KODI I PROCEDURËS PENALE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË   |   7905

Neni 451: Kërkesa e rishikimit

1Mund të kërkojnë rishikimin:

ai dënuari, mbrojtësi i autorizuar posaçërisht prej tij ose kujdestari i tij, dhe kur ai ka vdekur, trashëgimtari ose një i afërm i tij;

bprokurori pranë gjykatës që ka dhënë vendimin.

Përmbajtja

      1. Qëllimi i dispozitës është të përcaktojë në numër të mbyllur subjektet që legjitimohen në paraqitjen e një kërkese për rishikim dhe po ashtu nëpërmjet ndryshimeve të kryera me Ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017 dispozita saktëson të drejtën për të paraqitur kërkesën nëpërmjet mbrojtësit me autorizim të posacëm.
    •   Dispozita e Nenit 451 të K.Pr.Penale përbëhet vetëm nga një paragraf i ndarë në dy pika ku përcaktohet grupi i subjekteve të cilët legjitimohen në paraqitjen e një kërkese për rishikim.

      1. Me dispozitën e nenit 451, përcaktohet rrethi i personave të autorizuar për parashtrimin e kërkesës për rishikim. Sipas kësaj dispozite ligjore, kërkesën e rishikimit mund ta paraqesë a) i dënuari, b) mbrojtësi i autorizuar posaçërisht prej tij c)kujdestari i tij d) trashëgimtari ose një i afërm i tij kur i dënuari ka vdekur, e) prokurori pranë gjykatës që ka dhënë

       

      1. I dënuari- Ashtu sic është përcaktuar në Vendimin nr.30, datë 17.06.2010 të Gjykatës Kushtetuese dhe Vendimin nr.1 dt. 03.2014 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, e drejta për të bërë ankim, në vështrim të përcaktimit ligjor të bërë nga ligjvënësi në nenin 50 pika 1 e 410 të K.Pr.Penale, është një e drejtë e cila i rezervohet personalisht të pandehurit. Në këtë prizëm duke qënë se dhe rekursi është një mjet ankimi, megjithëse i jashtëzakonshëm, ligjvënësi ka përfshirë edhe këtë institut në fushën e të drejtave ekskluzive tashmë të dënuarit. Sigurisht që është e kuptueshme se i dënuari është subjekti që ka interesin direkt dhe personal në paraqitjen e kërkesës për rishikim, duke qënë ai vetë subjekti që ka vuajtur nga caktimi i një dënimi të padrejtë. Nga analiza e dispozitës rezulton se në thelb dy janë subjektet që mund të paraqesin kërkesë për rishikim, të cilët janë i dënuari dhe Prokurori. Personat e tjerë të përmendura nga dispozita janë në pozitë subsidiare dhe ushtrojnë të drejtën vetëm në rast se i dënuari është në pamundësi për ta ushtruar për shkak pazotësie të plotë apo të pjesshme për të vepruar (kujdestari) apo për shkak se ka ndërruar jetë (trashëgimtari ose një i afërm i tij). Në të kundërt disa legjislacione të tjera kanë pranuar ti kalojnë të drejtën për të paraqitur kërkesën për rishikim në mënyrë të pavarur dhe familjarëve të të dënuarit në ato raste kur ky i fundit pavarsisht se është gjallë shfaqet indiferent ndaj rivendosjes në vend të drejtësisë[1].

       

      1. Mbrojtësi i autorizuar posaçërisht prej të dënuarit- E drejta për të kërkuar rishikimin e vendimit, ashtu sikundër në përgjithësi e drejta për të filluar një process gjyqësor mund të ushtrohet dhe nëpërmjet rregullave të përfaqësimit me avokat mbrojtës. Në këtë rast paraqitja e kërkesës mund të kryhet vetëm nëpërmjet një autorizimi të posacëm ku shprehimisht iI është dhënë e drejta mbrojtësit për të paraqitur një kërkesë të tillë. Ndërkohë që mbrojtësi që ka marrë pjesë në vendimin e dënimit të të dënuarit nuk mund të vazhdojë me këtë cilësi pa patur një autorizim të të posacëm përsa kohë që marrëdhënia e tij me të dënuarin ka marrë fund me marjen formë të prerë të vendimit të dënimit. Po ashtu praktika gjyqësore ka saktësuar faktin se pavarsisht se i dënuari mund të jetë në kushte burgimi paraqitja e kërkesës nga një mbrojtës i caktuar nga familjarët e të dënuarit nuk mund të jetë e pranueshme, duke mos u zbatuar kështu neni 48/3 i K.Pr.Penale i cili parashikon se “Zgjedhja e mbrojtësit për personin e ndaluar, të arrestuar ose të dënuar me burgim, derisa ky person nuk e ka bërë vetë zgjedhjen, mund të bëhet nga një i afërm i tij, në format e parashikuara nga paragrafi 2”. Kështu në Vendimin e Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë nr.24 dt.19.02.2011, është arsyetuar se “Siç rezulton nga aktet që shoqërojnë kërkesën për rishikim të vendimit, në kundërshtim me detyrimet që parashikon dispozita e nenit 451/a dhe 452/1 të K.Pr.Penale, kjo kërkesë nuk është bërë nga vetë i dënuari. Kjo kërkesë është bërë nga avokati .. i cili rezulton të jetë caktuar si i tillë me prokurën e posaçme.. lëshuar nga ..vëllai i të dënuarit .. pra një person që nuk ka të drejtë të bëjë kërkesë për rishikim për llogari të të dënuarit, pasi në nenin 451/a është parashikuar se: “Mund të kërkojnë rishikim i dënuari ose kujdestari i tij, dhe kur ai ka vdekur, trashëgimtari ose një i afërm i tij”. Nga aktet e administruara rezulton se i dënuari ndodhet duke vuajtur dënimin në repartet e riedukimit[2]

       

      1. Kujdestari i të dënuarit- Mund të ndodhë që pas marrjes formë të prerë të vendimit të dënimit i dënuari të ketë humbur plotësisht ose pjesërisht zotësinë juridike për të vepruar apo vetë i dënuari është i mitur dhe prindërit e tij janë në pamundësi për të ushtruar përgjegjësinë prindëror. Në këto raste në zbatim të rregullave që përcakton Kodi i Familjes në Titullin V të tij Kreu I dhe Kreu II nga an a e Gjykatës kompetentë caktohet një Kujdestar i cili përfaqëson personin e pazotë për të vepruar, atë në të gjitha veprimet juridike. Në rastin konkret kujdëstari i të dënuarit ka të drejtë të paraqesë kërkësën për rishikim të vendimit penal dhënë ndaj subjektit që ka nënë kujdestari duke marrë pjesë vetë në gjykim në emër të tij.

       

      1. Trashëgimtari ose një i afërm i tij kur i dënuari ka vdekur- Thelbi i institutit të rishikimi më shumë se me rregullimin e pasojave proceduriale të ardhura nga vendimi i gabuar dënimit qëndron në rivendosjen në vend të nderit, personaliteti ose reputacionit të cënar të një subjekti të dënuar padrejtësisht. Në këto kushte për ligjin nuk bën dallim fakti nëse dënimi është vuajtur tashmë apo thjesht dhe vetëm nuk është ekzekutuar fare për shkak parashkrimi të ekzekutimit apo amninstimi apo falje. Në vendim i gabuar dënimi cënon të drejtat e të dënuarit dhe kur ai dënim nuk është ekzekutuar kurrë madje dhe po ashtu ai cënon nderin e të dënuarit apo reputacionin e tij dhe pasi vetë i dënuari ka ndërruar jetë. Për këtë arsye nga ana e ligjvënësit është parashikuar mundësia e paraqitjes së kërkesës dhe pas vdekjes së të dënuarit nga të afërmit e tij. Meqënëse as në këtë dispozitë, as në ndonjë nga dispozitat e tjera të kreut të rishikimit, nuk përcaktohet rrethi i personave që përfshihen në kategorinë e të afërmëve të të dënuarit, për të përcaktuar atë duhet t’i referohemi dispozitës së nenit 16 të K.Pr.Penale i cili ndërsa flet për papajtueshmërinë në pjesmarrjen e gjyqtarit në procedim bën dhe një listim të personave të kosideruar të afërt në kuptim të ligjit. Ndërkohë edhe në rast se I dënuari paraqet vetë kërkesë për rishikim por ai ndërron jetë pas paraqitjes së saj gjykata cakton një kujdestar, i cili ushtron të drejtat që në procesin e rishikimit do t’i takonin të gjykuarit. Pra në këtë rast ashtu si në rastin e kujdestarit të të dënuarit konstatohet një shmangie nga rregullat e përgjithshme të gjykimit. Kjo pasi në procesin normal gjyqësor është e pakonceptueshme zhvillimi I njjë gjykimi me persona të vdekur apo të paaftë për tu mrbojtur. Megjithatë duke qënë se rishikimi paraqet një formë të jashtëzakonshme të ankimit ai po ashtu pason një procedurë po aq të jashtëzakonshme të gjykimit.

       

      1. Prokurori pranë gjykatës që ka dhënë vendimin : Pavarsisht se procesi penal është dialektikë dhe si rregull prokurori është pala që i kundërvihet të pandehurit, nuk duhet harruar se edhe Prokuroria duhet të udhëhiqet nga parimi i ligjshmërisë dhe të vërtetës materiale në ushtrimin e funksioneve të tij. Ndaj dhe për këtë qëllim, që në nenin 8/a/2 të Kodit të Procedurës Penale parashikohet se “Organi procedues duhet të mbledhë dhe të shqyrtojë si provat që fajësojnë të pandehurin, ashtu edhe ato që janë në favor të tij.”. Si rrjedhojë pavarsisht se nga ana e ligjvënësit me ndryshimet e reja ligjore të vitit 2017 u suprimua mundësia për të kërkuar rishikimin e vendimeve të pafajësisë apo të dënimit në dëm të të pandehurit, pikërisht për arsyet e renditura mësipër, kjo nuk solli dhe heqjen nga lista e subjekteve të cilët legjitimohen për të kërkuar rishikimin, prokurorin. Në këto kushte, Prokurori në cdo rast që vjen në dijeni të shkaqeve të parashikuara në nenin 450 të K.Pr.Penale mund të paraqesë kërkesë në gjykatë për rishikimin e vendimit të dënimit kjo në favor të të pandehurit në funksion të zbardhjes së ngjarjes që ka përbërë objekt procedimi. Ajo që konstatohet në dispozitë është fakti se termi “prokurori pranë gjykatës që ka dhënë vendimin” është i paqartë duke ngritur kështu disa pikëpyetje në lidhje me faktin se cili do të konsiderohet prokuror pranë gjykatës që ka dhënë vendimimn, prokurori që ka ndjekur cështjen mbi të cilin është dhënë vendimi i dënimit, prokurori i cili gjatë ndonjë procedimi ka ardhur në dijeni të rrethanave të cilat përbëjnë shkak rishikimi sipas nenit 450 të K.Pr.Penale apo drejtuesi i Prokurorisë së Rrethit në cilësinë e titullarit të Prokurorisë. Megjithatw meqwnwse ligji nuk ka kryer ndonjw ndarje tw cilwsisw sw prokurorit, mund tw thuhet se legjitimimi i pwrket cdo prokurori pranw gjykatws qw ka dhwnw vendimin I cili gjatw procedurws tw tij tw punws (psh prokurori i ekzekutimeve) apo gjatw hetimit tw njw procedimi administron akte dhe fakte qw janw shkak pwr rishikim tw njw vendimi dwnimi.

       

      Nw vazhdim tw kwsaj, duke I’u referuar praktikws gjyqwsore rastet kur prokurori ka kwrkuar rishikimin e vendimit nw favor tw tw pandehurit janw tw rralla, duke u kufizuar rastet vetwm nw kwrkesat pwr rishikim pwr shkak tw vendimeve penale tw cilat nuk pajtohen me njeri tjetrin (Neni 450/a). Kwshtu nw Vendimin Nr.121 dt. 10.04.2013 Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë nw njw rast ku rezultoi se gjykata kishte kryer bashkim tw dwnimeve penale pwr vendime tw cilat pwr shkak se nuk ishin tw formws sw prerw kishin ndryshuar pas marrjes formw tw prerw tw vendimit tw bashkimit, konstatoi se “se procedura që ka passjellë këtë objekt gjykimi ka qenë edhe cenim i së drejtës të personit të gjykuar. Pavarësisht se kërkesa për rishikim është paraqitur nga organi i akuzës, është cenuar edhe e drejta e personit të gjykuar, i cili në rillogaritjen e re të bashkimit të dy vendimeve, në total, duhet të vuajë më pak vite burgim. Cenimi i të drejtës së të gjykuarit, për shkak të rrethanave të parashikuara në mënyrë të posaçme në nenin 450 të Kodit të Procedurës Penale, dhe në mënyrë të përgjithshme në praktikën e GJEDNJ, është pranuar ndërkohë si shkak rishikimi dhe rrethanë e deklarimit të një procesi jo të rregullt ligjor nga Gjykata e të Drejtave të Njeriut.”

       

       

       

       

       

       

       

       

       

       

       

       

       

       

       

       

       

       

       

       

       

       

       

      [1] Psh, në Kodin Procedurial Penal Italian, neni 632 I tij. Ndërkohë që në Kodin e Procedurës penale të Republikës së Kosovës për shkak të paqartësisë së dispozitës janë ndeshur dy intepretime “Siç mund të shihet, me dispozitën e nenit 424, paragrafi 1 kjo çështje nuk është zgjidhur në mënyrë të qartë, prandaj - sipas interpretimit strikt të dispozitës në fjalë - sa ka arsye për të përqafuar pikëpamjen e parë, d.m.th. që personat e përfshirë në nenin 424, paragrafi 1 nuk mund të parashtrojnë kërkesën për rishikim derisa i dënuari është gjallë, madje as nëpërmjet mbrojtësit - disa mendojnë se ka arsye të pranohet pikëpamja e dytë, sipas së cilës kjo e drejtë duhet t’u njihet këtyre personave. Megjithatë, ne mendojmë se për zgjidhjen e kësaj çështjeje të diskutueshme duhet nisur nga vetë qëllimi i rishikimit. Së këndejmi, me qëllim që të arrihet ndryshimi eventual i aktgjykimit të formës së prerë në favor të të dënuarit, de lege ferenda ndoshta do duhej lejuar rishikimin edhe në bazë të kërkesës së familjarëve të caktuar .., pa pritur vdekjen e të dënuarit.”. “Prof. dr. sc. Ejup Sahiti / Prof. dr. sc. Rexhep Murati / Mr. Xhevdet Elshani-Komentar Kodi i Procedurës Penale, fq.1006

      [2] I njëjti qëndrim është mbajtur dhe në Vendimet nr.115 dt.23.04.2014 dhe Vendimi nr.86 dt. 21.03.2012 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
Arber Cela
Arber Cela