1Pasi dëgjon diskutimet e palëve, gjykata vendos:
apranimin e kërkesës së prokurorit dhe dërgimin e çështjes në gjyq, kur çmon se ka prova të mjaftueshme në mbështetje të akuzës;
bdërgimin e çështjes në gjykatën kompetente, kur palët paraqesin marrëveshje mbi kushtet e pranimit të fajësisë dhe caktimin e dënimit;
cdërgimin e çështjes në gjykatën kompetente kur i pandehuri ka kërkuar gjykimin e shkurtuar, pasi kryen verifikimin mbi gjendjen e akteve, sipas parashikimeve të nenit 332/c të këtij Kodi;
çpushimin e akuzës ose të çështjes kur janë rastet e paragrafit 1, të nenit 328, të këtij Kodi.
2Vendimi depozitohet në sekretari brenda 10 ditëve nga shpallja e tij. Palët kanë të drejtë të marrin kopje të tij.
3Procedura e shqyrtimit në seancë paraprake nuk zëvendëson gjykimin e çështjes në themel dhe as paragjykon vendimin përfundimtar të saj.