1I pandehuri dhe viktima kanë të drejtë, brenda dhjetë ditëve nga njoftimi, të bëjnë ankim në gjykatën e rrethit kundër vendimit të prokurorit për zgjatjen e afatit të hetimeve.
2Ankimi shqyrtohet nga gjykata brenda dhjetë ditëve, duke u dëgjuar i pandehuri, mbrojtësi, viktima dhe prokurori.
3Kur ankimi pranohet dhe hetimet nuk duhet të vazhdojnë, gjykata urdhëron prokurorin që t’i përfundojë ato brenda një afati jo më të gjatë se 15 ditë.
3-1Kur ankimi pranohet, por hetimet duhet të vazhdojnë, gjykata urdhëron prokurorin t’i përfundojë ato brenda një afati të caktuar prej saj. Provat e marra brenda këtij afati janë të përdorshme.