1Brenda afatit ligjor të përfundimit të hetimeve, prokurori vendos sipas paragrafit 6, të nenit 327, të këtij Kodi.
2Afati i përfundimit të hetimeve është tre muaj nga data në të cilën emri i personit që i atribuohet vepra penale është shënuar në regjistrin e njoftimit të veprave penale, dhe gjashtë muaj për veprat penale të parashikuara nga shkronjat “a” dhe “b”, të nenit 75/a, të këtij Kodi.