherë ekzistojnë arsye të rëndësishme ligjore për të mos i përdorur rezultatet e këtij veprimi për shkak të provokimit. E thënë me fjalë të tjera çdo veprim i agjentit të infiltruar në kuadër të përfshirjes së tij në përbërje të grupit kriminal duhet të kontrollohet nga gjykata në funksion të kriterit të ligjshmërisë së marrjes së provave të parashikuar nga neni 294/b, paragrafi i dytë i Kodit të Procedurës Penale. Nëse ndonjë prej veprimeve të agjentit të infiltruar rezulton provokues në kryerjen e një veprimi kriminal nga ana e anëtarëve të grupit, atëherë rezultatet e këtij veprimi nuk duhet të përdoren si prova në procesin gjyqësor.
      5. Në lidhje me këtë situatë që i referohet veprimeve të agjentit të infiltruar GJEDNJ-ja në vendimin e saj Grba kundër Kroacisëndër të tjera është shprehur se:

      “Ndalimi i provokimit shtrihet gjithashtu edhe në drejtim të përdorimit të metodave të posaçme që përfshijnë përdorimin e transaksioneve të shumta dhe në seri të paligjshme me persona të dyshuar nga autoritetet shtetërore...

      Kur autoritetet shtetërore përdorin një metodë të posaçme hetimi që përfshijnë veprimtarinë e transaksioneve të shumta të paligjshme me të dyshuar, infiltrimi dhe pjesëmarrja e një agjenti nën mbulim në secilin transaksion të paligjshëm nuk duhet të zgjerojë rolin e policisë nga një agjent nën mbulim në atë të agjentit provokator. Për më tepër, çdo zgjatje e hetimeve duhet të bazohet në arsye të vlefshme dhe të tilla mund të jenë nevoja për të siguruar prova të mjaftueshme në drejtim të ndëshkimit të autorëve, prova që nevojiten për të qartësuar dhe kuptuar më drejt natyrën dhe qëllimin e aktivitetit kriminal të të dyshuarit, ose prova që nevojiten për të zbuluar një rreth më të madh kriminal[3].

      1. Referuar këtij vendimi të rëndësishëm arrijmë në përfundimin se edhe në metodën hetimore të posaçme të infiltrimit, roli i oficerit apo agjentit të infiltruar duhet të kufizohet në rolin e një agjenti nën mbulim dhe jo në atë të një agjenti provokator për çdo veprim që mund t’i referohet një ngjarje me natyrë kriminale.
      2. Veprimet e infiltrimit të oficerit apo agjentit të policisë në përbërje të një grupi kriminal nuk përfshihen në kategorinë e veprimeve që mund të kryhen me iniciativën e policisë gjyqësore. Arsyet mbështeten te natyra e veçantë e metodave të posaçme të hetimit të cilat siç e kemi theksuar edhe më lart, janë ndërhyrje e autoriteteve shtetërore në jetën private të personave të përfshirë në hetim. Përdorimi i veprimeve infiltrueseështë i pranueshëm vetëm në rastet kur në balancim tëpërdorimit të tyre ekzistojnëmekanizma ligjor që parashikojnë masa konkrete mbrojtëse që janë të përshtatshme dhe të mjaftueshme për të ndaluar abuzimet e mundshme që vijnë si rezultat i përdorimit të metodave të posaçme të hetimit.
      3. Mbështetur në jurisprudencën e GJEDNJ-së në lidhje me këtë temë, siç e kemi përmendur edhe tek veprimet simuluese, themi se ligji për lejimin e përdorimit të metodave tëposaçme të hetimit, duhet të parashikojë në veçanti një procedurë të qartë dhe të parashikueshme për autorizimin, zbatimin dhe mbikëqyrjen e metodave të posaçme të hetimit[4].Si autoritetet e mundshme që mund të kontrollojnë “operacionet policore në mbulim”, siç është edhe rasti i veprimit të infiltrimit të oficerit apo agjentit të policisë gjyqësore në përbërje të grupit kriminal, GJEDNJ-ja ka theksuar se ndërsa shqyrtimi gjyqësor i tyre mbetet gjithmonë mjeti më i përshtatshëm i kontrollit, mjetet e tjera që mund të përdoren ndaj këtyre operacioneve janë mjetet e mbikëqyrjes së tyre nga ana e prokurorisë përgjatë kohës kur ato janë lejuar të kryhen si veprime[5].
      4. Paragrafi i tretë i nenit 294/b i Kodit të Procedurës Penale është mbështetur pikërisht në jurisprudencën e GJEDNJ-së në lidhje me përcaktimin e subjektit përgjegjës që do të realizojë kontrollin dhe mbikëqyrjen e metodave të posaçme të hetimit përpara dhe gjatë zbatimit të tyre. Kjo dispozitë procedurale ngarkon prokurorin që kontrollon hetimin për të autorizuar dhe mbikëqyrur kryerjen e veprimittë infiltrimit. Në këtë kuptim mund të themi se veprimii infiltrimit si pjesë e operacioneve policore nuk mund të krijohet dhe nuk mund të realizohet pa pjesëmarrjen e prokurorit që kontrollon hetimin.
      5. Pra, veprimi i infiltrimit duhet të autorizohet nga prokurori. Autorizimi është akti procedural me anë të të cilit prokurori lejon kryerjen e veprimit të infiltrimit gjatë fazës së hetimit. Prokurori nëse bindet për ligjshmërinë e veprimit infiltrues,për marrjen e provave prej realizmit të tij, nëse konstaton se janë marrë të gjitha masat e duhura për të mbrojtur dhe ruajtur jetën, shëndetin dhe identitetin e oficerit oseagjentit të policisë gjyqësore që do të kryejë këtë veprim,si dhe të personave të tjerë të pranishëm gjatë veprimit të infiltrimit, mund të lëshojë autorizimin përkatës. Autorizimi i prokurorit jepet me shkrim dhe ai duhet të zbatohet nga policia gjyqësore brenda kornizave të autorizimit. Realizimi i veprimeve të tjera që mund të kryejë oficeri ose agjenti i policisë gjyqësore jashtë kornizave të autorizimit mund të vërë në dyshim dhe të cenojë ligjshmërinë e veprimit infiltrues të kryer.
      6. Punonjësi i policisë i infiltruar është i detyruar të veprojë brenda kufijve të parashikuar në autorizimin e lëshuar nga prokurori, pasi autorizimi është akti procedural shkresorqë legjitimon të gjitha veprimet e paligjshme infiltruese që duhet të realizojë punonjësi i policisë duke e përjashtuar atë nga ndjekja penale. Autorizimi i prokurorit përcakton hapësirën e lejueshme të sjelljes dhe veprimeve të punonjësit të policisë gjatë veprimit të infiltrimit. Sjellja dhe veprimet konkrete të punonjësit të policisë të infiltruar duhet të jenë në përputhje me hapësirën e lejuar brenda kufijve të përcaktuar në autorizimin e dhënë nga prokurori. Asnjë veprim apo sjellje e punonjësit të policisë të infiltruar nuk duhet të tejkalojë kufijtë e veprimtarisë së tij të lejuar nga autorizimi i dhënë prej prokurorit.
      7. Autorizimi detyrimisht duhet të përcaktojë afatin kohor brenda të cilit duhet të përfundojë veprimi i infiltrimit të punonjësit të policisë së shtetit. Afati i infiltrimit të punonjësit të policisë mund të zgjatet nga prokurori deri në gjashtë muaj duke iu referuar si afat fillestar kohës kur është lëshuar autorizimi.
      8. Përtej përcaktimit të hapësirës së lejueshme tëveprimeve tëpunonjësit të policisë së infiltruar, prokurori në autorizimin e lëshuar mund të lejojë sipas rastit edhe kryerjen e veprimeve të paligjshme nga ana e të infiltruarit. Veprimet e paligjshme të autorizuara nga prokurori për punonjësin e policisë së infiltruar janë të parashikuaranga neni 294/b, paragrafi i tretë i Kodit të Procedurës Penale.Natyra dhe llojet e veprimeve konkrete të paligjshme që mund të kryhen nga ana e punonjësit të policisë së infiltruar nuk janë të parashikuara specifikisht në ligj. Veprimet konkrete të paligjshme që mund të kryhen nga subjekti i infiltruar mbeten në vlerësimin diskrecional të prokurorit gjatë fazës së hetimit mbështetur në paragrafin e tretë të nenit 294/b. Veprimet e paligjshme që do të kryejë subjekti i infiltruar duhet të jenë të përcaktuara qartësisht në autorizimin e lëshuar nga prokurori kur sipas rrethanave të fakteve ai e vlerëson se është e nevojshme kryerja e veprimit ose veprimeve të paligjshme. Gjithsesi, veprimet e paligjshme të parashikuara në autorizimin e prokurorit dhe të mbështetura në nenin 294/b, paragrafi i tretë i Kodit të Procedurës Penale, i nënshtrohen dy kufizimeve ligjore.
      9. Së pari, veprimet e paligjshme të parashikuara në autorizimin e prokurorit nuk duhet të kenë natyrë provokuese gjatë procesit të infiltrimit të punonjësit të policisë. Ky kufizim ligjor është i përcaktuar shprehimisht në nenin 294/b, paragrafi i dytë i Kodit të Procedurës Penale.Në këtë rast prokurori në përcaktimin e çdo veprimi të paligjshëm që duhet të ndërmerret prej punonjësit të policisë së infiltruar në autorizimin e lëshuar, duhet të kujdeset që sjellja e punonjësit të policisë në kryerjen e veprimeve të paligjshme të jetë thellësisht pasive. Punonjësi i policisë në çdo rast nuk duhet të autorizohet nga prokurori që të nxisë apo të provokojë kryerjen e veprimeve të paligjshme, të cilat nuk kanë qenë të planifikuara apo të parashikuara më parë nga anëtarët e grupit kriminal për t’u kryer prej tyre. Provokimi sjell si pasojë papërdorshmërinë e rezultatit të veprimit të infiltruar.
      10. Së dyti, veprimet e paligjshme të parashikuara në autorizimin e prokurorit nuk duhet të rrezikojnë jetën e asnjë personi. Një kufizim i tillë ligjor është parashikuar në nenin 294/b, paragrafi i tretë i Kodit të Procedurës Penale.Në autorizimin e prokurorit nuk duhet të parashikohet kryerja e asnjë veprimi të paligjshëm nga punonjësi i policisë, i cili rrezikon jetën e tij ose të personave të tjerë të përfshirë në veprimin e infiltrimit. Në çdo rast veprimet e paligjshme në drejtim të vënies në rrezik të jetës së të gjithë personave të përfshirë në veprimin e infiltrimit janë të ndaluara.
      11. Mbikëqyrja e veprimeve të infiltrimit.Prokurori nuk duhet të mjaftohet vetëm me hartimin dhe lëshimin e autorizimit si një akt procedural, duke lejuar policinë gjyqësore që të vijojë me kryerjen e veprimeve infiltruese. Në zbatim të detyrimeve të parashikuara nga neni 294/b, paragrafi i tretë i Kodit të Procedurës Penale, prokurori është i detyruar të mbikëqyrë të gjitha veprimet që do të kryhen në terren nga agjenti i infiltruar në kuadër të realizimit të veprimit të infiltrimit. Mbikëqyrja në këtë rast është mjeti i kontrollit i cili lejon prokurorin për të vëzhguar kryerjen e veprimit të infiltrimit gjatë realizimit të tij, si dhe për të vlerësuar më pas rezultatet e tij. Në këtë drejtim mund të themi se autorizimi i lëshuar nga prokurori në zbatim të nenit 294/b, paragrafi i tretë i Kodit të Procedurës Penale,është mjeti procedural i cili përcakton natyrën e veprimeve konkrete,duke përfshirë edhe ato të paligjshme sipas rastit, që duhet të kryhen në përputhje me nenin 294/b të Kodit të Procedurës Penale nga ana e oficerit apo agjentit të infiltruar në përbërje të grupit kriminal. Pra, autorizimi i prokurorit lejon kryerjen e veprimit konkret të paligjshëmngapersoni i autorizuar duke e përjashtuar atë nga përgjegjësia penale.
      12. Nëse veprimi i paligjshëm në funksion të infiltrimit është realizuar sipas parashikimeve të përcaktuara në autorizim duke respektuar edhe kufizimet ligjore të përmendura më lart, atëherë mund të themi se ekzistojnë arsye të mjaftueshme për të besuar se rezultatet e tij mund të përdoren në favor të akuzës gjatë shqyrtimit të çështjes penale.
      13. Me rezultate të veprimit infiltrues duhet të kuptojmë të gjitha provat e mbledhura,si provat materiale që mund të jenë sende të ndaluara, sende apo të ardhura që rrjedhin nga krimi, ashtu edhe prova qërrjedhin nga regjistrimete bisedave të zhvilluara gjatë infiltrimit, përgjimet e bisedave dhe komunikimeve të përftuara me mjete teknike dhe shkencore, vëzhgimet, fotografimet dhe filmimet e bëra për këtë qëllim nga policia gjyqësore gjatë gjithë operacionit që është zhvilluar në funksion të veprimit infiltrues.
      14. Siç rezulton nga arsyetimi i mësipërm, prokurori ka një rol të rëndësishëm në raport me veprimin e infiltrimit. Paragrafi i tretë i nenit 294/b i Kodit të Procedurës Penale, e ngarkon prokurorin me detyrimin për të vendosur nëse në një rast hetimi duhet ose jo të procedojë me kryerjen e një veprimi infiltrues. Nëse prokurori vendos për të proceduar me veprim infiltrues atëherë ai është i detyruar të autorizojë veprimet konkrete që duhet të kryhen në terren si dhe duhet të mbikëqyrë kryerjen e këtyre veprimeve. Veprimi infiltruesdetyrimisht shoqërohet me regjistrime bisedash, foto ose filmime të cilat duhet të pasqyrohen në autorizimin e lëshuar nga prokurori. Të gjitha masat e përmendura më lart, janë në funksion të kompetencës ligjore të prokurorit për të autorizuar, kontrolluar dhe mbikëqyrur veprimin e infiltrimit. Në këtë aspekt mund të themi se neni 294/b, paragrafi i tretë i Kodit të Procedurës Penale është shprehje e kriterit të kontrollit të prokurorit në drejtim të kryerjes së veprimit të infiltrimit.
      15. Pyetja e punonjësit të policisë së infiltruar përpara gjykatës. Neni 294/b, paragrafi i katërt i Kodit të Procedurës Penale parashikon mundësinë e pyetjes së punonjësit të policisë së infiltruar si dëshmitar në procesin gjyqësor. Kur kërkohet pyetja e punonjësit të policisë së infiltruar, gjykata duhet të marrë të gjitha masat ligjore me qëllim marrjen e dëshmisë së tij. Marrja e masave prej gjykatës është përmbushje e detyrimit ligjor për të shqyrtuar në detaje të gjitha elementet përbërëse të veprimit të infiltruar duke përfshirë edhe marrjen e dëshmisë së punonjësit të policisë që ka marrë pjesë në veprimin e infiltrimit. Nëse dëshmia refuzohet nga gjykata, duke u mbështetur në shkaqe jo të përligjura, atëherë i gjithë procesi gjyqësor rrezikon të cenohet për shkak të kufizimit të ndjeshëm të së drejtës së mbrojtjes që i bëhet në këtë rast të pandehurve. Kur agjenti i infiltruar nuk është thirrur si dëshmitar në procesin gjyqësor atëherë në bazë të nenit 294/b, paragrafi i katërt i Kodit të Procedurës Penale,informacionet e dhëna prej tij gjatë veprimeve të infiltrimit nuk përdoren në procesin gjyqësor.
      16. Mënyra e pyetjes si dëshmitar i agjentit të infiltruar është parashikuar nga neni 294/b, paragrafi i katërt i Kodit të Procedurës Penale. Agjenti i infiltruar pyetet si dëshmitar duke respektuar rregullat e ruajtjes së fshehtësisë sëidentitetit të informatorit.Ndryshimet që ka pësuar Kodi i Procedurës Penale me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017kanë përcaktuar rregulla të njëjta të marrjes në pyetje të punonjësve të policisësë infiltruar me ata persona që kanë marrë pjesë në operacionet e policisë “nën mbulim” ose të informatorëve të policisë që në marrëveshje me policinë gjyqësore dhe të autorizuar nga prokuroria “i janë bashkuar” një aktiviteti kriminal të nisur më parë. Informatorët pyeten me cilësinë e dëshmitarit në një proces penal përpara gjykatës duke iu ruajtur fshehtësia e identitetit të tyre. Të njëjtat rregulla për ruajtjen e fshehtësisë së identitetit të informatorit kur pyetet si dëshmitar në një proces penal, zbatohen edhe në rastin e marrjes së dëshmisë së punonjësit të policisë së infiltruar në përbërje të një grupi kriminal.
      17. Rregullat për pyetjen e dëshmitarëve ndaj të cilëve ruhet fshehtësia e identitetit përpara gjykatës janë të përcaktuara nënenin 361/b të Kodit të Procedurës Penale. Vlen të theksojmë se kjo dispozitë procedurale përfshin si dëshmitar për të cilin ruhet fshehtësia e identitetit të tij edhe kategorinë e “punonjësit të policisë së infiltruar” në përbërje të grupit kriminalparashikuar në nenin 15 të ligjit nr. 8750, datë 26.3.2001, “Për parandalimin dhe luftën ndaj trafikut të substancave narkotike dhe psikotrope”.

       

      [1] “Konventa e Kombeve të Bashkuara kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar” dhe dy Protokollet shtesë të saj janë ratifikuar nga Kuvendi i Shqipërisë me ligjin nr. 8920, datë 11.7.2002.

      [2]Ky udhëzim është hartuar nga Prokuroria e Përgjithshme dhe Ministria e Rendit Publik në mbështetje të nenit 7 të ligjit nr. 8750, datë 26.3.2001, "Për parandalimin dhe luftën ndaj trafikut të substancave narkotike ose psikotrope".

      [3]Gjykata Evropiane “Për të Drejtat e Njeriut dhe Liritë Themelore” Grba kundër Kroacisë,nr. i aplikimit 47074/12, datë 23.11.2017, paragrafi 99-101.

      [4]Gjykata Evropiane “Për të Drejtat e Njeriut dhe Liritë Themelore” (Dhoma e Madhe) Ramanauskas kundër Lituanisë,nr. i aplikimit74420/01, datë 5.2.2008, paragrafi 51.

      [5]Gjykata Evropiane “Për të Drejtat e Njeriut dhe Liritë Themelore” Banninkova kundër Rusisë,nr. i aplikimit18757/06, datë 4.11.2010, paragrafi 50.

      1. Infiltrimi i punonjësit të policisë në përbërje të një grupi kriminal është pjesë e metodave të posaçme të hetimit që përdoret gjatë hetimeve paraprake, nëpërmjet të cilave prokuroria dhe policia gjyqësore në bashkëpunim me njëra-tjetrën synojnë të mbledhin prova të mjaftueshme në drejtim të ekzistencës së grupit kriminal dhe veprimtarisë së tij të kundërligjshme si dhe identifikimin e anëtarëve të tij. Me anë të përcaktimit në ligj të veprimit të infiltrimit në përbërje të një grupi kriminal, shteti përmbush një nga detyrimet kushtetuese që i referohet ruajtjes dhe sigurisë së rendit publik dhe mbrojtjes së marrëdhënieve të rëndësishme shoqërore në drejtim të luftës kundër krimit të organizuar që përfaqësohet nga grupet kriminale. Kur i referohemi krimit të organizuar kemi parasysh sjellje kriminale, në të cilat përfshihen një numër i konsiderueshëm personash që në bashkëpunim të vazhdueshëm me njëri-tjetrin kryejnë vepra penale me rrezikshmëri të lartë shoqërore në fushën e narkotikëve, në fushën e trafikimit të personave, në fushën e ndihmës për kalimin e paligjshëm të kufirit shtetëror (kontrabandimit të personave), në fushën e trafikimit të armëve dhe municioneve luftarake, në fushën e gjobëvënieve në rastet e kontrollit të territorit nga grupi kriminal etj.
      2. Përdorimi i teknikave të posaçme të hetimit ishin mjete procedurale që mund të zbatoheshin nga autoritetet gjyqësore në përputhje edhe me Konventën e Krimit të Organizuar të OKB-së, e cila parashikonte marrjen e masave efikase në luftën kundër krimit të organizuar, duke përfshirë këtu vepra të tilla penale, si trafikimet e ndryshme të njeriut, të armëve, të drogës, pastrimin e produkteve të veprës penale, korrupsionit ndaj funksionarëve të administratës shtetërore ose publike, vepra penale që pengojnë dhënien e drejtësisë, apo çdo vepër penale e cila dënohet me burgim në maksimum jo më pak se 4 vjet[1]. Në përputhje me këto parashikime ndërkombëtare dhe detyrimet që lindin prej tyre, Kuvendi i Shqipërisë me ligjin nr. 9187, datë 12.2.2004 shtoi në Kodin e Procedurës Penale metodat e posaçme të hetimi të “Blerjes së simuluar” të parashikuar nga neni 294/a dhe “Punonjësit të Policisë së Infiltruar”parashikuar nga neni 294/b i këtij Kodi.
      3. Përdorimet e para tëmetodave të posaçme të hetimit nga punonjësit e policisë nuk kanë rezultuar edhe aq të suksesshme referuar shqyrtimit të këtyre veprimeve nga ana e gjykatave. Në një pjesë të rasteve gjykatat kanë konstatuar papërdorshmërinë e rezultateve të tyre për shkak të provokimit të shkaktuar. Është e kuptueshme që mungesa e përvojës së duhur në trajtimin me kujdesin e duhur nuk përmbushi pritshmërinë e kërkuar[2]. Gjatë kësaj kohe edhe përfaqësuesit e pushtetit gjyqësor u njohën me praktikën e GJEDNJ-së, e cila ka qenë e larmishme në trajtimin e rasteve që i referoheshin përdorimit të metodave të posaçme të hetimit.
      4. GJEDNJ-ja, ka mbajtur një qëndrim “pro” teknikave të posaçme të hetimit. Ajo pranon se këto mjete janë të domosdoshme, nëse synohet të luftohet si duhet krimi, në të gjitha format dhe larminë e tij.GJEDNJ-ja në vendimet e saj ka theksuar se “Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore” lejonpërdorimin e veprimeve të tilla, si: vëzhgimi i fshehtë, agjentët e infiltruar dhe operacionet e fshehta nën mbulim. Megjithatë, “Konventa”sipas jurisprudencës së mësipërme kërkon që shteti, përpara se të përdorë këto teknika të posaçme të hetimit, duhet të tregojë se ndërhyrja në jetën private dhe shkalla e kësaj ndërhyrjeje bëhen të nevojshme në një shoqëri demokratike, kur ato janë të parashikuara me ligj dhe se ka një interes publik për t’u mbrojtur, që është lufta kundër kriminalitetit[3].
      5. Për më tepër, “Konventa” dhe GJEDNJ-ja kërkon që këto teknika të posaçme të hetimit të shoqërohen nga garanci procedurale të mjaftueshme të parashikuara në ligjin e brendshëm, për të siguruar që ato nuk do të përdoren në mënyrë arbitrare, të paparashikueshme dhe të pakontrolluar. Ky legjislacion duhet të jetë i qartë dhe i saktë, duke mos lënë vend për ndërhyrje të parregullta.
      6. Pikërisht këto parime të përcaktuara nga GJEDNJ-ja në drejtim të shmangies së arbitraritetit, paparashikueshmërisë dhe pakontrollueshmërisë së përdorimit të metodave të posaçme të hetimit janë mbajtur parasysh nga legjislatori ynë në shtesat dhe ndryshimet e fundit që ai i ka bërë nenit 294/a, 294/b dhe 294/c të Kodit të Procedurës Penale me ligjin nr. 35/2017. Parimet e ligjshmërisë, parashikueshmërisë dhe kontrollit të veprimeve infiltruesetë përfshira në nenin 294/b të Kodit të Procedurës Penale kanë qenë pjesë e trajtimit të kësaj dispozite procedurale në komentin e mësipërm.

       

      [1]Për më shumë shih nenin 5,6,8, 20, 23 të Konventës së OKB-së kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar.

      [2]Vendimi nr. 00-2012-941 i vendimit (201), datë 5.7.2012 i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.

      [3]Ramanauskas kundër Lituanisë,nr. i aplikimit 74420/01, datë 5.2.2008; Banninkova kundër Rusisë,nr. i aplikimit 18757/06, datë 4.11.2010; Grba kundër Kroacisë,nr. i aplikimit 47074/12, datë 23.11.2017.

       

    • “Konventa e Kombeve të Bashkuara kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar”, e cila është ratifikuar edhe nga Kuvendi i Shqipërisë me ligjin nr. 8920, datë 11.7.2002.

      Neni 2, germa “b” parashikon se:

      (b) “Krim serioz” nënkupton atë akt që përbën një vepër penale të ndëshkueshme me një dënim maksimal të heqjes së lirisë prej të paktën katër vjetësh ose me një dënim më të rëndë.

      Neni 20, paragrafi i parë i kësaj Konvente parashikon se:

      1. Në rast se lejohet nga parimet themelore të sistemit ligjor të brendshëm, çdo Shtet Palë duhet të marrë masat përkatëse për të lejuar përdorimin e duhur të dërgesave të kontrolluara dhe në rast se është e domosdoshme të teknikave të tjera të veçanta hetimore, siç është mbikëqyrja elektronike ose forma të tjera të saj dhe operacionet e mbuluara, brenda mundësive të tij dhe sipas kushteve të përcaktuara nga legjislacioni i tij i brendshëm.

       

  • Vendime të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut

    Ramanauskas kundër Lituanisë,nr. i aplikimit 74420/01, datë 5.2.2008.

    Banninkova kundër Rusisë, nr. i aplikimit 18757/06, datë 4.11.2010.

    Grba kundër Kroacisë,nr. i aplikimit 47074/12, datë 23.11.2017.

     

  • Asnjë koment
  • Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë miratuar me ligjin nr. 8417, datë 21.10.2018, i ndryshuar me ligjet nr. 9675, datë 13.1.2007; nr. 9904, datë 21.4.2008; nr. 88/2012, datë 18.9.2012;nr. 137/2015, datë 17.12.2015;nr. 76/2016, datë 22.7.2016.

     

    Neni 32, paragrafi i dytë.

     

    Kodi i Procedurës Penale miratuar me ligjin nr. 7905, datë 21.3.1995; ndryshuar me ligjet nr. 7977, datë 26.7.1995; nr. 8027, datë 15.11.1995; nr. 8180, datë 23.12.1996; nr. 8460, datë 11.2.1999; nr. 8570, datë 20.1.2000; nr.8602, datë 10.4.2000; nr. 8813, datë 13.6.2002;nr.9085, datë 19.6.2003; nr. 9187, datë 12.2.2004; nr. 9276, datë 16.9.2004; nr. 9911, datë 5.5.2008; nr. 10 054, datë 29.12.2008; nr. 145/2013, datë 2.5.2013; nr. 21/2014, datë 10.3.2014; nr.99/2014, datë 31.7.2014; nr. 35/2017, datë 30.3.2017.

     

    Neni294/a, 294/b, 294/c.

     

    Kodi Penal miratuar me ligjin nr. 7895, datë 21.1.1995, ndryshuar me ligjet nr. 8175, datë 23.12.1996; nr. 8204, datë 10.4.1997; nr. 8279, datë 15.1.1998; nr.8733, datë 24.1.2001; nr. 9017, datë 6.3.2003; nr. 9030, datë 13.3.2003; nr. 9086, datë 19.6.2003; nr. 9188, datë 12.2.2004; nr. 9275, datë 16.9.2004; nr. 9686, datë 26.2.2007; nr. 9859, datë 21.1.2008; nr. 10 023, datë 27.11.2008; nr. 23/2012, datë 1.3.2012; nr. 144, datë 2.5.2013; nr. 98, datë 31.7.2014; nr. 176/2014, datë 18.12.2014; nr. 135/ 2015, datë 5.12.2015; nr. 82/2016, datë 25.7.2016; nr. 36/2017, datë 30.3.2017; nr. 89/ 2017, datë 22.5.2017vendimet e Gjykatës Kushtetuese: nr. 13, datë 29.5.1997; nr. 46, datë 28.8.1997; nr. 58, datë 5.12.1997; nr. 65, datë 10.12.1999; nr. 11, datë 2.4.2008; nr. 19, datë 1.6.2011; nr. 47, datë 26.7.2012 dhe nr. 9, datë 26.2.2016.

     

    Neni28

     

    Ligji nr. 8750, datë 26.3.2001, “Për parandalimin dhe luftën ndaj trafikuar të substancave narkotike ose psikotrope”.

     

    Nenet 2, 13, 14, 15.

  • Udhëzimin e përbashkët i Prokurorisë së Përgjithshme dhe Ministrisë së Rendit Publik datë 11.4.2003, “Për përdorimin e metodave speciale të hetimit”.

  • Vendime të Gjykatës së Lartë

    Vendimi nr. 00-2012-941 (201), datë 5.7.2012.

  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
Klodian Kurushi
Klodian Kurushi