1Gjyqtari i seancës paraprake njofton të pandehurin dhe viktimën ose trashëgimtarët e saj, kur identiteti dhe vendbanimi i tyre rezultojnë nga aktet e procedimit, duke treguar ditën, orën dhe vendin ku do të zhvillohet seanca, me paralajmërimin për të pandehurin se nëse nuk paraqitet, seanca do të zhvillohet në mungesë të tij.
2Data e seancës i njoftohet gjithashtu prokurorit dhe mbrojtësit të të pandehurit, duke i bërë të ditur këtij të fundit të drejtën për t’u njohur me aktet e depozituara, si dhe për të paraqitur memorie ose dokumente. Prokurori ftohet të depozitojë të gjitha aktet e kryera pas paraqitjes së kërkesës për dërgimin e çështjes në gjyq.
3Njoftimet sipas paragrafëve 1 dhe 2 duhet të bëhen të paktën dhjetë ditë para datës së seancës.