1Prokurori mund ta zgjasë afatin e hetimeve për një kohë deri në tre muaj. Në rastin e Prokurorisë së Posaçme ky afat është deri në gjashtë muaj.
2Zgjatje të mëtejshme, secila për një kohë jo më shumë se tre muaj, mund të bëhen nga prokurori në rastet e hetimeve komplekse ose të pamundësisë objektive për t’i përfunduar ato brenda afatit të zgjatur. Kohëzgjatja e hetimeve paraprake nuk mund të kalojë dy vjet. Tej afatit 2-vjeçar, për raste të akuzave për krim të organizuar dhe për krime që gjykohen me trup gjykues, afati i hetimit mund të zgjatet vetëm me miratim të Prokurorit të Përgjithshëm ose Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme deri në 1 vit, për çdo zgjatje jo më shumë se tre muaj, pa cenuar afatet e kohëzgjatjes së paraburgimit.
3Vendimi për zgjatjen e afatit të hetimeve u njoftohet të pandehurit dhe të viktimës.
4Provat e marra pas mbarimit të afatit nuk mund të përdoren.