1Të pandehurit të mitur i sigurohet ndihmë juridike dhe psikologjike, në çdo gjendje dhe shkallë të procedimit, me praninë e prindit, kujdestarit ligjor ose të personave të tjerë të kërkuar nga i mituri dhe të pranuar nga autoriteti që procedon.
2Organi procedues mund të kryejë veprime dhe të përpilojë akte, për të cilat kërkohet pjesëmarrja e të miturit, pa praninë e personave të treguar në paragrafin 1, vetëm kur një gjë e tillë është në interes të të miturit ose kur vonesa mund të dëmtojë rëndë procedimin, por gjithmonë në praninë e mbrojtësit.