1Gjykata e Lartë shqyrton çështjet me përbërje sipas përcaktimeve të nenit 14/a të këtij Kodi.
2Normat që lidhen me publicitetin, rregullin e seancës dhe me drejtimin e diskutimit në gjykimet e shkallës së parë dhe të dytë respektohen në Gjykatën e Lartë, për aq sa janë të zbatueshme.
3I pandehuri dhe palët private përfaqësohen nga mbrojtësit.
4Kryetari i kolegjit bën verifikimin e legjitimimit të palëve dhe të rregullsisë së lajmërimeve.
5Gjyqtari i ngarkuar relaton çështjen. Pas fjalës së prokurorit, mbrojtësit dhe përfaqësuesit e palëve private bëjnë mbrojtjen. Replika nuk lejohet.