1Për pyetjen e ekspertëve respektohen dispozitat mbi pyetjen e dëshmitarëve, për aq sa janë të zbatueshme.
2Eksperti ka të drejtë në çdo rast të konsultohet me dokumentet, shënimet dhe botimet që mund të merren edhe kryesisht.
3Eksperti mund të pyetet në distancë, duke respektuar rregullat e parashikuara në pikën 7 të nenit 361 të këtij Kodi.