KODI I PROCEDURËS PENALE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË   |   7905

Neni 329-a: Kërkesa për pushimin e akuzës ose çështjes

1Në përfundim të hetimeve paraprake, kur procedohet për krime dhe kur është njëri nga rastet e parashikuara nga paragrafi 1, i nenit 328, të këtij Kodi, prokurori i kërkon gjyqtarit të seancës paraprake pushimin e akuzës ose çështjes.

2Në rastet kur prokurori ka paraqitur kërkesë për dërgimin e çështjes në gjyq, kërkesa për pushimin e akuzës ose çështjes shqyrtohet bashkërisht me kërkesën për dërgimin e çështjes në gjyq.

3Kërkesës së prokurorit i bashkëlidhen aktet dhe provat që përmban fashikulli i hetimeve, duke përfshirë edhe aktet e kryera para gjyqtarit të hetimeve paraprake, si dhe provat materiale, përveç rastit kur ato ruhen në vend tjetër.

4Kërkesa i njoftohet të pandehurit, mbrojtësit të tij, viktimës ose trashëgimtarëve të saj kur identiteti dhe vendbanimi i tyre rezultojnë nga aktet e procedimit, si dhe personit që ka bërë kallëzim ose ankim. Ata kanë të drejtë të njihen me aktet dhe provat, si dhe të marrin kopje të tyre.

Përmbajtja

      1. Decentralizimi i institucionit të prokurorisë, pas ndryshimeve Kushtetuese të bëra me Ligjin nr. 76/2016 u shoqërua me nevojën e parashikimit të figurës së gjyqtarit të seancës paraprake për garantimin e kontrollit të veprimtarisë së prokurorit gjatë fazës së hetimeve paraprake dhe forcimin e gjykimit. Pikërisht neni 329/a i Kodit të Procedurës Penale parashikon figurën e re të gjyqtarit të seancës paraprake, si gjyqtari që kontrollon veprimet dhe vendimmarrjen e prokurorit mbi fatin e çështjes. Kjo figurë e re është vlerësuar e domosdoshme në kushtet e decentralizimit të institucionit të prokurorisë dhe, për pasojë, mungesën e një kontrolli hierarkik të punës së tij.
    • 2. Neni 329/a i K.Pr.Penale përcakton kërkesën e prokurorisë për pushimin e çështjes ose akuzë për krimet, gjykatën kompetente që të drejtë të shqyrtoj kërkesën, përmbajtjen e kërkesës së prokurorisë dhe subjekteve që u komunikohet kjo kërkesë.

      1. Neni 148/1 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë parashikon: “Prokuroria ushtron ndjekjen penale si dhe përfaqëson akuzën në gjyq në emër të shtetit”. Nga përmbajtja e kësaj dispozite rrjedh se ndjekja penale është detyrë ekskluzive e shtetit. Një nga funksionet kryesore të shtetit të së drejtës është respektimi i kuadrit normativ nëpërmjet sigurimit të një drejtësie penale funksionale. Përcaktimi sa më i saktë i detyrave që ka secili aktor në procesin penal është një nga kërkesat kryesore që duhet të plotësojë kuadri kushtetues dhe ligjor në një shtet të së drejtës. Ndjekja penale që zhvillohet mbi bazën e akuzës publike duhet të jetë e mbështetur në dispozita ligjore të përcaktuara saktë, me qëllim dhënien nga gjykata të një vendimi të drejtë, brenda një afati të arsyeshëm, duke garantuar mbrojtjen e individit nga arbitrariteti dhe shpërdorimi i pushtetit shtetëror. Ky detyrim i shtetit rrjedh nga fakti se ai është garanti i të drejtave dhe lirive themelore të individit dhe si i tillë duhet të parashikojë të gjithë mekanizmat e nevojshëm dhe procedurat konkrete për funksionimin e tyre, me qëllim dhënien e drejtësisë sipas kritereve të përcaktuara qartë dhe në mënyrë sa më të detajuar[1].

       

      1. Për këtë qëllim, ligjvënësi ka parashikuar ngritjen e një organi të posaçëm për ushtrimin e ndjekjes penale në shërbim të mbrojtjes së interesave të shtetit dhe të shoqërisë. Organi i prokurorisë është një nga mekanizmat e domosdoshëm që ndihmon në dhënien e drejtësisë penale. Ky organ i specializuar ka si funksion kryesor ushtrimin e ndjekjes penale në emër të shtetit dhe përfaqësimin e akuzës publike në gjyq. Ligji procedural penal parashikon të gjitha fazat e hetimit paraprak që duhet të kryhen nga prokuroria, me qëllim vënien para përgjegjësisë të personave që dyshohen si autorë të veprave penale. Me qëllim që prokurori të arrijë të ngrejë akuzë kundër këtyre subjekteve, ai duhet të mbledhë fakte dhe prova me anë të të cilave, në tërësinë e tyre, të mund të arrijë të provojë para gjykatës fajësinë e personit që akuzohet. Nisur nga parimi i ligjshmërisë, prokuroria është e detyruar të hetojë me hollësi dhe të mbledhë prova, nëse ka, kundër çdo të dyshuari.[2]Përballë këtij parimi qëndron ai i oportunitetit, sipas të cilit i takon vetë prokurorit të vendosë se cilat çështje duhet të hetojë dhe sipas cilës rradhitje ose prioriteti. Akuza është procedimi penal i një personi, ndaj të cilit bien dyshime si autor i kryerjes së një vepre penale, të parashikuar si të tillë nga legjislacioni penal[3]. Ngritja e akuzës publike nga prokurori konsiderohet si hapi i parë i ndjekjes penale të personit të dyshuar.

       

      1. Për të garantuar jo vetëm qenien aktive të organit të prokurorisë në ndjekjen penale dhe dënimin e personave të dyshuar si autorë të veprave penale, por edhe respektimin e të drejtave dhe lirive të individëve ndaj të cilëve ngrihet akuza ose janë dëmtuar si pasojë e veprës penale konkrete, ligjvënësi ka parashikuar në disa dispozita të K.Pr.Penale mundësinë që palët në proces për çdo veprim që ata mendojnë se cenojnë të drejtat dhe liritë e tyre t’i drejtohen drejtpërdrejt gjykatës për kontroll.[4] Në këtë frymë, neni 278 i K.Pr.Penale parashikon se gjatë hetimeve paraprake për rastet e parashikuara nga ligji mbi kërkesën e prokurorit, të pandehurit dhe të viktimës vendos gjykata. Kjo dispozitë është miratuar nga ligjvënësi në vitin 2002, në kuadër të një koordinimi sa më të mirë të dispozitave që u japin palëve gjatë procesit të hetimeve paraprake disa të drejta procedurale. Më tej, në dispozitat e tjera të K.Pr.Penale, janë specifikuar disa nga rastet kur lejohet ankimi gjyqësor i vendimeve të prokurorit gjatë hetimeve paraprake.

       

      1. Gjithashtu, në nenin 291 dhe 329 të K.Pr.Penale, është parashikuar e drejta e kontrollit gjyqësor ndaj vendimit të prokurorit për mosfillimin dhe pushimin e procedimit penal gjatë fazës së hetimeve paraprake. Ky kontroll ushtrohet në funksion të parimit të ligjshmërisë së procedimit penal dhe të garantimit të të drejtave të palëve të përfshira në të.[5] Sipas jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese, kjo e drejtë për të kundërshtuar veprimet e prokurorit në rrugë gjyqësore, pra për t’iu drejtuar një autoriteti të pavarur dhe paanshëm, është në përputhje edhe me standartet e vendosura nga neni 42 i Kushtetutës. Në parim, ligjvënësi ia ka nënshtruar të gjitha veprimet hetimore paraprake kontrollit gjyqësor. Praktika njeh dy mënyra për ushtrimin e këtij kontrolli: ose nëpërmjet gjykatës së themelit ose nëpërmjet gjyqtarit hetues, i cili, në legjislacionet e disa vendeve, është organi kompetent për të kontrolluar të gjitha veprimet hetimore paraprake para se çështja t’i kalojë për gjykim gjykatës kompetente.Në fund është gjykata që ka të drejtë të shprehet për të gjitha veprimet hetimore përfshirë edhe vendimin e pushimit të çështjes.Gjykata gjatë shqyrtimit të këtij vendimi duhet të konstatojë, nëse prokurori e ka pushuar çështjen në zbatim të ligjit dhe mbështetur në prova dhe argumente të mjaftueshme apo jo, ose nëse prokurori realisht i ka bërë të gjitha përpjekjet për të zbuluar faktin, pavarësisht përfundimit ku ka arritur.[6]
      2. Në kuadrin e reformës në drejtësi penale, lindi nevoja e harmonizimit të K.Pr.Penale me amendamentet Kushtetuese[7] dhe ligjet e tjera të miratuara nga Kuvendi i Shqipërisë, në kuadër të Reformës në Drejtësi në fushën penale, si: Ligji “Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, si dhe ligjet e tjera që janë pjesë e paketës ligjore të reformës në drejtësi. Ndodhur në këto kushte, me Ligjin Nr. 35 të vitit 2017 u bën ndryshimet në K.Pr.Penale, të cilat hynë në fuqi më datën 1 Gusht 2017. Në mënyrë të veçantë, janë reflektuar në K.Pr.Penale ndryshimet e reja kushtetuese dhe ligjore që lidhen me: a) Kompetencën lëndore të Prokurorisë së Posaçme dhe Gjykatës për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (neni 75/a) dhe rregullimin e marrëdhënieve mes Prokurorisë së Posaçme dhe prokurorisë së juridiksionit të përgjithshëm (neni 28 dhe 29 K.Pr.Penale); b) Pavarësinë hierarkike të prokurorit të çështjes (shfuqizuar paragrafët 4 dhe 5 të nenit 24 dhe neni 305 K.Pr.Penale. mbi marrjen përsipër të hetimeve); c) Parashikimi i figurës së gjyqtarit të seancës paraprake. Kështu, në relacionin dhe raportin e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut që shoqëroi miratimin e Ligjit Nr. 35/2017 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin Nr. 7905, datë 21.03.1995, “Kodi i Procedurës Penale i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, lidhur me gjyqtarin e seancës paraprake thuhet shprehimisht: “…decentralizimi i institucionit të prokurorisë, u shoqërua me nevojën e parashikimit të figurës së gjyqtarit të seancës paraprake për garantimin e kontrollit të veprimtarisë së prokurorit gjatë fazës së hetimeve paraprake dhe forcimin e gjykimit. Projektligji parashikon figurën e re të gjyqtarit të seancës paraprake, si gjyqtari që kontrollon veprimet dhe vendimmarrjen e prokurorit mbi fatin e çështjes. Përveç shqyrtimit të ankimit ndaj vendimit të prokurorit për pushimin e çështjes, për dënimet me kundravajtje, gjyqtari i seancës paraprake ka për detyrë të kontrollojë nëse kërkesa e prokurorit për dërgimin e çështjes në gjyq është e bazuar në prova dhe ligj si nga pikëpamja e mjaftueshmërisë së provave, ashtu edhe nga pikëpamja e përdorshmërisë së tyre dhe vlefshmërisë së akteve. Kjo figurë e re është vlerësuar e domosdoshme në kushtet e decentralizimit të institucionit të prokurorisë dhe, për pasojë, mungesën e një kontrolli hierarkik të punës së tij……..Qëllimi kryesor i parashikimit të kësaj figure për kontrollin e veprimeve të prokurorit gjatë fazës së hetimeve paraprake dhe forcimi i fazës së hetimit, si faza më e dobët e procesit penal edhe përpara decentralizimit të prokurorisë, realizohet nëpërmjet kompetencave konkrete që i janë lënë këtij gjyqtari.”
      3. Në paragrafin e parë të nenit 329/a të K.Pr.Penale është parashikuar se në përfundim të hetimeve paraprake, kur procedohet për krime dhe kur është njëri nga rastet e parashikuara nga paragrafi 1, i nenit 328, të këtij Kodi, prokurori i kërkon gjyqtarit të seancës paraprake pushimin e akuzës ose çështjes.Nga përmbajtja e kësaj dispozite rezulton se, prokuroria legjitimohet t’i drejtohet gjyqtarit të seancës paraprake me kërkesë për pushim vetëm kur procedohet për krime. Veprat penale ndahen në krime dhe në kundërvajtje penale. Dallimi i tyre bëhet në çdo rast në dispozitat e pjesës së posaçme të këtij Kodi.[8]
        • Në praktikën gjyqësore ka pasur raste që prokuroria edhe për kundërvatje penale ka paraqitur kërkesë përpara gjyqtarit të seancës paraprake për pushimin e çështjes. Në këtë rast shtrohet për diskutim se kush do të jetë vendimarrja e gjyqtarit të seancës paraprake. Nga praktika gjyqësore rezulton se ka pasur raste që është pranuar kërkesa për pushimin e akuzës edhe për kundërvajtje penale dhe në disa raste është disponuar thjesht me kthimin e akteve prokurorisë sipas nenit 329 të K.Pr.Penale duke cituar në arsyetim që nuk është kompetenc e gjyqtarit të seancës paraprake për të disponuar për pushimin e çështjeve për kundërvatje penale. Mendojmë se, zgjidhja më e sakte në këtë rastë do të ishte nxjerrja e çështjes jashtë juridiksionit dhe dërgimin përsëri të akteve pranë prokurorisë e cila ka për kompetencë fuksionale të disponojë për pushimin çështjes ose akuzës për kundërvatjet penale sipas nenit 329 të K.Pr.Penale. Kjo zgjidhje parashikohet në nenin 72 të K.Pr.Penale nën titullin “Mungesa e juridiksionit” ku parashikohet shprehimisht se: Mungesa e juridiksionit ngrihet, edhe kryesisht, në çdo gjendje dhe shkallë të gjykimit. Gjykata jep vendim dhe urdhëron, kur është rasti, dërgimin e akteve organit kompetent.”.
        • Të njëjtin qëndrim ka mbajtur dhe Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë[9] në një rast të ngjashëm, ku ndër të tjera arsyeton se: [...]
      1. Parashtrimi i prokurorisë se në lidhje me shuarjen e dënimit vendos gjykata nuk është i saktë, pasi ngatërrohet koncepti i shuarjes së dënimit me përjashtimin nga dënimi si rezultat i zbatimit të ligjit të amnistisë. Kolegji e gjen të drejtë përfundimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier se objekti i kërkesës lidhet me aplikimin e ligjit të amnistisë, pra nuk jemi para rastit të shuarjes së dënimit sikurse parashikohet nga neni 480 i K.Pr.Penale, por përpara përjashtimit, sikundër neni 71 i Kodit Penal parashikon. Në rastet e aplikimit të amnistisë, organi kompetent e përjashton të dënuarin nga vuajtja e dënimit sipas rastit dhe nuk shuan dënimin. Kolegji çmon se organi kompetent në rastin konkret është prokuroria.
      2. Për më tepër, Kolegji vë në dukje se në lidhje me këtë çështje ai është shprehur dhe ka mbajtur qëndrim edhe më parë, ndër të tjera, në vendimin nr. 469, datë 11.12.2020, të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. Vendimet e Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë janë të detyrueshme për t’u zbatuar, referuar nenit 438/4 e K.Pr.Penale qe parashikon: “Vendimi i Kolegjit Penal dhe kolegjeve të bashkuara është i detyrueshëm për gjykatat në gjykimin e çështjeve të ngjashme.”.
      3. Sa më sipër, Kolegji çmon që juridiksioni në lidhje me aplikimin e ligjit nr. 5/2020, “Për dhënie amnistie”, për të dënuarin Jetnor Sula i përket prokurorisë dhe duhet vendosur lënia në fuqi të vendimit nr. 62-2020-1643 (633), datë 01.06.2020,të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier për nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor.[...]
      1. Në paragrafin 2 dhe 3 të nenit 329/a të K.Pr.Penale është parashikuar se në rastet kur prokurori ka paraqitur kërkesë për dërgimin e çështjes në gjyq, kërkesa për pushimin e akuzës ose çështjes shqyrtohet bashkërisht me kërkesën për dërgimin e çështjes në gjyq. Kërkesës së prokurorit i bashkëlidhen aktet dhe provat që përmban fashikulli i hetimeve, duke përfshirë edhe aktet e kryera para gjyqtarit të hetimeve paraprake, si dhe provat materiale, përveç rastit kur ato ruhen në vend tjetër. Me Ligjin 41/2021 “PërdisashtesadhendryshimenëLigjinNr. 7905, datë 21.3.1995, “KodiiProcedurësPenaleiRepublikëssëShqipërisë”, tëndryshuar”,[10]janëbërëndryshimelidhur me disponimet e gjyqtarittëseancësparaprake. Kështu, me ndryshimetqëjanëbërënënenin 332/dhpika 1, shkronja “c”iK.Pr.Penalenëntitullin “Vendimi i gjyqtarit të seancës paraprake” parashikohet se: “1. Pasi dëgjon diskutimet e palëve, gjykata vendos: a) pranimin e kërkesës së prokurorit dhe dërgimin e çështjes në gjyq, kur çmon se ka prova të mjaftueshme në mbështetje të akuzës; b) vijimin e gjykimitnga e njëjtagjykatëkurpalëtparaqesinmarrëveshjembikushtet e pranimittëfajësisëdhecaktimin e dënimit; c) tëftojëpalëttëparaqesindiskutimetpërfundimtarekuripandehurikakërkuargjykimin e shkurtuar, pasikryenverifikiminmbigjendjen e akteve, sipasparashikimevetënenit 332/c tëkëtijKodi.Palëtkanëtëdrejtëtëkërkojnënjëafatpërt’upërgatitur, jo mëtëgjatë se 15 ditë...”. Nga përmbajtja e kësaj dispozite rezulton se nëse paraqitet nga i pandehuri kërkesë për të procedura me gjykim të shkurtuar, gjyqtari i seancës paraprake mund të disponon në këto mënyra: Së pari, nëse hetimet janë të plotë dhe çështja mund të zgjidhet në gjendjen që janë aktet pranon kërkesën për gjykim të shkurtuar sipas nenit 405 pika 6 të K.Pr.Penale.[11]Së dyti, nëse hetimet nuk janë të plota lidhur me akuzën për të cilën kërkohet dërgimi në gjykim, gjyqtari i seancës paraprake duhet të disponoj me plotësimin e hetimeve në respektim të nenit 332/ç të K.Pr.Penale. Nëse pas plotësimit të hetimeve, përsëri i pandehuri kërkon që të procedohet me gjykim të shkurtuar për një vepër penale për të cilën nuk parashikohet dënimi me burgim të përjetshëm, gjyqtari vendos të pranoj kërkesën për gjykim të shkurtuar dhe fton palët në diskutimet përfundimtare.
        • Sipas kuadrit ligjor nëse kërkohet gjykim i shkurtuar dhe plotësohen kushtet ligjore për pranimin e saj, gjyqtari i seancës paraprake nuk merrë vendim për dërgimin e çështjes për gjykim. Në këtë rast, gjyqtari i seancës paraprake shndërohet në gjyqtar themeli dhe ushtron të gjitha kompetencat e tij. Pra, për këtë vendimmarrje nuk mund të konsiderohet më gjyqtar i seancës paraprake. Në këtë përfundim arrihet duke iu referuar nenit 406 pika 4 të K.Pr.Penale, nën titullin “Vendimi” ku parashikohet shprehimisht se: “... Respektohet për aq sa janë të pajtueshme dispozitat e kreut III të këtij titulli.”.Pra, nëse pranohet kërkesa për gjykim të shkurtuar, gjykata në marrjen e vendimit përfundimtar nuk mbështetet në Kreun “PËRFUNDIMI I HETIMEVE”, ku bën pjesë dhe seanca paraprake, por mbështetet në Kreun III “VENDIMI”, nenet 379-399 të K.Pr.Penale, që bën fjalë për marrjen e vendimit nga gjyqtari i themelit. Mbështetur në nenet 387[12] nën titullin “Vendimi i pushimit të çështjes”, 388[13] nën titullin “Vendimi i pafajësisë” dhe 390[14]Dënimi i të pandehurit” gjyqtari i themelit mund të marri vetëm tre vendime për akuzën që ka ngritur prokuroria në ngarkim të të pandehurit/ve, të cilat janë: i) pushimi i çështjes vetëm në rastet specifike të parashikuara nga neni 387 i K.Pr.Penale; ii) vendim pafajësie dhe iii) vendim dënimi. Pra, kur kalohet në diskutimet përfundimtare gjyqtari nuk mund të shqyrtojë kërkesa të tjera si kërkesa për pushim të çështjes ose akuzës për të njëjtin të pandehur, pasi gjyqtari i themelit mund të marri vetëm vendim sipas nenit 387, 388 dhe 390 të K.Pr.Penale, për rrjedhojë në kuptim të nenit 406 pika 4 të K.Pr.Penale nuk mund të disponoj sipas nenit 332/dh gërma “a” dhe “ç” të K.Pr.Penale.
        • Ndodhur në këto kushte, nëse pranohet kërkesa për gjykim të shkurtuar për akuzën që ka ngritur prokuroria lidhur me kërkesën për pushim të çështjes ose akuzës për të njëjtin procedim, gjyqtari i seancës paraprake me pranimin e kërkesës për gjykim të shkurtuar duhet të disponojë me ndarjen e çështjes, duke veçuar kërkesën për pushim. Kjo për këto arsye:
        • Së pari, kur pranohet kërkesa për gjykim të shkurtuar prezumohet që hetimi gjyqësore është i plotë, ndërkohë që për kërkesën e prokurorisë për pushimin e çështjes ose akuzës gjyqtari i seancës paraprake mund të disponoj ndër të tjera në këtë mënyrë: i) kthimin e akteve prokurorit dhe vazhdimin e hetimeve, kur çmon se ato janë të paplota, duke përcaktuar drejtimet e thellimit të tyre dhe, kur është rasti, edhe veprimet që duhet të kryhen, si dhe cakton afatin brenda të cilit hetimet duhet të përfundojnë;ii) kthimin e akteve prokurorit, duke e urdhëruar që të formulojë akuzë dhe të paraqesë kërkesë për gjykimin e çështjes, kur çmon se hetimet janë të plota dhe rezulton se ka prova të mjaftueshme për të mbështetur akuzën në gjyq. Pra, gjyqtari i seancës paraprake mund të udhëroj që të kryhen hetime të tjera apo të formulohet akuzë. Në këto raste, gjykata është e detyruar të bëjë ndarjen e çështjes sipas neni 93 pika 1, gërma “ç”, nën titullin “Ndarja e çështjeve” ku parashikohet shprehimisht se: Ndarja e çështjeve vendoset, edhe kryesisht, vetëm kur nuk dëmtohet vërtetimi i fakteve, në këto raste:...ç) kur për një a më shumë të pandehur ose për një a më shumë akuza hetimi gjyqësor është i plotë, kurse për të pandehurit e tjerë ose për akuzat e tjera është e nevojshme të kryhen veprime të tjera, me përjashtim të rastit kur akuza është ngritur për kryerjen e veprës penale në bashkëpunim.”.
        • Së dyti, kur kalohet në diskutimet përfundimtare gjyqtari nuk mund të shqyrtojë kërkesa të tjera si kërkesa për pushim të çështjes ose akuzës për të njëjtin të pandehur, pasi gjyqtari i themelit mund të marri vetëm vendim sipas nenit 387, 388 dhe 390 të K.Pr.Penale, për rrjedhojë në kuptim të nenit 406 pika 4 të K.Pr.Penale nuk mund të disponojë sipas nenit 332/dh gërma “a” dhe “ç” të K.Pr.Penale. Në këtë përfundim arrihet edhe nga interpretimi logjik i togëfjalëshit “...., kërkesa për pushimin e akuzës ose çështjes shqyrtohet bashkërisht me kërkesën për dërgimin e çështjes në gjyq.”, parashikuar nga neni 329/a pika 2 e K.Pr.Penale. Kështu, vetëm nëse gjyqtari i seancës paraprake do të jetë në kushtet e disponimit të dërgimit në gjyq sipas nenit 332/dh pika 1, gërma “a” të K.Pr.Penale mund të shqyrtojë bashkërisht edhe kërkesën për pushim e akuzës ose çështjes. Kjo për faktin pasi kur pranohet kërkesa për gjykim të shkurtuar, nuk disponohet për dërgimin e çështje për gjykim, por gjyqtari i seancës paraprake sikurse u theksua më lartë shndërohet në gjyqtar themeli dhe disponon me vendim përfundimtar sipas rastit duke u mbështetur në nenet 387, 388 ose 390 të K.Pr.Penale. Pra, nëse gjyqtari që pranon kërkesën për gjykim të shkurtuar do të shqyrtonte në të njëjtin gjykim edhe kërkesën për pushimin e akuzës ose çështjes do të cenonte nenin 128/a pika 1, gërma “a” të K.Pr.Penale, pasi nuk mund të konsiderohet “gjykat e krijuar me ligj”. Kjo e bën të detyrueshme ndarjen e çështjes.
        • Së treti, shqyrtimi i gjykimit me procedurën e gjykimit të shkurtuar dhe shqyrtimi i kërkesën për pushimin e akuzës ose çështjes janë dy procedura gjykimi të ndryshme, që parashikojnë rregulla të veçanta. Kjo për faktin pasi kërkesa për pushim shqyrtohet vetëm nëse nga i pandehurit kërkohet të procedohet me procedurëne gjykimit të zakonshëm ose akuza është e tillë që parashikon dënim me burgim të përjetshmë, për të cilën nuk lejohet gjykimi i shkurtuar.[15] Ndodhur në këto kushte, Gjykata çmon se duhet t’i referohemi në mënyrë orientuese 2, datë 29.01.2003, tëKolegjevetëBashkuaratëGjykatëssëLartë, kuthuhetshprehimisht se: “Kolegjet e BashkuaratëGjykatëssëLartë, dukeunifikuarpraktikengjyqesorearrijnënëpërfundimin se nënjëgjykim me disatëpandehurnukmundtëprocedohetpërdisa me gjykimtëposacëmdhepërtëtjerët me gjykimtëzakonshëm. Vetëmnërastinkurnëkushtet e nenit 93 tëK.Pr.P., vendosetndarja e çështjes, mundtëlejohetgjykimi i shkurtuarpërtëpandehuritqë e kanëkërkuarnjëgjykimtë tille dheçështjatëveçohetpërtëpandehurit e tjerëqëkërkojnëgjykimin e zakonshëm. Ështëkonceptualisht e gabuarkurgjykimi i shkurtuaraplikohetvetëm si përfitimpërtëpandehurin, pavarësishtngafakti se ështëproceduar me gjykimtëzakonshëm.”.
      2. Duhet theksuar se kërkesa e prokurorisë për pushimin çështjes ose akuzës sipas nenit 329/a i K.Pr.Penale shqyrtohet nga i njëjti gjyqtari i seancës paraprake që ka shqytruar të njëjtën kërkese më herët apo nësë ka shqyrtuar më herët ndonjë kërkesë për të njëjtin procedim. Këtë qëndrim ka mbajtur dhe Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë[16] i cili në një prej vendimeve të tij ndër të tjera arsyeton: “ Pretendimi e gjyqtarespërmoskompetencën e saj duke u referuarnënenin 15 tëKodittëProcedurësPenalenukqëndron, pasiparagrafiidytë (fjalia e dytë) trajtonrastet e papajtueshmërisë midis gjyqtaritqëshqyrtonkërkesat e palëvegjatëhetimeveparaprake (masa sigurimi, deklarimikje, zgjatjeafatihetimietj) me gjyqtarin e seancësparaprake, icilishqyrtonndërmjettëtjerashkërkesën e prokuroritpërpushimin e çështjes, sinërastinobjektshqyrtimi. Pra, nukndalonshqyrtiminpërherëtëdytëtëçështjesnëseancëparaprake, nukndalontënjëjtingjyqtartëshqyrtojëtënjëjtënçështjenëseancëparaprakekurajovjenpërsëri me kërkesëngaprokurori….14. Sa sipër, vlentëmbahetparasyshngaana e gjyqtarëvegjatëveprimtarisësëtyre, se gjyqtariiseancësparaprakenukkaasnjëpengesëpërtëshqyrtuarmëshumë se njëherëkërkesën e prokuroritpërpushimin e akuzës/çështjesedhekurkavendosurmëparëkthimin e akteveprokurorisëapoedhekurgjykata e apelitkaprishurvendimin e tijdhekakthyeraktetprokurorisë.”.Vetëm në rast pamundësie absolute të shqyrtimit kërkesës nga i njëjti gjyqtar i seancës paraprake,kërkesa duhet të hidhet në short për t’u shqyrtuar nga një gjyqtar tjetër i seancës paraprake.

         Në paragrafin 4 të nenit 329/a të K.Pr.Penale është parashikuar se kërkesa i njoftohet të pandehurit, mbrojtësit të tij, viktimës ose trashëgimtarëve të saj kur identiteti dhe vendbanimi i tyre rezultojnë nga aktet e procedimit, si dhe personit që ka bërë kallëzim ose ankim. Ata kanë të drejtë të njihen me aktet dhe provat, si dhe të marrin kopje të tyre. Kjo dispozitë duhet parë në unitet me nenin 327 të K.Pr.Penale, ku parashikohet se, brenda afatit të parashikuar nga neni 324, i këtij Kodi, prokurori njofton mbi përfundimin e hetimeve paraprake të pandehurin, mbrojtësin e tij, si dhe viktimën ose trashëgimtarët e saj, kur identiteti dhe vendbanimi i tyre rezultojnë nga aktet e procedimi. Njoftimi përmban përshkrimin e përmbledhur të faktit penal për të cilin procedohet, kohën dhe vendin e kryerjes, cilësimin juridik, lajmërimin për depozitimin e akteve në sekretari dhe të drejtën për t’u njohur me aktet dhe për të marrë kopje. I pandehuri njoftohet gjithashtu, se ka të drejtë që brenda dhjetë ditëve të paraqesë memorie e dokumente, t’i kërkojë prokurorit kryerjen e hetimeve shtesë, të bëjë deklarime apo të kërkojë që të merret në pyetje. Kur i pandehuri kërkon të pyetet, prokurori është i detyruar të procedojë me pyetjen e tij. Kur prokurori pranon kërkesën e të pandehurit për të kryer hetime shtesë, ato duhet të përfundojnë brenda tridhjetë ditëve nga paraqitja e kërkesës. Ky afat mund të zgjatet vetëm njëherë dhe jo më shumë se dy muaj dhe në çdo rast pa kaluar afatin tërësor të hetimit. Kur nuk e pranon kërkesën e të pandehurit, prokurori merr vendim të arsyetuar, sipas paragrafit 2, të nenit 110, të këtij Kodi.

       

      • Nga përmbajtja e kësaj dispozite rezulton se mosnjoftimi i kërkesës për pushim të pandehurit, mbrojtësit të tij, viktimës ose trashëgimtarëve të saj kur identiteti dhe vendbanimi i tyre rezultojnë nga aktet e procedimit, si dhe personit që ka bërë kallëzim ose ankim, nuk shoqërohet me ndonjë pasojë pavlefshmërie sikurse parashikohet për kërkesën për dërgimin e çështjes për gjykim në nenin 331 pika 2 të K.Pr.Penale nën titullin “Kërkesa për dërgimin e çështjes në gjyq”ku parashikohet shprehimisht se: “2. Kërkesa për dërgimin e çështjes në gjyq është e pavlefshme kur nuk respektohen përcaktimet e paragrafëve 2, 3 dhe 4, të nenit 327, të këtij Kodi.”.

       

       

      [1]Peter Badura, Staatsrecht (1996) fq. 597.

      [2]ShikoVendiminNr. 3, datë 06.02.2008 tëGjykatësKushtetuese.

      [3]Barron’s Laë Dictionary, Fifth Edition, fq. 8.

      [4]Shiho Vendimin Nr.14, datë 16.07.2008 të Gjykatës Kushtetuese.

      [5]Shiko Vendimet Nr. 7, datë 16.01.2013 dheNr. 196, datë 04.07.2012 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.

      [6]Shiko Vendimin Nr. 5, datë 06.03.2009 të Gjykatës Kushtetuese.

      [7] Përpara ndryshime të bëra Kushtetutës me Ligjin Nr. 76 të vitit 2016, në nenin 148 të saj parashikohej shprehimisht se: “1. Prokuroria ushtron ndjekjen penale, si dhe përfaqëson akuzën në gjyq në emër të shtetit. Prokuroria kryen edhe detyra të tjera të caktuara me ligj. 2. Prokurorët janë të organizuar dhe funksionojnë pranë sistemit gjyqësor si një organ i centralizuar. 3. Në ushtrimin e kompetencave të tyre prokurorët u nënshtrohen Kushtetutës dhe ligjeve.”. Pra, sipas kësaj dispozite kushtetuese prokuroria funksiononte në mënyrë të centralizuar. Ndërkohë me ndryshimetqëibënënenit 148 me meLigjinNr. 76 tëvitit 2016, parashikohetshprehimisht se: “1. Prokuroriaushtronndjekjenpenale, sidhepërfaqësonakuzënnëgjyqnëemërtështetit. Prokuroriakryenedhedetyratëtjeratëcaktuara me ligj. 2. Prokuroriaështë organ ipavarurqëgarantonmbarëvajtjen, kontrollin e veprimevetësajdherespektonpavarësinë e brendshmetëprokurorëvepërhetimindhendjekjenpenale, sipasligjit.  3. Prokuroriaështëorganizuardhefunksiononpranësistemitgjyqësor. 4. Prokuroria e PosaçmedheNjësia e PosaçmeHetimorepërndjekjenpenaledhehetimin e vepravepenaletëkorrupsionit, krimittëorganizuardheçështjevepenalesipasnenit 135, paragrafi 2, tëKushtetutësjanëtëpavarurangaProkuroriiPërgjithshëm. Njësia e PosaçmeHetimoreështënëvarësitëProkurorisësëPosaçme.”. Nga përmbajtja e kësajdispoziterezulton se prokuroriatashmënukështëmë organ icentralizuarpornjë organ idecentralizuardheprokurorëtjanëtëpavaruarnëhetimindhendjekjenpenale.

      [8]Shikonenin 1 tëKodit Penal tëRepublikëssëShqipërisë.

      [9]Shih vendimin Nr. 296, datë 11.05.2021 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.

      [10]KyligjështëbotuarnëFletorenZyrtareNr. 71, datë 14 maj 2021. Kyligjkahyrënëfuqimëdatë 29.05.2021.

      [11]Në nenin 405 të K.Pr.Penale, nën titullin “Seanca e gjykimit të shkurtuar” parashikohet shprehimisht: 6. Pasi dëgjon parashtrimin e prokurorit, në të njëjtën seancë gjykata vendos pranimin e kërkesës për gjykimin e shkurtuar kur çmon se çështja mund të zgjidhet në gjendjen që janë aktet. Në të kundërtën refuzon kërkesën dhe vazhdon me gjykim të zakonshëm. Kundër vendimit lejohet ankim sëbashku me vendimin përfundimtar.

      [12]Nënenin 387 tëK.Pr.Penaleparashikohetshprehimisht se: 1. Kur ndjekja penale nuk duhet të fillonte ose nuk duhet të vazhdojë, sipas rasteve të parashikuara në shkronjat“c”, “ç”, “e” dhe “ë”, të paragrafit 1, të nenit 328, të këtij Kodi, ose kur vepra penale është shuar dhe i pandehuri nuk pretendon pafajësi, gjykata vendos pushimin e çështjes, duke treguar edhe shkakun. 2. Shfuqizohet.”.

      [13]Nënenin 388 tëK.Pr.Penaleparashikohetshprehimisht se: 1. Gjykata merr vendim pafajësie kur: a) fakti nuk ekziston ose nuk provohet se ekziston; b) fakti nuk përbën vepër penale; c) fakti nuk parashikohet nga ligji si vepër penale; ç) vepra penale është kryer nga një person që nuk mund të akuzohet ose të dënohet; d) nuk provohet që i pandehuri e ka kryer veprën që akuzohet; e) fakti është kryer në prani të një shkaku të përligjur ose të një shkaku padënueshmërie, si dhe kur ekziston dyshimi për qënien e tyre.”.

      [14]Në nenin 390 të K.Pr.Penale parashikohet shprehimisht se: “1. Kur fajësia e të pandehurit provohet përtej çdo dyshimi të arsyeshëm, gjykata jep vendim dënimi, duke caktuar llojin dhe masën e dënimit. 2. Gjykata nuk mund të bazojë vendimin e fajësisë vetëm mbi deklarimet e bëra nga personi, i cili, me vullnetin e tij, nuk ka pranuar të pyetet nga i pandehuri ose nga mbrojtësi i tij në asnjërën nga fazat e procedimit. 3. Gjykata nuk mund të bazojë vendimin e fajësisë vetëm ose kryesisht në deklarimet e bashkëtëpandehurit, apo dëshmitë e marra nëpërmjet teknikave të veçanta për fshehjen e identitetit të dëshmitarit, sipas nenit 361/b të këtij Kodi. 4. Kur i pandehuri ka kryer disa vepra penale, gjykata cakton dënimin për secilën prej tyre dhe zbaton normat mbi bashkimin e veprave penale dhe të dënimeve.”.

      [15]Shikonenin 403 pika 2 tëK.Pr.Penale.

      [16]ShikovendiminNr. 144, datë 29.05.2020tëKolegjit Penal tëGjykatëssëLartë.

    •  Kodi aktual i Procedurës Penale u miratua në vitin 1995. Neni 329/a është shtuarme Ligjin Nr. 35/2017.

    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  •  Raporti shpjegues për “Kodin e Procedurës Penale në Republikën e Shqipërisë”, https://www.parlament.al/wp-content/uploads/2017/01/RELACION-SHTESA-E-NDRYSHIME-7905-KODI-I-PROCEDURES-PENALE-Resized.pdf .

     

     

  • Kushtetuta:

     

    Ligji:

    1. Neni 58,328, 329, 329/a, 329/b dhe 332/dh i Ligjit Nr..7905, datë 21.3.1995 (i ndryshuar) Kodi i Procedurës Penale i Republikës së Shqipërisë;
  • Asnjë koment
  • A.    Vendime të Gjykatës Kushtetuese

    15.VendimiNr. 3, datë 06.02.2008 iGjykatësKushtetuese.

    16.Vendimi Nr.14, datë 16.07.2008 i Gjykatës Kushtetuese.

    17.Vendimi Nr. 5, datë 06.03.2009 i Gjykatës Kushtetuese.

     

    B.  Vendime të Gjykatës së Lartë

     

    18.VendimiUnifikuesNr. 2, datë 29.01.2003 iKolegjevetëBashkuaratëGjykatëssëLartë.

    1. 19. VendimiNr. 196, datë 04.07.2012 iKolegjit Penal tëGjykatëssëLartë.
    2. Vendimi Nr. 7. datë 16.01.2013 i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.

    22.VendimiNr. 144, datë 29.05.2020 iKolegjit Penal tëGjykatëssëLartë.

    23.Vendimi Nr.296, datë 11.05.2021 i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.

     

  • 24.Halim Islami, ArtanHoxhadheIlir Panda, KomentariiProcedurësPenale, Tiranë 2012.

    25.LediBianku, Jurisprudenca e GjykatëssëStrazburgut, BotimiiKatërt, Tiranë 2017.

    26.LediBianku “Jurisprudenca e GjykatëssëStrasburgut”,Tiranë, Sh.B. “Edlora”, 2007

    27.BashkimHysenidheAfrim Shala, “DoracakuiGjyqtarëvepërProcedurënPenale”.

    28.Prof.dr. sc. EjupSahiti/Prof. dr. sc. RexhepMurati /Mr. XhevdetElshani, KomentariKodittëProcedurësPenaletëKosovës.

     

     

  • Asnjë koment
Erjon Bani
Erjon Bani