1Brenda pesë ditëve nga depozitimi i kërkesës për dërgimin e çështjes në gjyq, gjyqtari i seancës paraprake cakton datën e zhvillimit të saj. Në rastet kur i pandehuri nuk ka zgjedhur mbrojtës, zbatohen rregullat e nenit 49 të këtij Kodi.
2Nga data e depozitimit të kërkesës për dërgimin e çështjes në gjyq, deri në datën e seancës nuk duhet të kalojë një afat më i gjatë se 10 ditë.
3Gjykata vendos mbi kërkesën për dërgimin e çështjes në gjyq brenda 30 ditëve nga data e depozitimit të saj.