1Gjatë gjykimit të drejtpërdrejtë zbatohen dispozitat e kreut për shqyrtimin gjyqësor.
1-1Viktima dhe dëshmitarët njoftohen nga policia gjyqësore edhe me gojë. Në rastin e parashikuar nga paragrafi 1, i nenit 400, prokurori mund t’ia komunikojë akuzën të arrestuarit në seancë gjyqësore.
2Prokurori, i pandehuri dhe paditësi civil mund të paraqesin gjatë shqyrtimit gjyqësor, dëshmitarë, pa u thirrur paraprakisht nga gjykata.
3Gjykata e njeh të pandehurin me të drejtën për të kërkuar gjykimin e shkurtuar ose për të kërkuar arritjen e marrëveshjes për pranimin e fajësisë. I pandehuri njoftohet, gjithashtu, se ka të drejtë të kërkojë afat për të përgatitur mbrojtjen deri në pesë ditë. Në këtë rast shqyrtimi gjyqësor shtyhet deri në seancën e re, të caktuar pas mbarimit të këtij afati.
4Kur gjykimi i drejtpërdrejtë është kërkuar jashtë rasteve të parashikuara nga neni 400, i këtij Kodi, gjykata i kthen aktet prokurorit.
5I pandehuri mund të kërkojë gjykimin e shkurtuar. Gjykata, pasi merr mendimin e prokurorit dhe e gjen të drejtë kërkesën, vendos vazhdimin e gjykimit, duke respektuar rregullat e caktuara për gjykimin e shkurtuar. Në të kundërtën vazhdon gjykimin e drejtpërdrejtë.