1Gjykata e Lartë, kryesisht ose me kërkesë të palëve, kur lind nevoja për ndryshimin e praktikës gjyqësore, ka të drejtë të tërheqë për shqyrtim në kolegjet e bashkuara çështje të ardhura për gjykim në Kolegjin Penal.
2Tërheqja e çështjes në kolegje të bashkuara bëhet me vendim të Kryetarit të Gjykatës së Lartë ose të Kolegjit Penal.
3Kolegjet e bashkuara gjykojnë sipas rregullave të caktuara për kolegjin kur marrin pjesë jo më pak se dy të tretat e të gjithë anëtarëve të Gjykatës së Lartë.
4Vendimi i Kolegjit Penal dhe kolegjeve të bashkuara është i detyrueshëm për gjykatat në gjykimin e çështjeve të ngjashme.