1Kur çmon se hetimet paraprake nuk janë të plota, gjykata urdhëron plotësimin e tyre, duke përcaktuar drejtimin dhe, kur është rasti, edhe aktet që duhet të kryhen. Kur konstaton akte të pavlefshme ose prova të papërdorshme, gjykata i deklaron ato me vendim dhe, kur është e mundur, urdhëron përsëritjen e tyre. Gjykata cakton afatin brenda të cilit hetimet duhet të përfundojnë dhe datën e seancës së re.
2Vendimi i njoftohet drejtuesit të prokurorisë.