1Vendimi për dërgimin e çështjes në gjyq përmban:
agjenealitetet e të pandehurit dhe të dhëna të tjera personale që vlejnë për identifikimin e tij, si dhe gjenealitetet e palëve private dhe të mbrojtësve të tyre;
bgjenealitetet e viktimës, në rast se rezulton e identifikuar;
cparashtrimin e faktit penal dhe rrethanave të tij, duke treguar dispozitat përkatëse të ligjit;
çburimet e provës dhe faktet që ato u referohen;
ddispozitivin, duke treguar dhe gjykatën kompetente për gjykimin e çështjes;
dhpërcaktimin e adresës së të pandehurit, viktimës ose trashëgimtarët e tij dhe palëve të tjera në proces, për efekt të njoftimeve të mëtejshme;
edatën dhe nënshkrimin e gjyqtarit dhe të sekretarit të seancës gjyqësore.
2Vendimi është i pavlefshëm kur i pandehuri nuk identifikohet me saktësi, ose kur mungojnë ose janë të pamjaftueshme kërkesat e parashikuara në shkronjën ācā, pika 1, të këtij neni.