KODI I PROCEDURËS PENALE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË   |   7905

Neni 361-b: Teknikat e veçanta të marrjes në pyetje

1Pyetja e bashkëpunëtorëve të drejtësisë, personave të inflitruar ose personave nën mbulim, dëshmitarëve të mbrojtur dhe dëshmitarëve me identitet të fshehur zhvillohet nën masa të veçanta për mbrojtjen e tyre, të cilat përcaktohen nga gjykata, kryesisht ose me kërkesën e palëve. Kur disponon mjete teknike, gjykata mund të vendosë që marrja në pyetje e tyre të zhvillohet në distancë me anë të lidhjes audiovizive, sipas rregullave të parashikuara në pikën 7 të nenit 361.

2Kur ndaj personit që do të pyetet është vendosur ndryshimi i identitetit, gjykata urdhëron marrjen e masave të përshtatshme për të bërë të mundur që fytyra dhe zëri i personit të mos jenë të dallueshme për palët. Në rast se është e domosdoshme njohja e identitetit ose këqyrja e personit, gjykata urdhëron thirrjen ose shoqërimin e detyrueshëm për përmbushjen e këtij veprimi. Në këtë rast gjykata urdhëron marrjen e masave të nevojshme për të mënjanuar pamjen e dallueshme të fytyrës së personit, të cilit i është ndryshuar identiteti.

3Gjykata nuk lejon që dëshmitarit, sipas paragrafit 1 të këtij neni, t’i bëhen pyetje që mund të zbulojnë identitetin e tij.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment