1Përveç të drejtave të parashikuara në shkronjat “a”, “b”, “c”, “ç”, “d”, “dh” dhe “e” të paragrafit 1, të nenit 34/a të këtij Kodi, i arrestuari ose i ndaluari ka të drejtë:
atë takojë vetëm për vetëm mbrojtësin e tij përpara marrjes në pyetje për herë të parë;
btë njihet me aktet, provat e nevojshme dhe arsyet e arrestimit ose ndalimit të tij;
ctë kërkojë që një anëtar i familjes ose një person tjetër i afërt të njoftohet menjëherë për arrestimin e tij. Në rast se i arrestuari ose i ndaluari është shtetas i huaj, ai ka të drejtë të kërkojë të njoftohet përfaqësia konsullore ose diplomatike e vendit të tij dhe në rast se është person pa shtetësi apo refugjat, ai ka të drejtë të kërkojë të njoftohet një organizatë ndërkombëtare.
çtë marrë menjëherë përkujdesjen e nevojshme mjekësore.
2Organi procedues e njofton menjëherë personin e arrestuar ose të ndaluar për të drejtat e parashikuara në shkronjat “a”, “b”, “c”, “ç”, “d”, “dh” dhe “e”, të paragrafit 1, të nenit 34/a, të këtij Kodi, duke i dhënë, kundrejt nënshkrimit, letrën e të drejtave në formë të shkruar. Personi ka të drejtë ta mbajë letrën e të drejtave.