1Kur para autoritetit procedues një person, që nuk është marrë si i pandehur, bën deklarime, nga të cilat dalin të dhëna për inkriminim në ngarkim të tij, autoriteti procedues ndërpret pyetjen, duke e paralajmëruar se pas këtyre deklarimeve mund të zhvillohen hetime ndaj tij dhe e fton të caktojë një mbrojtës. Deklarimet e mëparshme nuk mund të shfrytëzohen kundër personit që i ka bërë.