1Kur shqyrtimi gjyqësor nuk mund të përfundohet në një seancë të vetme, gjykata vendos që të vazhdojë ditën e mëpasme të punës.
2Gjykata mund të ndërpresë shqyrtimin gjyqësor, vetëm për arsye të veçanta, deri në pesëmbëdhjetë ditë.
3Shtyrja dhe ndërprerja e shqyrtimit gjyqësor shpallen nga kryetari në seancë. Shpallja zëvendëson njoftimin për ata që janë të pranishëm ose që duhet të quhen të pranishëm.
4Kur për shkaqe të përligjura ndryshon përbërja e trupit gjykues, anëtari i ri duhet të njihet me përmbajtjen e procesit gjyqësor, përveç rastit kur kërkohet prej tij që çështja të shqyrtohet nga fillimi. Kur ndryshon më shumë se tre nga anëtarët e trupit gjykues që gjykon me pesë gjyqtarë, gjykimi fillon nga e para.