KODI I PROCEDURËS PENALE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË   |   7905

Neni 406-b: Vendimi për miratimin e urdhrit penal

1Gjykata e shqyrton kërkesën pa praninë e palëve dhe vendos brenda dhjetë ditëve nga depozitimi i saj. Vendimi për miratimin e urdhrit penal arsyetohet në mënyrë të përmbledhur dhe përmban:

agjenealitetet e të pandehurit;

bparashtrimin e faktit dhe cilësimin juridik të veprës penale;

cburimet e provës dhe faktet që ato u referohen;

çmasën e dënimit me gjobë, modalitetet e ekzekutimit të saj dhe llojin e dënimit plotësues të caktuar;

dtë drejtën e të pandehurit për të kundërshtuar vendimin e gjykatës, si dhe afatin brenda të cilit ky vendim mund të kundërshtohet;

dhdisponimet për provat materiale dhe sendet që i përkasin veprës penale;

edatën dhe nënshkrimin e gjyqtarit.

2Gjykata nuk mund të ndryshojë dënimet e caktuara nga prokurori në urdhrin penal, por duke çmuar rrethanat e gjendjes ekonomike të të pandehurit, në fazën e ekzekutimit, me kërkesën e të dënuarit, mund të zbatojë dispozitat e paragrafëve 8 e vijues të nenit 34 të Kodit Penal.

3Vendimi për miratimin e urdhrit penal nuk shkakton pasojat e parashikuara nga neni 70 i këtij Kodi. Ai nuk mund të ngarkojë të dënuarin me pagimin e shpenzimeve të procedimit.

4Dënimi i dhënë nuk shënohet në vërtetimin e gjendjes gjyqësore, përveç rastit kur i dënuari është përsëritës.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment