1Dorëzimi i kontrolluar autorizohet nga prokurori që drejton hetimet paraprake, me kërkesë të autoriteteve të huaja.
2Dorëzimi i kontrolluar mund të autorizohet në rastet e mëposhtme:
akur personat që dyshohet se janë përfshirë në transportin e paligjshëm të lëndëve narkotike, armëve, sendeve të vjedhura, materialeve eksplozive ose bërthamore, materialeve radioaktive, shumave të parave dhe të ardhurave të tjera produkte të veprës penale ose të sendeve të përdorura si mjet për kryerjen e veprave penale, nuk mund të identifikohen ose arrestohen në mënyra të tjera, si dhe kur identifikimi apo arrestimi i tyre do të dëmtonte hetimet ose do të rrezikonte sigurinë e personave apo dëmtimin ose humbjen e sendeve që transportohen;
bkur zbulimi i veprave penale dhe marrja e provave është i pamundur ose i vështirë për t’u kryer në mënyra të tjera.
3Dorëzimi i kontrolluar kryhet sipas kushteve të përcaktuara nga prokurori, i cili urdhëron kryerjen e tij me akt të arsyetuar, pasi sigurohet se autoritetet e huaja:
akanë dhënë pëlqimin që sendet e paligjshme apo të dyshimta të hyjnë, të kalojnë transit ose të dalin nga territori i tyre;
bgarantojnë mbikëqyrjen e vazhdueshme të hyrjes, kalimit transit ose daljes së sendeve nga territori i tyre.
4Urdhri i prokurorit që autorizon dorëzimin e kontrolluar duhet të përmbajë:
aemrin e të dyshuarit ose të pandehurit, nëse është i ditur;
bprovat që vërtetojnë natyrën e paligjshme të sendeve që duhet të hyjnë, kalojnë ose dalin nga territori i shtetit dhe mënyrat në të cilat do të kryhet kontrolli ose mbikëqyrja e tyre.
5Kur është rasti, urdhrit të prokurorit i bashkëlidhet akti që autorizon zëvendësimin e plotë ose të pjesshëm të sendeve të paligjshme dhe vendin ku vendosen kampionet e marra.
6Dorëzimi i kontrolluar ekzekutohet nga policia gjyqësore, nën mbikëqyrjen dhe kontrollin e prokurorit.