KODI I PROCEDURËS PENALE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË   |   7905

Neni 295: Identifikimi i personit ndaj të cilit zhvillohen hetime dhe i personave të tjerë

1Policia gjyqësore identifikon personin ndaj të cilit zhvillohen hetime dhe personat që mund të referojnë të dhëna të dobishme për rindërtimin e faktit.

2Për identifikimin e personit ndaj të cilit zhvillohen hetimet policia gjyqësore kryen të gjitha veprimet e nevojshme, duke përfshirë edhe rilevimet daktiloskopike, fotografike dhe antropometrike.

3Kur identifikimi përfshin marrjen e kampionëve biologjikë, policia gjyqësore procedon sipas nenit 201/a të këtij Kodi.

4Kur ai refuzon të identifikohet ose jep gjeneralitete apo dokumente identifikimi që dyshohet se janë të rreme, policia gjyqësore e shoqëron në zyrat e saj dhe e mban atje për aq kohë sa është e domosdoshme për identifikimin, por jo më tepër se dymbëdhjetë orë.

5Për shoqërimin dhe lirimin ose për çdo veprim të kryer sipas këtij neni vihet menjëherë në dijeni prokurori.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment