KODI I PROCEDURËS PENALE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË   |   7905

Neni 34-a: Të drejtat e të pandehurit

1Personi nën hetim ose i pandehuri ka të drejtë:

atë njoftohet, në një kohë sa më të shkurtër në gjuhën që kupton, për veprën penale për të cilën hetohet, si edhe për shkaqet e akuzave;

btë përdorë gjuhën që flet ose kupton ose të përdorë gjuhën e shenjave, si dhe të ndihmohet nga një përkthyes dhe interpretues nëse ka paaftësi të kufizuar në të folur dhe në të dëgjuar;

ctë heshtë, të paraqesë lirisht mbrojtjen e tij, si dhe të mos u përgjigjet pyetjeve të caktuara;

çtë mbrohet vetë ose me ndihmën e një mbrojtësi të zgjedhur prej tij;

dtë ketë një mbrojtës të siguruar nga shteti, nëse mbrojtja është e detyrueshme ose nuk ka mundësi financiare për të pasur një mbrojtës, sipas parashikimeve të këtij Kodi dhe legjislacionit në fuqi për ndihmë juridike;

dhtë takohet privatisht dhe të komunikojë me mbrojtësin që e përfaqëson;

etë këtë kohë të mjaftueshme dhe lehtësi për të përgatitur mbrojtjen;

ëtë njihet me materialet e çështjes, sipas parashikimeve të këtij Kodi;

ftë paraqesë prova që i shërbejnë mbrojtjes së tij;

gt’u bëjë pyetje dëshmitarëve, ekspertëve dhe të pandehurve të tjerë gjatë gjykimit;

htë ushtrojë të drejta të tjera të parashikuara nga ky Kod.

2Përpara marrjes në pyetje për herë të parë ose përpara kryerjes së akteve ku prania e tij është e detyrueshme, sipas ligjit, organi procedues e njofton të pandehurin për të drejtat e parashikuara në shkronjat “a”, “b”, “c”, “ç”, “d”, “dh” dhe “e”, të pikës 1 të këtij neni, duke i dhënë, kundrejt nënshkrimit, letrën e të drejtave në formë të shkruar.

3Të drejtat dhe garancitë e parashikuara për të pandehurin, zbatohen edhe për personin nën hetim dhe personin të cilit i atribuohet vepra penale, me përjashtim të rasteve kur ky Kod parashikon ndryshe.

Përmbajtja

      1. Nëpërmjet parashikimit të Nenit 34/a të Kodit të Procedurës Penale, legjislatori ka synuar vendosjen qartë të standardeve ndërkombëtare të parashikuara nga direktivat e detyrueshme për Shtetet Anëtare të BE-së dhe vendimet e GJEDNJ-së mbi të drejtat e të pandehurit dhe personit nën hetim në procesin penal si dhe garantimi i së drejtës së mbrojtjes së të pandehurit dhe personit nën hetim, të parashikuar në nenin 31 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.
      1. Neni 34/a i Kodit të Procedurës Penale, liston të drejtat e të pandehurit dhe personit nën hetim dhe përcakton mënyrën e njohjes së tij me të drejtat në proces.
      1. E drejta e parë që i jepet personit nën hetim ose të pandehurit, e parashikuar në shkronjën “a” të paragrafit të parë të nenit 34/a, ka lidhje me të drejtën e tij për t’u njoftuar në një kohë sa më të shkurtër, në gjuhën që kupton, për veprën penale për të cilën hetohet, si edhe për shkaqet e akuzave. Të drejtat e garantuara nëpërmjet parashkimeve të germës “a” të paragrafit 1 të nenit 34/a janë në përputhje të plotë me të drejtat e garantuara nëpërmjet Direktivës 2012-13-BE mbi të drejtën e informimit në procedimin penal, me të drejtat e garantuara sipas Direktivës 2013-48BE mbi të drejtën e aksesit tek një avokat mbrojtës në procedimin penal dhe me të drejtat e garantuara sipas Direktivës 2010-64-BE mbi të drejtën e përkthimit në procedimin penal, si dhe të drejtat e parashikuara nga neni 6 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe vendimeve të GJEDNJ-së. Parashikimet e shkronjës “a” të paragrafit të parë të nenit 34/a janë në përputhje të plotë edhe me parashikimet e nenit 9 të Paktit Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike.

       

      1. Kjo e drejtë është theksuar dhe trajtuar në një sërë vendimesh të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, e cila thekson se dispozitat e paragrafit 3(a) të Nenit 6 të KEDNJ tregojnë nevojën për vëmendjen e veçantë që duhet t’i kushtohet njoftimit të ‘akuzës’ për të pandehurin. Detajet e veprës penale për të cilën i pandehuri hetohet luajnë një rol të veçantë në procesin penal dhe duhet të njoftohet për faktet dhe bazën ligjore që në momentin e parë që ai vihet në kontakt me autoritetet proceduese për këtë shkak. Gjithashtu, njoftimi duhet të bëhet në gjuhën që personi nën hetim kupton. Në këtë aspekt, nuk është e nevojshme që të përkthehen të gjithë dokumentet perkatës. Një përmbledhje e fakteve dhe detajeve të veprës penale si dhe kualifikimi ligjor i tyre në gjuhën që i hetuari kupton është i mjaftueshem (Kamasinski).[1] Në çështjet penale, dhënia e informacionit të plotë dhe të hollësishëm në lidhje me akuzat e ngritura ndaj një të pandehuri duhet të bëhet edhe gjatë fazës së gjykimit, sidomos në rastet e ndryshimit të cilësimit ligjor të veprës nga gjykata (Abramyan).[2] 

       

      1. Ky parashikim vjen në zbatim të drejtpërdrejtë të Direktivës 2012/13/Bashkimit Evropian, e cila parashikon, në nenin 6 të saj “njohjen e personit nën hetim dhe të pandehurit në lidhje me veprën penale për kryerjen e së cilës dyshohen ose akuzohen. Këto të dhëna duhet të njoftohen menjëhere dhe në mënyrë të detajuar, me qëllim garantimin e një procesi të drejtë dhe ushtrimin efektive të të drejtës së mbrojtjes”. Gjithashtu, sipas Direktivës 2012/13/EU, përshkrimi i fakteve, duke përfshirë, nëse njihen, kohën dhe vendin e veprës penale që personat dyshohen apo akuzohen se kanë kryer si dhe cilësimin e mundshëm  juridik të veprës së pretenduar, duhet të jepen me detaje të mjaftueshme. Natyrisht duhet marrë në konsideratë edhe faza e procedimit penal gjatë të cilit jepet ky përshkrim, për të garantuar një procedim të drejtë dhe  për të bërë të mundur ushtrimin efektiv të të drejtës së mbrojtjes (paragrafi 28 i preambulës). Direktiva parashikon që detyrimi i njoftimit të akuzës përfshin edhe detyrimin e njoftimit të ndryshimit të cilësimit juridik të veprës penale gjatë procedimit penal, në rast se ky ndryshim mund të ndikojë në mënyrë thelbësore në pozicionin e të pandehurit (paragrafi 29 i preambulës).

       

      1. Parashikimi i germës “a” të paragrafit të parë të nenit 34/a ka marrë vëmëndjen edhe të Gjykatës Kushtetuese e cila ndër të tjera, thekson se drejta e individit për t’u vënë në dijeni menjëherë dhe në mënyrë të hollësishme mbi natyrën dhe shkakun e akuzës kundër tij, është sanksionuar gjithashtu nga neni 31/a i Kushtetutës dhe nga neni 6/3/a i Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (KEDNJ). Sipas Gjykatës Kushtetuese, qëllimi i këtyre dispozitave është të krijojnë mundësinë për të akuzuarin të njihet paraprakisht me materialet, provat dhe rezultatet e hetimit, në mënyrë që të ushtrojë të drejtën e tij për të përgatitur një mbrojtje efektive, pra për të paraqitur argumentet në favor të tij dhe për të kundërshtuar akuzën e ngritur.[3]

       

      1. Në shkronjën “b” të paragrafit të parë të nenit 34/a parashikohet e drejta e të pandehurit dhe e personit në hetim të përdorë gjuhën që flet ose kupton ose të përdorë gjuhën e shenjave, si dhe të ndihmohet nga një përkthyes dhe interpretues nëse ka paaftësi të kufizuar në të folur dhe në të dëgjuar. Nëpërmjet këtij parashikimi garantohet asistenca e duhur për personat me vështirësi në të folur ose të dëgjuar si dhe (i përsëritur nga dispozita e përgjithshme) e drejta e të pandehurit për të patur një përkthyes nëse ai nuk flet gjuhën shqipe. Kjo e drejtë themelore e të pandehurit parashikohet gjithashtu në përputhje me nenin 6(3)/e të KEDNJ-së. Sipas GJEDNJ-së e drejta e garantuar nga neni 6 § 3 (e) përfshin, për të gjithë ata që nuk mund të flasin ose të kuptojnë gjuhën e përdorur në gjykatë ose gjatë hetimeve, të drejtën për të marrë ndihmën e një përkthyesi pa pagesë (Öztürk), (Luedicke, Belkacem and Koç)[4].

       

      1. Parashikimet e shkronjës “b” të paragrafit të parë të nenit 34/a janë në përputhje të plotë edhe me parashikimet e nenit 2 të Direktivës 2010-64-BE ku parashikohet detyrimi i shteteve anëtare që të sigurojnë për personat e dyshuar ose të akuzuar që nuk flasin apo kuptojnë gjuhën, t’i ofrohet pa vonesë, interpretim gjatë procedurës penale, duke filluar që në momentin e marrjes në pyetje nga ana e policisë. Gjithashtu, parashikimet e shkronjës b), të paragrafit të parë të nenit 34/a janë në përputhje të plotë edhe me parashikimet e nenit 3 të Direktivës 2010-64-BE. Ky nen parashikon detyrimin e shteteve anëtare që të sigurojnë që personat e dyshuar ose të akuzuar që nuk e kuptojnë gjuhën e procedimit penal, brenda një kohe të arsyeshme duhet të pajisen me një përkthim me shkrim të të gjitha dokumenteve që janë thelbësore, me qëllim që të sigurimin e të drejtës së mbrojtjes.

       

      1. Parashikimet e germës “c” të paragrafit 1 të nenit 34/a të Kodit të Procedurës Penale i garantojnë të pandehurit dhe personit nën hetim të heshtë, të paraqesë lirisht mbrojtjen e tij, si dhe të mos u përgjigjet pyetjeve të caktuara. Këto parashikime janë në përputhje me parashikimet e Direktivës 2012/13 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit dhe konkretisht me nenin 3 paragrafi 1(e). Sipas GJEDNJ-së, megjithëse nuk përmendet në mënyrë specifike në nenin 6 të Konventës, e drejta për heshtje dhe e drejta për të mos akuzuar veten, janë të njohura nga standardet ndërkombëtare të cilat janë në qendër të nocionit të një procesi të rregullt sipas nenit 6 të KEDNJ-së. E drejta për të mos akuzuar veten, në veçanti, supozon që prokuroria në një çështje penale të kërkojë të provojë çështjen kundër të akuzuarit pa përdorur dëshmi të fituara nëpërmjet metodave të shtrëngimit në kundërshtim me vullnetin e të akuzuarit. Në këtë kuptim, e drejta është e lidhur ngushtësisht me prezumimin e pafajësisë që parashikohet në nenin 6, paragrafi 2 të KEDNJ (Saunders)[5], (Funke)[6], (JB)[7], (Serves)[8].

       

      1. Në shkronjën ç) të paragrafit 1 të nenit 34/a parashikohet e drejta e të pandehurit dhe personit nën hetim të mbrohet vetë ose me ndihmën e një mbrojtësi të zgjedhur prej tij. Një parashikim i tillë është në përputhje me parashikimet e neni 31 të Kushtetuës së Republikës së Shqipërisë dhe me parashikimet e nenit 6(3) c të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Parashikimi i shkronjës ç) të paragrafit 1 të nenit 34/a përfshin aspekte të veçanta të së drejtës për një gjykim të drejtë brenda kuptimit të nenit 6 § 1 të KEDNJ si për barazia e armëve. Ky nënparagraf garanton që procedurat kundër një personi të akuzuar nuk do të mund të zhvillohen pa një përfaqësim adekuat të çështjes për mbrojtje (Pakelli)[9]. E drejta e parashikuar në shkronjën ç) të paragrafit 1 të nenit 34/a, përfshin dy të drejta të ndara: e drejta për t’u mbrojtur personalisht dhe e drejta të mbrohet me ndihmën juridike të një mbrojtësi të zgjedhur vet.

       

      1. Çdo person i cili është subjekt i një akuze penale duhet t’i garantohet e drejta për t’u mbrojtur nga një mbrojtës në çdo fazë të procedurës (Imbrioscia v. Switzerland)[10]. Kjo mbrojtje është e rëndësishme të bëhet edhe para se një çështje të dërgohet për gjykim, në të kundërt ka gjasa të paragjykohet seriozisht nga një dështim fillestar në përputhje me dispozitat e nenit 6 të KEDNJ (Öcalan)[11], (Imbrioscia)[12], (Magee)[13]. E drejta për sigurimin e aksesit të mbrojtjes duhet të garantohet që në momentin e marrjes në pyetje për herë të parë nga policia ose autoritetet e tjera proeduese (Salduz)[14], (Dayanan)[15], (Šebalj)[16].

       

      1. E drejta e parashikuar në nenin 34/a, paragrafi i parë, shkronja ç) i Kodit të Procedurës Penale, duhet të zbatohet që në fazën paragjyqësore, për shëmbull gjatë hetimeve paraprake. Neni i sipërcituar i ofron të akuzuarit mundësinë për të mbrojtur veten personalisht, prandaj, normalisht nuk është në kundërshtim me kërkesat e nenit 6 të KEDNJ-së nëse një i akuzuar është i vetëpërfaqësuar në përputhje me vullnetin e tij, përveç nëse interesat e drejtësisë kërkojnë ndryshe (Galstyan)[17]. Megjithatë, e drejta për t’u mbrotjur vetë personalisht nuk është një e drejtë e pakufizuar. Kodi i Procedurës Penale parashikon në nenin 49 edhe institutin e mbrojtjes së detyrueshme.

       

      1. Kur i akuzuari zgjedh për të mbrojtur veten, ai me dashje heq dorë nga e drejta e tij për t'u asistuar nga një avokat dhe konsiderohet se ka për detyrë për të treguar zell në mënyrën në të cilën ai kryen mbrojtjen e tij (Melin)[18]. Heqja dorë nga një e drejtë e garantuar nga KEDNJ - në aq sa është e lejueshme - nuk duhet të bjerë në kundërshtim me ndonjë interes të rëndësishëm publik, duhet të përcaktohet në mënyrë të qartë dhe duhet të ndiqet nga masat mbrojtëse minimale të barabarta me rëndësinë e heqjes dorë. Heqja dorë nga ai ose në emër të të pandehurit (qoftë edhe i mitur), për një të drejtë të rëndësishme sipas nenit 6 të KEDNJ-së mund të pranohet vetëm kur ajo shprehet në një mënyrë të qartë pasi autoritetet kanë ndërmarrë të gjitha hapat e arsyeshëm për të siguruar që ai ose ajo është plotësisht në dijeni të të drejtave të tij të mbrojtjes dhe mund të vlerësojë, për aq sa është e mundur, pasojat e sjelljes së tij (Panovits)[19], (Pishchalnikov)[20].

       

      1. Në lidhje me ndihmën e një mbrojtësi të zgjedhur prej tij theksojmë se është një e drejtë themelore e cdo personi kundër të cilit është ngritur një akuzë penale e parashikuar shprehimisht në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë e konkretisht në nenin 31 shkronja ç e saj dhe në Kodin e Procedurës Penale (neni 6 Sigurimi i Mbrojtjes), paragrafi i parë.

       

      1. Në lidhje me të drejtën për ndihmë nga një mbrojtës i zgjedhur nga vetë i pandehuri, me qëllim që asistenca ligjore të jetë praktike dhe efektive, dhe jo thjesht teorike, theksohet se ushtrimi i saj nuk duhet të varet nga përmbushja e kushteve thjesht nga pikëpamja formaliste. Asnjëherë, thjesht emërimi i avokatit të ndihmës juridike nuk siguron ndihmë efektive pasi avokati i caktuar mund të vdesë, të sëmuret seriozisht, të pengohet për një periudhe kohe të caktuar nga veprimi ose drejtimi i detyrave të tij (Artico)[21]. GjEDNJ ka thekuar megjithatë, se një Shtet Kontraktues nuk mund të jetë përgjegjës për çdo mangësi të një avokati të caktuar për qëllime të ndihmës juridike ose të zgjedhur nga i akuzuari (Lagerblom)[22], (Kamasinski)[23] (Imbroscia)[24], (Daud)[25]. Detyrimi i Shtetit, është që, nëpërmjet gjykatës, në raste flagrante të një mbrojtjeje jo efektive të ndërhyjë. Përgjegjësia e shtetit mund të lindë kur një avokat thjesht nuk vepron për të akuzuarin (Artico)[26], ose kur ai nuk arrin të përmbushë një kërkesë thelbësore procedurale që nuk barazohet me një linjë mbrojtjeje të gabuar ose një defekt të thjeshtë të argumentimit (Czekalla)[27]. Një qëndrim të tillë ka mbajur edhe gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë.[28] [29] 

       

      1. GjEDNJ ka theksuar se e drejta e të gjithë atyre që akuzohen për një vepër penale për t'u mbrojtur nga avokati i zgjedhur prej tij nuk është absolute (Meftah & Others),[30] (Pakelli)[31]. Edhe pse, si rregull i përgjithshëm, zgjedhja e avokatit të akuzuarit duhet të respektohet (Lagerblom),[32]gjykatat kombëtare mund të anashkalojnë zgjedhjen e këtij personi kur ekzistojnë baza të përshtatshme dhe të mjaftueshme për të vendosur që kjo është e nevojshme dhe në interes të drejtësisë (Meftah & Others)[33] (Croissant)[34]. Për shembull, natyra e veçantë e procedurave, e konsideruar si një e tërë, mund të justifikojë avokatët e specializuar në fusha të caktuara të së drejtës ose duke konsideruar aftësistë argumentuese apo oratorinë e avokatit mbrojtës (Meftah & Others)[35].

       

      1. Sa është parashikuar në shkronjën ç, të paragrafit të parë të nenit 34/a të Kodit të Procedurës Penale është në përputhje të plotë edhe me parashikimet e nenit 3 të Direktivës 2013-48. Në paragrafin e parë të tij është parashikuar shprehimisht se Shtetet Anëtare sigurojnë që personat e dyshuar dhe të akuzuar kanë të drejtën e pasjes të një avokati në atë kohë dhe në atë mënyrë që të lejojë personat në fjalë të ushtrojnë praktikisht dhe në mënyrë efektive të drejtat e tyre të mbrojtjes.

       

      1. Shkronja d) e paragrafit të parë të nenit 34/a të Kodit të Procedurës Penale parashikon të drejtën e të pandehurit të ketë një mbrojtës të siguruar nga shteti. E drejta për një mbrojtës të siguruar nga shteti i nënshtrohet dy kushteve alternative, së pari, mbrojtja e subjektit të procedimit penal duhet të jetë e detyrueshme dhe së dyti, duhet që subjekti i procedimit penale të vërtetojë përpara organit procedues që nuk ka mundësi financiare për të pasur një mbrojtës.

       

      1. E drejta e parashikuar sa më sipër është parashikuar në ligjin nr. 10 039, datë 22.12.2008 “Për Ndihmën Juridike”,[36] si dhe në nenin 6 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Shqipërisë. Neni 49/a i Kodit të Procedurës Penale parashikon se kur nuk janë rastet e mbrojtjes së detyrueshme[37] dhe i pandehuri që nuk ka mjete financiare të mjaftueshme kërkon mbrojtës, organi procedues cakton mbrojtësin nga lista e vënë në dispozicion nga institucionet e ndihmës juridike falas.

       

      1. Në lidhje me kushtin se i akuzuari duhet të tregojë se nuk ka mjete të mjaftueshme për të paguar ndihmën juridike është shprehur edhe GJEDNJ në disa vendime të saj në kuadër të nenit 6 § 3 (c) KEDNJ. Gjykata thekson se ai nuk ka nevojë të provojë përtej çdo dyshimi që nuk ka mjete të mjaftueshme financiare. Për gjykatën mjafton që të ketë "disa indikacione" se i pandehuri nuk mund të financojë mbrojtjen e tij ose, me fjalë të tjera, se mund të krijohet një "mungesë e treguesve të qartë për të kundërtën" (Pakelli)[38].

       

      1. Pavarësisht nga rëndësia e një marrëdhënieje të besimit midis avokatit dhe klientit, e drejta për t'u mbrojtur nga avokati "me zgjedhjen e vet" është domosdoshmërisht subjekt i kufizimeve të caktuara në lidhje me ndihmën juridike falas. Për shembull, kur caktohen avokatët mbrojtës, gjykatat duhet të kenë parasysh dëshirat e të akuzuarit, por ato mund të anashkalohen kur ekzistojnë baza të mjaftueshme për të vendosur që kjo është e nevojshme në interes të drejtësisë (Croissant),[39] (Lagerblom)[40]. Neni 6 § 3 (c) KEDNJ nuk mund të interpretohet se siguron të drejtën e zëvendësimit automatik të avokatit mbrojtës të cakuar kryesisht (Lagerblom)[41]. Prandaj, kur mbrojtja e avokatit të caktuar kryesisht ka rezultuar efektive dhe ka garantuar një proces të drejtë dhe të rregullt, interesi i drejtësisë nuk duhet kuptuar si detyrim për zëvendësim te avokatit të caktuar kryesisht sa herë që i pandehuri e kërkon (Monell & Morris)[42]. 

       

      1. Në shkronjën dh) të paragrafit të parë të nenit 34/a parashikohet e drejta e personit të akuzuar apo nën hetim që të takohet privatisht dhe të komunikojë me mbrojtësin që e përfaqëson. Në thelb, kjo e drejtë ka të bëjë me atë që konsiderohet ndihmë juridike praktike dhe efektive. E drejta për ndihmë juridike efektive përfshin, inter alia, të drejtën e të akuzuarit për të komunikuar me avokatin e tij privatisht. Vetëm në rrethana të jashtëzakonshme (i pandehuri apo personi nën hetim dyshohet se është anëtar i një bande dhe ishte e domosdoshme kufizimi për të kapur anëtarët e tjerë) shteti mund të kufizojë kontaktin konfidencial ndërmjet një personi që i është hequr liria dhe mbrojtësit të tij (Sakhnovskiy)[43]. Nëse një avokat nuk është në gjendje të kontaktojë me klientin e tij dhe të marrë udhëzime konfidenciale prej tij pa mbikëqyrje, asistenca e tij humbet shumë nga të qënit e dobishme (S. v Switzerland)[44] dhe (Brennan)[45]. Çdo kufizim në marrëdhëniet midis klientëve dhe avokatëve, qofshin ato të natyrshme (të qenësishme) apo të shprehura, nuk duhet të pengojnë ndihmën juridike efektive ndaj të cilës i pandehuri ka të drejtë (Sakhnovskiy)[46]. Prekja e bisedave telefonike midis një të akuzuari dhe avokatit të tij (Zagaria)[47], kufizimi i numrit dhe gjatësisë së vizitave të avokatëve ndaj të akuzuarit si dhe prania e detyrueshme e autoriteteve shtetërore gjatë takimeve me avokatin (Öcalan)[48] paraqesin shkelje të mëtejshme të mundshme të kërkesës për të siguruar ndihmë efektive. 

       

      1. Në shkronjën e), të paragrafit të parë të nenit 34/a të Kodit të Procedurës Penale parashikohet e drejta e të pandehurit dhe e personit nën hetim të këtë kohë të mjaftueshme dhe lehtësi për të përgatitur mbrojtjen.[49] E drejta e parashikuar në këtë nënparagraf është në përputhje të plotë me parashikimet e nenit 6(3)/b të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Neni 34/a, paragrafi i parë, shkronja e), ka të bëjë me dy elemente të mbrojtjes së duhur, përkatësisht çështjes së lehtësive dhe asaj të kohës. Kjo dispozitë nënkupton që aktiviteti i mbrojtjes substanciale në emër të të akuzuarit mund të përfshijë gjithçka që është "e nevojshme" për përgatitjen e gjykimit. I akuzuari duhet të ketë mundësinë për të organizuar mbrojtjen e tij në mënyrë të përshtatshme dhe pa kufizime për të paraqitur të gjitha argumentet përkatëse të mbrojtjes në gjykatë dhe për rrjedhojë të ndikojë në rezultatin e procedimit (Can)[50] dhe (Gregacevic)[51]. Çështja e kohës së mjaftueshme dhe lehtësive që i ofrohen një të akuzuari duhet të vlerësohet në dritën e rrethanave të secilit rast të veçantë (Iglin)[52] dhe (Galstyan)[53].

       

      1. Në lidhje me elementin kohë e mjaftueshme, neni 34/a, paragrafi i parë, shkronja e) mbron të akuzuarin ndaj një procesi të nxituar (Kröcher & Möller),[54] (Bonzi)[55]. Megjithëse është e rëndësishme që procedurat të zhvillohen pa humbur kohë, kjo nuk duhet të bëhet në kurriz të të drejtave procedurale të njërës nga palët (OAO Neftyanaya Kompaniya Yukos)[56]. Gjatë vlerësimit nëse i akuzuari kishte kohë të mjaftueshme për përgatitjen e mbrojtjes së tij, duhet pasur parasysh natyra e procedurës, si dhe kompleksiteti i çështjes dhe faza e procedimit (Gregacevic)[57].

       

      1. Duhet të merret parasysh edhe ngarkesa e zakonshme e punës së avokatit dhe nuk mund të pretendohet që avokati mbrojtës të ndryshojë të githë programin e tij për t’i kushtuar kohë dhe vëmendje vetëm një çështje. Megjithatë, nuk është e paarsyeshme që një avokat mbrojtës të bëjë të paktën disa zhvendosje në punën e tij nëse kjo është e nevojshme për shkak të urgjencës së veçantë të një rasti të veçantë (Mattick)[58].

       

      1. Mbrojtjes duhet t'i jepet kohë shtesë pas ngjarjeve të caktuara gjatë procedurës për të rregulluar pozicionin e saj, për të përgatitur një kërkesë, për të parashtruar ankesë, etj., (Miminoshvili)[59]. Këto "ngjarje" mund të përfshijnë ndryshime në akt-akuzë (Pélissier dhe Sassi)[60], paraqitjen e provave të reja nga prokuroria, ose një ndryshim të papritur dhe drastik të opinionit të një eksperti gjatë gjykimit (GB k. Francës)[61].

       

      1. Me elementin lehtësi të parashikuar në nenin 34/a, paragrafi i parë, shkronja e) duhet kuptuar aksesi në prova dhe konsultimi me avokatin. Në lidhje me aksesin në prova GJEDNJ ka theksuar se “lehtësitë” që të gjithë personat e akuzuar për një vepër penale duhet të gëzojnë përfshijnë mundësinë për t’u familjarizuar me rezultatet e hetimeve të kryera gjatë gjithë procedurës për qëllimet e përgatitjes së mbrojtjes së tij, (Huseyn and Others)[62], (OAO Neftyanaya Kompaniya Yukos).[63]

       

      1. Një i akuzuar nuk është e nevojshme të ketë akses të drejtpërdrejtë në dosjen e çështjes (case file). Është e mjaftueshme që ai të informohet për materialin në dosje nga përfaqësuesit e tij (Kremzow)[64]. Megjithatë, qasja e kufizuar e një të akuzuari në dosjen e gjykatës nuk duhet të pengojë që provat të vihen në dispozicion të të akuzuarit para gjykimit dhe të ketë mundësinë për të komentuar mbi to nëpërmjet avokatit të tij në parashtrimet verbale (Öcalan)[65]. Kur një i akuzuar është caktuar për të kryer vetë mbrojtjen e tij, mosdhënia e aksesit në dosjen në ngarkim të tij, përbën një shkelje të të drejtave të mbrojtjes (Foucher)[66]. Me qëllim të lehtësimit të sjelljes së mbrojtjes, i akuzuari nuk duhet të pengohet në marrjen e kopjeve të dokumenteve përkatëse nga dosja dhe përpilimi dhe përdorimi i shënimeve të marra (Rasmussen)[67], (Moiseyev)[68], (Matyjek)[69] , (Seleznev)[70]

       

      1. E drejta e aksesit në dosje nuk është absolute. Në disa raste mund të jetë e nevojshme që të mbahen prova të caktuara nga mbrojtja në mënyrë që të ruhen të drejtat themelore të një individi tjetër ose të mbrohet një interes i rëndësishëm publik, siç janë siguria kombëtare ose nevoja për të mbrojtur dëshmitarët ose për të mbrojtur metodat e policisë për hetimin e krimit. Megjithatë, vetëm masat e tilla që kufizojnë të drejtat e mbrojtjes, të cilat janë rreptësisht të nevojshme janë të lejuara sipas nenit 6 paragrafi i parë i KEDNJ. Gjykata do të shqyrtojë procedurën e vendimmarrjes për të siguruar që ajo është në pajtim me parimin e barazisë së armëve dhe që garanton mbrojtjen e interesave të të akuzuarit (Natunen)[71], (Dowsett)[72], (Mirilashvili)[73].

       

      1. Dështimi për t’i bërë të njohur mbrojtjes provat të cilat përmbajnë të dhëna që mund të shfajësojë veten ose të ulë dënimin e tij, mund të përbëjë një refuzim të lehtësive të nevojshme për përgatitjen e mbrojtjes, gjë e cila do të thotë një shkelje të së drejtës së garantuar nga neni 6, paragrafi 3, (b) e KEDNJ. I akuzuari ose personi nën hetim megjithatë mund të japë arsyet përkatëse për kërkesën e tij në lidhje me provat më cilat do të njihet dhe autoriteti procedues duhet të shqyrtojë vlefshmërinë e këtyre arsyeve (Natunen).[74]

       

      1. Elementi lehtësi përfshin edhe komunikimin e lirshëm dhe pa pengesa të të pandehurit ose personit nën hetim me avokatin e tij me qëllim përgatitjen e mbrojtjes (Campbell and Fell)[75], (Goddi) , (Bonzi)[76], (Can)[77].

       

      1. Neni 34/a, paragrafi i parë, shkronja g) i Kodit të Procedurës Penale parashikon të drejtën e të pandehurit apo personit nën hetim t’u bëjë pyetje dëshmitarëve, ekspertëve dhe të pandehurve të tjerë gjatë gjykimit. Një parashikim i tillë është në linjë me parashikimet e nenit 6, paragrafi 3, shkronja d) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Nuk është e mjaftueshme që një i pandehur të ankohet se nuk i është lejuar të pyesë dëshmitarë të caktuar. Ai duhet gjithashtu të mbështesë kërkesën e tij duke shpjeguar se pse është e rëndësishme për të dëgjuar dëshmitarët në fjalë dhe dëshmitë e tyre duhet të jenë të nevojshme për vendosjen e së vërtetës dhe të drejtave të mbrojtjes (Perna)[78], (Bacanu et SC R S.A.)[79].

       

      1. Paragrafi 2 i Nenit 34/a të Kodit të Procedurës Penale parashikon të drejtën e të pandehurit për të marrë një letër me shkrim mbi të drejtat. Letra e të Drejtave me shkrim si dhe përmbajtja e saj parashikohet në Direktivën 2012/13 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit të 22 Majit 2012 “Mbi të drejtën e informimit në procedimin penal”. Kjo Direktivë përmban modelin për letrën e të drejtave me shkrim. Është tepër e rëndësishme që i pandehuri para marrjes së tij të parë në pyetje të jetë në dijeni të të drejtave që ai ka.

       

      1. Përmbajtja e letrës së të drejtave është parashikuar në paragrafin 2 të neni 34/a. Nga leximi i përbashkët i paragrafëve 1 dhe 2, të nenit 34/a, rezulton se letra e të drejtave do të përmbajë informacion vetëm mbi një pjesë të të drejtave të pandehurit, sikurse përcaktuar në paragrafin 1. Megjithatë, në praktikë kjo dispozite duhet te interpretohet në mënyrë të zgjeruar për të bërë të mundur përfshirjen e të gjithë garancive në mënyrë që të përmbushet plotësisht qëllimi i dispozitës të nenit 34/a. Ndonëse nuk ekziston ende një formular i miratuar për përmbajtjen e letrës së të drejtave, Direktiva 2012/13/BE, për qëllim standardizimi të të drejtave minimale të garantuara në të, përmban një model[1] të letrës së të drejtave si vijon, të cilës mund t’i bëhet referim gjatë zbatimit të nenit 34/a.

       

      1. Mënyra e njoftimit të letrës së të drejtave: nga leximi i përbashkët i nenit 34/a dhe neneve 304, 307 dhe 308 të Kodit të Procedurës Penale, konkludohet se:
      • letra e të drejtave duhet t’i njoftohet, kundrejt nënshkrimit, të pandehurit ose personit ndaj të cilit zhvillohen hetime, së bashku me ftesën për paraqitje që i dërgohet atij nga prokurori ose policia gjyqësore kur do ta marrë në pyetje ose kur duhet të kryejë veprime që kërkojnë praninë e tij.
      • në rast se personi ndaj të cilit zhvillohen hetime paraqitet vullnetarisht te prokurori për të bërë deklarime, letra e të drejtave i dorëzohet në formë të shkruar këtij të fundit – kundrejt nënshkrimit - nga organi proçedues, përpara fillimit të deklarimeve.

       

      1. Neni 34/a, paragrafi i 2, i referohet “organit procedues” si autoriteti përgjegjës për njoftimin e letrës së të drejtave të pandehurit, çka do të thotë që krahas prokurorit, veprimet e parashikuara në nenin 34/a kryhen, sipas rastit, edhe nga oficerët e policisë gjyqësore, kur kjo është urdhëruar apo deleguar nga prokurori (nenet 30 dhe 304/2 të Kodit të Procedurës Penale).

       

      1. Mosrespektimi nga organi procedues i detyrimit të njohjes paraprakisht të të pandehurit me të drejtat e tij, sipas nenit 34/a, përpara marrjes në pyetje sjell si pasojë papërdorshmërinë e akteve të kryera. Kjo parashikohet shprehimisht në nenin 38, paragrafi 3, dhe nenin 296 të Kodit të Procedurës Penale.

       

      [1] Kamasinski k. Austrisë, 19.12.1989, Nr. aplikimit 9783/82, para 72-86.

      [2] Abramyan k. Rusisë, 09.01.2009 aplikimi nr.  10709/02, para. 34.

      [3] Shih vendimin nr.4, datë 10.02.2012 Shfuqizimi, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, i vendimit nr.72, datë 04.12.2009 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda; vendimit nr.14, datë 15.02.2010 të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda; vendimit nr.00-2010- 1356 (971), datë 08.11.2010, të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë (Dhomë Këshillimi), para. 12. Shih gjithashtu Vendimin nr. 117, datë 19.07.2017, Elton Tafili (KPGJL).

      [4] Öztürk k. Republikës Federale të Gjermanisë, 21.02.1984, Nr. i aplikimit 8544/79; Luedicke, Belkacem and Koç k. Republikës Federale të Gjermanisë, 28.11.1978, Nr. i aplikimit 6210/73; 6877/75; 7132/75, para. 40 dhe 48.

      [5] Saunder k. Mbretërisë së Bashkuar, 17.12.1996, Nr aplikimit  19187/91, para 68.

      [6] Funke k. Francës, 25.02.1993, Nr. i aplikimit 10828/84, para. 44.

      [7] JB k. Zvicrës, 03.08.2001, Nr. i aplikimit 31827/96, para. 64.

      [8] Serves k. Francës, 20.10.1997, Nr. i aplikimit (82/1996/671/893), para. 46.

      [9] Pakelli k. Gjermanisë, 12.12.1981, Nr. i aplikimit 8398/78, para. 84

      [10] Imbrioscia k. Zvicrës, 24.11.1993, Nr. i aplikimit 13972/88, para. 36

      [11] Öcalan k. Turqisë, 12.05.2005, Nr. i aplikimit 46221/99, para. 131.

      [12] Imbrioscia k. Zvicrës, 24.12.1993, Nr. i aplikimit 13972/88, para. 36

      [13] Magee k. Mbretërisë së Bashkuar, 6.9.2000, Nr. i aplikimit 28135/95,  para. 41

      [14] Salduz k. Turqisë, 27.11.2008, Nr. i aplikimit 36391/02), para. 50-62.

      [15] Dayanan k. Turqisë, 13.01.2010, Nr. i aplikimit 7377/03, para 24-43

      [16] Šebalj k. Kroacisë, 28.09.2011, Nr. i aplikimit 4429/09.

      [17] Galsyan k. Armenia, 15.02.2008, Nr. i aplikimit 26986/03, para.91

      [18] Melin k. France, 22.06.1993, Nr. i aplikimit 12914/87 para. 25

      [19] Panovits k. Qipros, 11.03.2009, Nr. i aplikimit  4268/04, para 68.

      [20] Pishchalnikov k. Rusisë, 24.12.2009, Nr. i aplikimit 7025/04, para 76-80

      [21] Artico k. Italisë, 13.05.1980, Nr. i aplikimit 6694/74, para. 30.

      [22] Lagerblom k. Suedisë, 14.11.2003, final 14.04.2003, Nr. i aplikimit 26891/95, para. 56.

      [23] Kamasinski k. Austrisë, 19.12.1989, Nr. i aplikimit. 9783/82, para 65.

      [24] Imbroscia k. Zvicrës, 24.11.1993, Nr. i aplikimit 13972/88, para.41.

      [25] Daud k. Portugalisë, 21.041998, Nr. i aplikimit 11/1997/795/997, para. 38.

      [26] Artico k. Italisë, 13.05.1980, Nr. i aplikimit 6694/74, para. 33, 36.

      [27] Czekalla k. Portugalisë, 10.01.2003, Nr. i aplikimit 38830/97, para. 65, 71.

      [28] Vendimi nr. 37, datë 24.12.2010, (v – 37/10), kërkues: Ilmir Hajdari, objekti: shfuqizimi si i papajtueshëm me kushtetutën i vendimit nr.279, datë 04.06.2008 të kolegjit penal të Gjykatës së Lartë

      [29] Vendimet e Gjykatës Kushtetuese nr.30, datë 26.11.2009; nr.33, datë 24.11.2003; nr.5, datë 17.02.2003).

      [30] Meftah & others v. France, 26.072012, Nr. i aplikimit.  32911/9635237/97 dhe 34595/97, para. 45.

      [31] Pakelli k. Gjermanisë, 12.12.1981, Nr. i aplikimit 8398/78, para. 31.

      [32] Lagerblom v. Sëeden, 14.11.2003, final 14/04/2003, Nr. i aplikimit  26891/95, para. 54.

      [33] Meftah & others v. France, 26.07.2012, Nr. i aplikimit 32911/9635237/97 dhe 34595/97, para. 45.

      [34] Croissant v. Gjermanisë, 25.09.1992, Nr. i aplikimit 13611/88, para 29.

      [35] Meftah & others v. France, 26.07.2012, Nr. i aplikimit 32911/9635237/97 dhe 34595/97, para. 47.

      [36] (Ndryshuar me Ligj, Nr.143/2013, datë 02.05.2013, botuar në FZ nr.83) (Ndryshuar me Ligj, Nr.77/2014, datë 10.07.2014, botuar në FZ nr.124)

      [37] Neni 49 K.Pr.Penale

      [38] Pakelli k. Gjermanisë, 12.12.1981, Nr. i aplikimit 8398/78, para. 34

      [39] Croissant k. Gjemanisë, 25.09.1992, Nr. i aplikimit 13611/88, para. 29.

      [40] Lagerblom k. Suedisë, 14.01.200,3 final 14.04.2003, Nr. i aplikimit 26891/95, para. 54.

      [41] Lagerblom k. Suedisë, 14.01.200,3 final 14.04.2003, Nr. i aplikimit  26891/95, para. 55, 59.

      [42] Monell & Morris k. Mbretërisë së Bashkuar, 2.031987, Nr. i aplikimit   9562/81; 9818/82, para. 67.

      [43] Sakhnovskiy k. Rusisë, 2.11.2010, Nr. i aplikimit   21272/03), para. 102.

      [44]  S k. Zvicrës, 28.11.1991, Nr. i aplikimit 12629/87; 13965/88, para 48.

      [45] Brennan k. Mbretërisë së Bashkuar, 16.10.2001, Nr. i aplikimit  39846/98, para. 58.

      [46] Sakhnovskiy k. Rusisë, 2.11.2010, Nr. i aplikimit 21272/03), para. 102.

      [47] Zagaria k. Italisë, 27.11.2007, Nr. i aplikimit 58295/00, para. 36.

      [48] Öcalan k. Turqisë, 12.052005, Nr. i aplikimit 46221/99, para.135.

      [49] Për një diskutim të kësaj të drejte në praktikën gjyqësore të GJL shih Vendim nr 127, datë 15.07.2015, Robert Koka (KPGJL).

      [50] Can k. Austrisë, 12.07.1984, Nr. i aplikimit 9300/81, para 53.

      [51] Gregacevic k. Kroacisë, 10.07.2012, final 10.10.2012, Nr. i aplikimit 58331/09, para 51.

      [52] Iglin k. Ukrainës, 12.01.2012, final 12.04.2012, Nr. i aplikimit 39908/05, para 65.

      [53] Galstyan k. Armenisë, 15.11.2007, final 15.02.2008, Nr. i aplikimit 26986/03, para. 84.

      [54] Kröcher & Möller k Zvicrës (dec), 9.07.1981, Nr. i aplikimit 8463/7 8.

      [55] Bonzi k. Zvicrës, 12.07.1978, Nr. i aplikimit 7854/77.

      [56] OAO Neftyanaya Kompaniya Yukos k. Rusisë, 20.09.2011, final 08.03.2013, Nr. i aplikimit 14902/04, para. 540.

      [57] Gregacevic k. Croacisë, 10.11.2012, Nr. i aplikimit 58331/09, para. 51

      [58] Mattick k. Gjermanisë, 31.03.2005, Nr. i aplikimit 62116/00.

      [59] Miminoshvili k. Rusisë, 28.06.2011, final 28.09.2011, Nr. i aplikimit 20197/03, para. 141.

      [60] Pélissier & Sassi k. Francës, 25.03.1999, Nr. i aplikimit 25444/94) para 62.

      [61] GB k. Francës, 2.10.2001, final 02.01.2002, Nr. i aplikimit 44069/98, para 69-70.

      [62]Huseyn dhe të tjerë k. Azerbaixhan, 26.07.2011, final 26.10.2011, Nr. i aplikimit 35485/0545553/0535680/05 and 36085/05, para. 175.

      [63] OAO Neftyanaya Kompaniya Yukos k. Rusisë, 20.09.2011, final 08.03.2013, Nr. i aplikimit 14902/04, para. 538.

      [64] Kremzow k. Austrisë, 21.11.1993, Nr. i aplikimit 12350/86, para. 52.

      [65] Öcalan k. Turqisë, 12.05.2005, Nr. i aplikimit 46221/99, para. 140.

      [66] Foucher k. Francës, 18.03.1997, Nr. i aplikimit 22209/93, para. 33-36.

      [67] Rasmussen k. Polonisë, 28.04.2009, final 28.07.2009, Nr. i aplikimit 38886/05, para. 48-49.

      [68] Moiseyev k. Rusisë, 9.11.2008, final 06.04.2009, Nr. i aplikimit 62936/00, para. 213-218.

      [69] Matyjek k. Polonisë, 24.04.2007, final 24.09.2007, Nr. i aplikimit 38184/03, para. 59.

      [70] Seleznev k. Rusisë, 26.06.2008, final 01.12.2008, Nr. i aplikiit 15591/03, para. 64-69.

      [71] Natunen k. Finlandës, 31.03.2009, final 30.06.2009, Nr. i aplikimit 21022/04, para. 40-41.

      [72] Dowsett k. Mbretërisë së Bashkuar, 24.09.2003, Nr. i aplikimit 39482/98, para. 42-43

      [73]Mirilashvili k. Rusisë, 1.112.2008, final 05.062009, Nr. i aplikimit 6293/04, para. 203-209

      [74] Natunen k. Finlandës, 31.03.2009, final 30.06.2009, Nr. i aplikimit 21022/04, para.43.

      [75] Campbell and Fell k. Mbretërisë së Bashkuar, 28.06.1984, Nr. i aplikimit 7819/77; 7878/77, para. 99.

      [76] Bonzi k. Zvicrës. Nr. i aplikimit 7854/77.

      [77] Can k. Austrisë, 12.071984, Nr. i aplikimit 9300/81, para 275.

      [78] Perna k. Italisë, 6.052003, Nr. i aplikimit 48898/99, para. 29.

      [79] BACANU ET SC « R » SA k. Rumanisë, Nr. i aplikimit 4411/04, para.75

      [80] Shih rubrikën “Akte Nënligjore”, më poshtë.

      1. Duhet theksuar se, në përgjithësi, të drejtat e sanksionuara në nenin 34/a ekzistonin edhe para ndryshimeve të bëra me ligjin 35/2017. Megjithatë, këto të drejta ishin të shpërndara në dispozita të ndryshme ose buronin nga praktika gjyqësore. Për më tepër, grupi i ekspertëve[1] i angazhuar nga Kuvendi në kuadër të reformës në drejtësi konstatoi, se dispozitat që rregullonin njoftimin për herë të parë të pandehurit të lirë, nuk ishin në përputhje të plotë me standardet e jurisprudencës së Gjykatës Evopiane për të Drejtat e Njeriut si dhe legjislacionin e BE-së. Në këtë kuadër u konsiderua i nevojshëm edhe ndryshimi i nenit 34/a të Kodit të Procedurës Penale.

       

      [1] Dokumenti Analizë e sistemit të drejtësisë në Shqipëri, Qershor 2015, faqe 87, paragrafi 4.2.5

      “Efikasiteti nëpërmjet së drejtës procedurale Problemet në lidhje me njoftimin e dokumenteve vazhdojnë të ekzistojnë dhe kanë nevojë për zgjidhje. Në Shqipëri njoftimi i besueshëm i dokumenteve ende është problem në një numër të konsiderueshëm rastesh, në qoftë se i padituri nuk është i regjistruar ose nuk gjendet ose nuk ka një adresë postare. Ky nuk është vetëm një problem i regjistrimit të qytetarëve. Në Kodet e Procedurës mungojnë dispozita specifike që të mundësojnë një gamë të gjerë të njoftimit të vlefshëm”.

    • Të drejtat e garantara në paragrafin 1, të nenit 34/a K.Pr.Penale janë parashikuar sipas Direktivës 2012-13-BE mbi të drejtën e informimit në proçedimin penal, sipas Direktivës 2013-48BE mbi të drejtën e aksesit tek një avokat mbrojtës në procedimin penal dhe sipas Direktivës 2010-64-BE mbi të drejtën e përkthimit në procedimin penal.

      Direktivës 2010-64-BE synon të vendosë standardet minimale për të siguruar të drejtën për një proces të rregullt ligjor, sipas nenit 6 të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut.

      Direktiva 2012/13/EU synon realizimin e objektivit të parashikuar nga neni 82, paragrafi 2, i Traktatit të Lisbonës për funksionimin e Bashkimit Europian,  që është zbatimi i të drejtave të personave gjatë procedimit penal, në funksion të rritjes së të drejtave të të pandehurit dhe personit nën hetim. Për këtë qëllim, megjithëse lë hapësirë për rregullimin e brendshëm nga vendet anëtare, Direktiva nuk lejon kufizime të këtyre të drejtave nga legjislacionet e vendeve anëtare, përtej përmbajtjes minimale të tyre sipas jurisprudencës së konsoliduar të GJEDNJ.

      Direktiva 2012/13/EU përcakton detyrimin e informimit të personave të hetuar apo akuzuar lidhur  me të drejtat e tyre gjatë proçesit, si vijon: e drejta për të pasur një mbrojtës, kushtet për të përfituar mbrojtje falas, e drejta për t’u informuar rreth akuzës, e drejta për përkthim, e drejta për të heshtur ( neni 1, paragrafi 1). Sipas Direktivës, këto të dhëna duhet t’i njoftohen personit me shkrim ose me gojë, në një gjuhë të qartë dhe që kuptohet prej tij, duke marrë gjithashtu në konsideratë nevojat e personave të hetuar apo akuzuar që janë në kushte vulnerabiliteti (neni 1 paragrafi 2).

  • Raporte, opinione, rekomandime dhe deklarata

    Në vitin 2009, Këshilli i Bashkimit Europian miratoi me 30 nëntor 2009 një Roadmap[1] për fuqizimin e të drejtave procedurale të personave të dyshuar ose të akuzuar në procedimin penal me qëllim realizimin e një bashkëpunimi më të fortë mes Shteteve anëtare në sektorin e drejtësisë penale, në mënyrë specifike përmes formulimit dhe miratimit të pesë masave legjislative:

    Masa A: e drejta për interpretim dhe përkthim;

    Masa B: e drejta për informacion lidhur me të drejtat dhe akuzën (Letter of Rights);

    Masa C: këshillimi ligjor dhe ndihma ligjore falas (përpara dhe gjatë procesit);

    Masa D: e drejta e të dënuarve për komunikim me familjarët, punëdhënësit dhe autoritetet konsullore;

    Masa E: garanci të posaçme për të hetuarit ose të pandehurit vulnerabël.

     

    Vendime të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut

    Colozza k. Italisë, 12.02.1985, Nr. i aplikimit 9024/80;

    Abramayn k. Rusisë, 09/01/2009 aplikimi nr.  10709/02

    Öztürk k. Republikës Federale të Gjermanisë, 21 shkurt 1984, aplikimi nr. 8544/79

    Luedicke, Belkacem and Koç k. Republikës Federale të Gjermanisë, 28 nëntor 1978, aplikimi nr. 6210/73; 6877/75; 7132/75.

    Pakelli k. Gjermanisë, 12. Dhjetor 1981, aplikimi nr. No. 8398/78.

    Imbrioscia k. Zvicrws, 24 nëntor 1993, aplikimi nr.  13972/88.

    Öcalan k. Turqisw, 12 maj 2005aplikimi nr. 46221/99.

    Magee k. Mbretwrisw sw Bashkuar, 6/9/2000, aplikimi nr.  28135/95.

    Galsyan k. Armenisw, 15 shkurt 2008, aplikimi nr.26986/03.

    Melin k. Francws, 22 qershor 1993, aplikimi nr.  12914/87

    Salduz k. Turqisw, 27 nëntor 2008, aplikimi nr.  36391/02.

    Dayanan k. Turqisw, 13 tetor 2009, final 13/01/2010, aplikimi nr. 7377/03

    Van Geyseghem k. Belgjikws, 21 janar 1999, aplikimi, 26103/95.

    Pelladoah k. Netherlands, 22 shtator 1994, aplikimi nr. 16737/90

    Meftah & others k France, 26 korrik 2012, aplikimet nr.  32911/9635237/97 dhe 34595/97.

    Lagerblom k. Suedisw, 14 janar 2003, final 14/04/2003, aplikimi nr.  26891/95.

    Croissant k. Gjermanisë, 25 shtator 1992, aplikimi nr. 13611/88.

    Monell & Morris k. Mbretërisë së Bashkuar, 2 mars 1987aplikimi nr. 9562/81; 9818/82.

    Artico k. Italisë, 13 maj 1980, aplikimi nr. 6694/74.

    Kamasinski k. Austrisë, 19 dhjetor 1989, aplikimi nr. 9783/82.

    Daud k. Portugalisë, 21 Prill 1998, aplikimi nr. 11/1997/795/997.

    Czekalla k. Portugalisë, final 10/01/2003, aplikimi nr.  38830/97.

    Sakhnovskiy k. Rusisë, 2 nëntor 2010, aplikimi nr. 21272/03.

    S k. Switzerland, 28 nëntor 1991, aplikimi nr. 12629/87; 13965/88.

    Brennan k. Mbretërisë së Bashkuar, 16 tetor 2001, apllikimi nr.  39846/98.

    Zagaria k. Italisë, 27 nëntor 2007, final 70/07/2008, aplikimi nr.  58295/00.

    Can k. Austrisë, 12 korrik 1984, aplikimi nr. 9300/81.

    Gregacevic k. Kroacisë, 10 korrik 2012, final 10/10/2012, aplikimi nr.  58331/09.

    Iglin k. Ukrainës, 12 jnar 2012, final 12/04/2012, aplikimi nr.  39908/05.

    Galstyan k. Armenisë, 15 nentor 2007, final 15/02/2008, aplikimi nr. 26986/03.

    Kröcher & Möller k Zvicrës (dec), aplikimi nr. 8463/7 8, vendimin i 9 korrik  1981

    Bonzi k. Zvicrës, 12 korrik 1978, aplikimi nr. 7854/77.

    OAO Neftyanaya Kompaniya Yukos k. Rusisë, 20 shtator 2011, final 08/03//2013, aplikimi nr. 14902/04.

    Mattic k. Gjermanisë

    Miminoshvili k. Rusisë, 28 qershor 2011, final 28/092011, aplikimi nr. 20197/03.

    Pélissier & Sassi k. Francës, 25 mars 1999, aplikimi nr. 25444/9.

    GB k. Francës, 2 tetor 2001, final 02/01/2002, aplikimi nr.  44069/98.

    Huseyn dhe të tjerë k. Azerbaixhan, 26 korrik 2011, final 26/10/2011, aplikimet nr. 35485/0545553/0535680/05 and 36085/05.

    Padin Gestoso k. Spanjës (vendimi)

    Mayzit k. Rusisë, aplikimi nr.  20 janar 2005, final 06/07/2005, 63378/00

    Kremzow k. Austrisë, 21 shtator 1993, aplikimi nr.  12350/86.

    Foucher k. Francës, 18 mrs 1997, aplikimi nr.  22209/93.

    Rasmussen k. Polonisë, 28 prill 2009, final 28/07/2009, aplikimi nr. 38886/05.

    Moiseyev k. Rusisë, 9 tetor 2008, final 06/04/2009, aplikimi nr.  62936/00.

    Matyjek k. Polonisë, 24 prill 2007, final 24/09/2007, aplikimi nr. 38184/03.

    Seleznev k. Rusisë, 26 qershor 2008, final 01/12/2008, aplikimi nr.  15591/03.

    Natunen k. Finlandës, 31 mars 2009, final 30/06/2009, aplikimi nr. 21022/04, para. 40-41.

    Doasett k. Mbretërisë së Bashkuar, 24/09/2003 aplikimi nr. 39482/98

    Mirilashvili k. Rusisë, 11 December 2008, final 05/06/2009, aplikimi nr.  6293/04

    Campbell and Fell k. Mbretërisë së Bashkuar, 28 qershor 1984, aplikimi nr. 7819/77; 7878/77.

    Goddi k. Italisë, 9 prill 1984, aplikimi nr.  8966/80.

    BACANU ET SC « R » SA k. Rumanisë, aplikimi nr. 4411/04.

     

    [1] Shih RESOLUTION OF THE COUNCIL of 30 November 2009 on a Roadmap for strengthening procedural rights of suspected or accused persons in criminal proceedings (Text ëith EEA relevance) (2009/C 295/01)

  • Analizë e Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri, Qershor, 2015.

  • Kushtetuta

    Neni 28

    Neni 31 

    Kodi i Procedurës Penale

    Të drejtat që i njihen të pandehurit nga neni 34/a, paragrafi 1, parashikohen edhe në dispozita  të tjera ekzistuese të Kodit të Procedurës Penale dhe duhen lexuar bashkarisht me këto të fundit, si vijon:

    a) të njoftohet, në një kohë sa më të shkurtër, në gjuhën që kupton, për veprën penale për të cilën hetohet, si edhe për shkaqet e akuzave (neni 39 kpp);

    b) të përdorë gjuhën që flet ose kupton ose të përdorë gjuhën e shenjave, si dhe të ndihmohet nga një përkthyes dhe interpretues nëse ka paaftësi të kufizuar në të folur dhe në të dëgjuar (neni 8, neni 98, neni 107 kpp);

    c) të heshtë, të paraqesë lirisht mbrojtjen e tij, si dhe të mos u përgjigjet pyetjeve të caktuara;

    ç) të mbrohet vetë ose me ndihmën e një mbrojtësi të zgjedhur prej tij (neni 48 kpp);

    d) të ketë një mbrojtës të siguruar nga shteti, nëse mbrojtja është e detyrueshme ose nuk ka mundësi financiare për të pasur një mbrojtës, sipas parashikimeve të këtij Kodi dhe legjislacionit në fuqi për ndihmë juridike (Neni 49 kpp, Neni 49/a kpp);

    dh) të takohet privatisht dhe të komunikojë me mbrojtësin që e përfaqëson (neni 50 kpp);

    e) të këtë kohë të mjaftueshme dhe lehtësi për të përgatitur mbrojtjen;

    ë) të njihet me materialet e çështjes, sipas parashikimeve të këtij Kodi (neni 39 Kpp).  

    Neni 8

    Përdorimi i gjuhës shqipe 

    Neni 98

    Gjuha e akteve

    Neni 107

    Pjesëmarrja e shurdhit, memecit dhe e shurdhmemecit në bërjen e akteve procedural 

    Neni 123

    Caktimi i përkthyesit

  • Model tregues i Letrës së të Drejtave të marra nga Direktiva 2012/13/EU e datës 24 maj 2012 “Mbi të drejtën e informacionit në procedimin penal”

    Qëllimi i vetëm i këtij modeli është të ndihmojë autoritetet e brëndshme në përpilimin e Letrës së të Drejtave në nivel kombëtar. Shtetet Anëtare nuk janë të detyruara të përdorin këtë model. Gjatë përgatitjes së Letrës së të Drejtave, Shtetet Anëtare mund të ndryshojnë këtë model me qëllim që ta përshtatin atë me rregullat e brëndshme dhe për të shtuar informacion tjetër të dobishëm. Letra e të Drejtave e Shteteve Anëtare duhet të jepet në momentin e arrestimit ose ndalimit. Megjithatë, kjo nuk i pengon shtetet Anëtare t’u japin personave të dyshuar ose të akuzuar informacione me shkrim në situata të tjera gjatë procedimit penal. 

    Ju keni të drejtat e mëposhtme nëse arrestoheni ose ndaloheni:

    ASISTENCËN E NJË AVOKATI/TË DREJTËN PËR NDIHMË JURIDIKE

    Ju keni të drejtën të flisni konfidencialisht me një avokat. Një avokat është i pavarur nga policia. Nëse j’u nevojitet, kërkojini policisë ndihmë për të kontaktuar me një avokat. Policia duhet t’ju ndihmojë. Në raste të caktuara, asistenca mund te jetë falas. Kërkojini policisë informacione të mëtejshme. 

    INFORMACION NË LIDHJE ME AKUZËN

    Ju keni të drejtën të dini arsyen pse jeni arrestuar ose ndaluar dhe për çfarë dyshoheni ose akuzoheni se keni bërë?

    INTERPRETIM DHE PËRKTHIM

    Nëse ju nuk e flisni apo kuptoni gjuhën e folur nga policia ose autoritetet e tjera kompetente, ju keni të drejtën për t’u asistuar nganjë interpret, falas. Interpreti mund t’ju ndihmojë juve të flisni me avokatin dhe duhet të ruajë konfidencialitetin e këtij komunikimi. Ju keni të drejtën e përkthimit ose të paktën të pasazheve përkatës të dokumenteve thelbësore, duke përfshirë një urdhër nga një gjyqtar që lejon arrestin tuaj ose mbajtjen tuaj të ndaluar, çdo akuzë apo akt-akuzë dhe çdo vendim. Në rrethana të caktuara juve mund t’u bëhet një përkthim gojor ose një përmbledhje.

    E DREJTA PËR TË MOS FOLUR

    Ndërsa merreni në pyetje nga policia ose autoritetet e tjera kompetente, ju nuk jeni të detyruar t’u përgjigjeni pyetjeve në lidhje me veprat penale që akuzoheni. Avokati mund t’ju ndihmojë për të vendosur për këtë.

    AKSESI NË DOKUMENTE

    Nëse arrestoheni ose ndaloheni, ju (ose avokati juaj) keni të drejtën e aksesit në dokumentet thelbësore që u duhen për të kundërshtuar arrestin ose ndalimin tuaj. Nëse çështja juaj shkon në gjykatë, ju (ose avokati juaj) keni të drejtën e aksesit në provat materiale në favor ose në dëm tuaj.

    INFORMIMI I DIKUJT TJETËR NË LIDHJE ME ARRESTIMIN OSE NDALIMIN TUAJ / INFORMIMI I KONSULLATËS OSE AMBASADËS SUAJ

    Nëse ju arrestoheni ose ndaloheni, ju duhet t’i thoni policisë nëse ju doni që dikush të njoftohet në lidhje me ndalimin tuaj, për shembull, një anëtar familje ose punëdhënësin tuaj. Në raste të caktuara e drejta për të informuar një person tjetër për ndalimin tuaj mund të kufizohet përkohësisht. Në këto raste, policia do t’ju njoftojë në lidhje me këtë.

    Nëse ju jeni i huaj, kërkojini policisë nëse doni që të njoftohet për ndalimin tuaj konsullata apo ambasada juaj. Jeni të lutur t’i thoni policisë nëse ju doni të kontaktoni një punonjës të konsullatës ose ambasadës suaj.

    NDIHMË MJEKËSORE EMERGJENTE

    Nëse ju arrestoheni ose ndaloheni, ju keni të drejtën e ndihmës mjekësore emergjente.

    Jeni të lutur ti thoni policisë nëse j’u nevojitet një ndihmë e tillë.

    PERIUDHA E HEQJES SË LIRISË

    Pas arrestit tuaj, ju mund t’u hiqet liria ose të ndaloheni për një periudhë maksimale prej..... (vendosni numrin përkatës të orëve/ditëve). Në përfundim të asaj periudhe ju duhet të liroheni ose të dëgjoheni nga një gjyqtar i cili do të vendosë për ndalimin tuaj të mëtejshëm. Kërkojini avokatit tuaj ose gjyqtarit informacion në lidhje me mundësinë e kundërshtimit të arrestit, rishikimit të ndalimit ose kërkojini lirim të përkohshëm.

  • Vendime të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë

    Vendimi nr. 37, datë 24.12.2010;

    Vendim nr.222, datë 04.11.2002;

    Vendimet nr.30, datë 26.11.2009;

    Vendim nr.33, datë 24.11.2003;

    Vendim nr.5, datë 17.02.2003;

    Vendim nr.5, datë 17.02.2003;

    Vendim nr.10, datë 02.04.2009;

    Vendim nr.13, datë 21.07.2008;

    Vendim nr.5, datë 04.03.2008;

    Vendim nr.16, datë 08.06.2006.

    Vendime të Gjykatës të Lartë të Republikës së Shqipërisë

    Vendim nr. 52, datë 22.2.2012, Edmond Ulaj (KPGJL);

    Vendim nr 127, datë 15.07.2015, Robert Koka (KPGJL).

  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
Idlir Peçi
Idlir Peçi, Koraljka Bumči