1"Merr cilësinë e të pandehurit personi të cilit i atribuohet vepra penale me aktin e njoftimit të akuzës, në të cilin tregohen të dhënat e mjaftueshme për marrjen si të pandehur. Ky akt i njoftohet të pandehurit dhe mbrojtësit të tij. Kur pas marrjes së një personi si të pandehur dalin të dhëna të reja që ndryshojnë akuzën e paraqitur ose e plotësojnë atë, prokurori merr vendim, të cilin ia njofton të pandehurit. "
2Cilësia e të pandehurit ruhet në çdo gjendje dhe shkallë të procesit derisa të ketë marrë formë të prerë vendimi i pushimit, i pafajësisë ose i dënimit.
3Cilësia e të pandehurit rimerret kur prishet vendimi i pushimit ose kur vendoset prishja e vendimit të dënimit të formës së prerë dhe rishqyrtimi i procesit.
4Shfuqizohet.