KODI I PROCEDURËS PENALE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË   |   7905

Neni 37-b: Përmbajtja e marrëveshjes

1Marrëveshja me bashkëpunëtorin e drejtësisë përmban:

aidentitetin e prokurorit dhe gjeneralitetet e bashkëpunëtorit të drejtësisë;

bfaktin se bashkëpunëtori i drejtësisë detyrohet të dëshmojë në cilësinë e dëshmitarit;

cdetyrimin e tij për të dhënë informacion të plotë pa asnjë rezervë ose kusht, për të gjitha faktet e rrethanat e parashikuara në paragrafin 2 të nenit 37/a të Kodi, jo më vonë se tridhjetë ditë nga data e nënshkrimit të marrëveshjes;

çparalajmërimin për revokimin e marrëveshjes dhe për përgjegjësinë penale në rastet e parashikuara nga paragrafi 5 i nenit 37/a të këtij Kodi;

dtë drejtën e bashkëpunëtorit për të kërkuar lidhjen e një marrëveshjeje me prokurorin për pranimin e fajësisë dhe caktimin e dënimit, sipas neneve 406/d e vijues të këtij kodi;

dhdetyrimin e prokurorit që t’i kërkojë gjykatës uljen e masës së dënimit ose përjashtimin e tij nga dënimi, në përpjesëtim të drejtë me shkallën e kontributit të tij në bashkëpunimin me drejtësinë;

etë drejtën e bashkëpunëtorit për të kërkuar mbrojtje të posaçme, sipas paragrafit 3 të nenit 37/a të këtij Kodi;

ënënshkrimin e prokurorit, të bashkëpunëtorit të drejtësisë dhe të mbrojtësit, kur ai është i pranishëm.

2Deklarimet e bashkëpunëtorit të drejtësisë, së bashku me marrëveshjen e bashkëpunimit, bëhen pjesë e fashikullit të hetimeve paraprake.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment