1Bashkëpunëtori i drejtësisë pyetet në cilësinë e dëshmitarit. Në rast se bën deklarime ose dëshmi të rreme ai mban përgjegjësi penale sipas ligjit.
2Thëniet e bashkëpunëtorit të drejtësisë vlerësohen sipas kritereve që përcakton paragrafi 3 i nenit 152 të këtij Kodi.