KODI I PROCEDURËS PENALE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË   |   7905

Neni 450: Rastet e rishikimit

1Rishikimi mund të kërkohet:

akur faktet e vëna në themel të vendimit nuk pajtohen me ato të një vendimi tjetër të formës së prerë;

bkur vendimi është bazuar në një vendim të gjykatës civile ose administrative, i cili është revokuar më pas;

ckur pas vendimit kanë dalë ose janë zbuluar prova të reja, të cilat vetëm ose së bashku me ato që janë vlerësuar njëherë, tregojnë se vendimi është i gabuar;

çkur vërtetohet se vendimi është dhënë si pasojë e falsifikimit të akteve të gjykimit ose të një fakti tjetër të parashikuar nga ligji si vepër penale;

dkur shkaku për rishikimin e vendimit të formës së prerë rezulton nga një vendim i Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut që e bën të domosdoshëm rigjykimin e çështjes. Kërkesa paraqitet brenda 6 muajve nga njoftimi i vendimit;

dhkur ekstradimi i të dënuarit të gjykuar në mungesë jepet me kushtin e shprehur të rigjykimit të çështjes. Kërkesa për rishikim mund të paraqitet brenda tridhjetë ditëve nga data kur personi është ekstraduar. Kërkesa e paraqitur brenda afatit nuk mund të refuzohet;

ekur personi është gjykuar në mungesë sipas nenit 352 të këtij Kodi dhe kërkon rigjykimin e çështjes. Kërkesa paraqitet brenda tridhjetë ditëve nga data e marrjes dijeni. Kërkesa e paraqitur brenda afatit nuk mund të refuzohet.

Përmbajtja

      1. Në përgjithësi, insituti i rishikimit ka për qëllim ndreqjen e gabimeve të mundshme gjyqësore në lidhje me vendimet e formës së prerë. Në veçani, ndryshimet e bëra në nenin 450 kanë për qëllim përafrimin e legjislacionit shqiptar në fushën e rishikimit të vendimeve penale me standardet ndërkombëtare në lidhje me gjykimin në mungesë, ekstradimin dhe zbatimin e vendimeve të GJEDNJ-së.
      1. Neni 450 përcakton në mënyrë shteruese rastet e rishikimit të vendimeve penale.
      1. Shkaku i rishikimit i përmendur në gërmën “a” të nenit 450 ka të bëjë me konsistencën që vendimet gjyqësore duhet të kenë. Do të ishte e çuditshme, por edhe në kundërshtim me parimin e sigurisë juridike, nëse i njëjti set faktesh do të merrte një kuptim të ndryshëm në dy vendime.

       

      1. Sipas gërmës “b” revokimi i një vendimi të gjykatës civile ose administrative, në të cilin është bazuar vendimi penal, përbën shkak për rishikimin e vendimit penal. Ky parashikim ka të bëjë me dispozitat e nenit 71 K.Pr.Penale, i cili përcakton se vendimi civil i formës së prere¨ e¨shte¨ i detyrueshe¨m pe¨r gjykate¨n qe¨ gjykon c¸e¨shtjen penale pe¨rsa i pe¨rket faktit ne¨se vepra ka ndodhur ose jo. Gjithashtu, vendimi administrativ ose civil është i detyrueshëm edhe në rastet e parashikuara në pikën 2 të nenit 71 K.Pr.Penale. Prandaj, është lehtësisht e kuptueshme, përse lind e drejta për të kërkuar rishikimin e vendimit penal, kur vendimi administrativ apo civil mbi të cilin vendimi penal është mbështetur nuk egziston më.

       

      1. Gërma “c” parashikon mundësinë e rishikimit kur pas vendimit kane¨ dale¨ ose jane¨ zbuluar prova te¨ reja, te¨ cilat vete¨m ose se¨ bashku me ato qe¨ jane¨ vlere¨suar nje¨here¨, tregojne¨ se vendimi e¨shte¨ i gabuar. Ky parashikim kërkon në thelb që provat, të cilat janë zbuluar rishtas, të jenë të një rëndësie të tillë, që nëse gjykata do të ishtë në dijeni të tyre, do të kishte dhënë një vendim të ndryshëm me atë që ka dhënë. Termat prova të reja, kanë dalë dhe janë zbuluar, janë interpretuar dhe unifikuar nga praktika gjyqësore e GJL.[1]

       

      1. Prova të reja, së pari do të thotë që kemi të bëjmë me prova në kuptimin e K.Pr.Penale. Kërkuesi për rishikim duhet të paraqesë çfarëdo lloj objekti të natyrës materiale (p.sh shkresa, dokumente), të cilat “[…] nga pikëpamja e formës proceduriale, të jenë prova, në kuptimin që i jep provës ligjvënësi në dispozitën e nenit 149 të K.Pr.Penale.[2] Në këtë kuptim, ato duhet të përmbajnë fakte që lidhen me veprën penale dhe rrethanat e kryerjes së saj si dhe të jenë marrë në përputhje me rregullat që përcakton ligji procedurial penal.[3] Së dyti, provat duhet të jenë të reja, në kuptimin që kanë dalë apo janë zbuluar pas dhënies të vendimit. Duhet të bëhet fjalë “[…] për prova, të cilat, megjithëse kanë ekzistuar objektivisht në kohën kur u shqyrtua çështja, ato nuk ishin paraqitur nga palët deri në momentin që vendimi ka marrë formë të prerë, pasi ekzistenca e tyre nuk dihej, deri atëherë, prej tyre (palëve).[4]

       

      1. Provat konsiderohen që kanë dalë pas dhënies së vendimit kur ato janë evidentuar gjatë një procesi penal tjetër (në proces-verbalet e dosjes përkatëse), i cili është zhvilluar pas dhënies së vendimit që kërkohet të rishikohet dhe që nuk ka lidhje me çështjet për të cilat është dhënë ai vendim. Provat janë zbuluar kur palët e interesuara për rishikim, kryejnë veprimtari verifikuese pas dhënies së vendimit.[5]

       

      1. Gërma “ç” mundëson rishikimin kur ve¨rtetohet se vendimi e¨shte¨ dhe¨ne¨ si pasoje¨ e falsifikimit te¨ akteve te¨ gjykimit ose te¨ nje¨ fakti tjete¨r te¨ parashikuar nga ligji si vepe¨r penale. Akte të falsifikuara të gjykimit mund të jenë proces-verbalet e seancave gjyqësore, kontrollit, përgjimeve etj. Ndërsa një fakt i parashikuar nga ligji si vepër penale mund të jetë dëshmia e rreme, ushtrimi i dhunës ndaj të pandehurit ose dëshmitarëve gjatë hetimeve paaprake, mitëmarrja etj. Normalisht, aktet e falsifikuara ose faktet e parashikuara në ligj si vepër penale duhet të jenë vërtetuar me vendim gjyqësor të formës së prerë.[6] Sipas nenit 452 pika 2 K.Pr.Penale, kërkesës së paraqitur për rishikim në bazë të gërmës “ç” të nenit 450, duhet t’i bashkëngjiten kopjet e vërtetuara të akteve të përmendura në të. Kjo do të thotë që vendimi për falsifikimin e akteve ose faktin e parashikuar si veper penale duhet t’i bashkëngjitet kërkesës për rishikim. Megjithatë, kur ndodhemi para kushteve të nenit 290, gërmat “a”, “b”, “d”, “dh” K.Pr.Penale, vërtetimi i kushteve për rishikim do të bëhet gjatë gjykimit të kërkesës për rishikim.[7]

       

      1. Me ligjin Nr. 35/2017 janë shtuar gërmat “d”, “dh”, “e” në nenin 450 K.Pr.Penale. Siç u përmend më sipër, ky ndryshim synon përafrimin e legjislacionit shqiptar, me atë ndërkombëtar. Gërma “d” mundëson rishikimin e vendimit penal në rastet kur ky është i domosdoshëm si pasojë e zbatimit të një vendimi të GJEDNJ-së. Kërkesa për rishikim duhet të paraqitet brenda 6 muajve nga njoftimi i vendimit. Sipas nenit 452 pika 2 K.Pr.Penale, kërkesës duhet t’i bashkëngjitet dhe vendimi i GJEDNJ-së. Gërma “dh” parashikon rishkimin kur ekstradimi i personit të gjykuar në mungesë është bërë me kushtin e shprehur te¨ rigjykimit te¨ c¸e¨shtjes. Kërkesa paraqitet brenda 30 ditëve nga moment i ekstradimit dhe ajo nuk mund të rrefuzohet. Sërish, sipas nenit 452 pika 2 K.Pr.Penale, kërkesa duhet të dokumentohet me kushtin e shprehur te¨ rigjykimit te¨ c¸e¨shtjes. Gërma “e” bën të mundur rishikimin kur vendimi është dhënë në mungesë, sipas nenit 352 K.Pr.Penale. Edhe kjo kërkesë mund të paraqitet brenda 30 ditëve nga marrja dijeni për vendimin dhe ajo nuk mund të rrefuzohet.[8]

       

       

      [1] Vendim nr. 6, datë 11.10.2002, Edmir Gjokicaj (KBGJL)

      [2]Ibid., faqe 5-6. 

      [3] Ibid.

      [4] Ibid.

      [5] Ibid.

      [6] Shih Halim Islami, Artan Hoxha, Ilir Panda, Procedura Penale, Botimet Morava 2006, faqe 586.

      [7] Ibid.

      [8] Për standardet ndërkombëtare në lidhje me këto ndryshime si dhe pajtueshmërinë e legjislacionit shqiptar me to, shih rubrikat “Legjislacioni ndërkombëtar”, “Raporte, opinione, rekomandime dhe deklarata” dhe “Vendime të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut”.

      1. Ndryshimet në nenin 450 të K.Pr.Penale duhen parë në kuadrin e përgjithshëm të ndryshimeve që instituti i rishikimit pësoi me ligjin Nr. 35/2017. Këto ndryshime erdhën si rrjedhojë e reflektimit të zhvillimeve në praktikën gjyqësore si dhe ndryshimit të juridiksionit të Gjykatës së Lartë. [1] Për më tepër, lindi nevoja e shtimit të disa rasteve të rishikimit si pasojë e reformës ne fushën e gjykimit në mungesë dhe pajtueshmërisë së legjislacionit shqiptar me nenin 46 KEDNJ.

       

      [1] Shih Relacionin për Projekt-Ndryshimet për Kodin e Procedurës Penale, faqe 37, https://www.parlament.al/wp-content/uploads/2017/01/RELACION-SHTESA-E-NDRYSHIME-7905-KODI-I-PROCEDURES-PENALE-Resized.pdf, aksesuar 18.08.2017.

      1. Vendimi Kuadër i Këshillit Evropian për Urdhër Arrestin Evropian në nenin 5 pika 1 parashikon garanci për dorëzimin e një personi në bazë të një Urdhër Arresti Evropian, i lëshuar për qëllimin e egzekutimit të një vendimi dënimi apo një mase sigurie (burg), që është marrë në mungesë dhe personi në fjalë nuk ka qenë në dijeni për procesin ndaj tij. Në raste të tilla, shteti lëshues (shteti që kërkon dorëzimin) duhet t’i japi garanci të mjaftueshme shtetit egzekutues që personi i kërkuar do të ketë të drejtën e rishqyrtimit tërësor të çështjes në prani të tij. Në këtë aspekt, të gjitha Shtetet Anëtare të Bashkimit Evropian shprehin kushtin e rishikimit të vendimit kur personi që ekstradohet (dorëzohet) është dënuar në mungesë. Kushte të tilla vihen re gjithmonë e më shpesh edhe në ekstradimet e kryera nga Shtete Anëtare të Këshillit të Evropës, si rrjedhojë e jurisprudencës së GJEDNJ-së.[1] Në këtë kuadër, legjislacioni shqiptar është në përputhje me standardet e legjislacionit ndërkombëtar.

       

      1. Neni 46 KEDNJ kërkon që Pale¨t e Larta Kontraktuese të respektojnë vendimet e formës së prerë të GJEDNJ-së ku ato janë palë. Siç do të shihet më poshtë,[2] një nga format më efektive për respektimin e vendimeve të GJEDNJ-së është rishikimi i vendimit që i ka dhënë shkas ankimit në GJEDNJ. Prandaj, dhe ligjvënësi shqiptar me të drejtë ka shtuar si shkak për rishikim vendimet e GJEDNJ-së. Shumica e Shteteve Anëtare të Këshillit të Evropës kanë parashikime në legjislacionin e tyre për mundësinë e rishikimit të vendimeve (penale) si rrjedhojë e zbatimit të vendimeve të GJEDNJ-së.[3]

       

       

      [1] Shih rubrikën “Vendime të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriu” në komentarin e nenit 352 K.Pr.Penale.

      [2] Shih paragrafet 13 dhe 14.

      [3] DH-PR(2005)2.

      [4] Shih paragrafet 13 dhe 14.

  • Raporte, opinione, rekomandime dhe deklarata 

    1. Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës është përgjegjës për ndjekjen e zbatimit të vendimeve të GJEDNJ-së.[1] Komiteti është shumë aktiv në këtë fushë. Ndoshta një nga shembujt më të mirë është Rekomandimi (2000)2 ku theksohet, ndër të tjera, që praktika e mbikëqyrjes së zbatimit të vendimeve të GJEDNJ-së ka treguar se, në rrethana të veçanta, riekzaminimi i çështjes ose riçelja e procedurave gjyqësore ka qenë mënyra më efikase, nëse jo e vetme, për të arritur restitutio in integrum.

     

    Vendime të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut 

    1. GJEDNJ ka theksuar se në përgjithësi nuk ka juridiksion për të urdhëruar riçeljen apo rishikimin e vendimeve gjyqësore vëndase (Verein gegen Tierfabriken Schweiz (VGT) (No. 2)).[2] Vendimet e GJEDNJ-së në lidhje me nenin 46 KEDNJ, kanë karakter deklarues dhe për rrjedhojë i takon Shtetit të zgjedhi mënyrën më të përshtatshme për zbatimin e vendimit të Gjykatës (Scozzari dhe Giunta; Assanidze).[3] Megjithatë, praktika e GJEDNJ ka treguar se në çështje penale, ku është gjetur një shkelje e procesit të rregullt ligjor, Gjykata do të rekomandojë rigjykimin e çështjes nëse kjo gjë kërkohet nga personi që ka bërë ankim në GJEDNJ (Öcalan; Krasniki; Gençel).[4] Në fakt, në raste të tilla, praktika e GJEDNJ-së gjithmonë e më tepër e konsideron rigjykimin e çështjes, si mjetin më efektiv për riparimin e pasojave të një vendimi që ka shkelur garancitë e procesit të rregullt ligjor. Gërma “dh” e nenit 450 K.Pr.Penale, është në përputhje të plotë me sdandardet e mësipërme, pasi rishikimi është i mundur kur një vendim i GJEDNJ-së e bën të domosdoshëm rigjykimin.

     

    1. GJEDNJ ka një praktikë gjyqësore të konsoliduar tashmë në lidhje me gjykimin në mungesë, i cili sipas saj nuk është në vetvete i papajtueshëm me nenin 6 KEDNJ. Megjithatë, drejtësia i mohohet një personi të dënuar në mungesë, kur ai/ajo nuk mund të përfitojë riçeljen e shqyrtimit gjyqësor nga e para, pra shqyrtimin e çështjes dhe akuzës ndaj tij, në rastet kur nuk mund të vërtetohet që ai ka hequr dorë nga drejta për të qenë i pranishëm ose po i shmanget drejtësisë (Sejdovic; Colozza; Somogyi; Medenica).[5] Kjo e drejtë është automatike dhe nuk duhet të varet nga diskrecioni i gjykatës. Në këtë këndvështrim, gërma “e” e nenit 450 K.Pr.Penale është në përputhje me standardet e GJEDNJ-së, pasi kërkesa për rishikim në rastet e gjykimit në mungesë, sipas nenit 352 K.Pr.Penale, nuk mund të rrefuzohet. Personat që gjykohen në mungesë sipas nenit 352 janë i pandehuri që nuk gjendet, i fshihet drejtësisë ose nuk mund të ekstradohet nga jashtë shtetit. Në këtë kuadër, legjilacioni shqiptar shkon përtej garancive të KEDNJ-së dhe GJEDNJ-së sepse, GJEDNJ dhe KEDNJ nuk i sigurojnë të drejtën për riçelje të shqyrtimit gjyqësor personit që ka hequr dorë nga e drejta për të qenë i pranishëm ose personit që i fshihet drejtësisë.[6]

     

    [1] Shih Rregullat e Komitetit të Ministrave për mbikëqyrjen e egzekutimit të vendimeve dhe të termave të zgjidhjeve miqësore. Shih gjithashtu nenin 46 KEDNJ.

    [2] Verein gegen Tierfabriken Scheiz (VGT) k. Zvicrës (No. 2), 30.06.2009, Nr. i aplikimit 32772/02, para 89.

    [3] Assanidze k. Gjeorgjisë, 08.04.2004, Nr. i aplikimit 71503/01, para 202; Scozzari dhe Giunta k. Italisë, 13.07.2000, Nr. i aplikimit 39221/98 dhe 41963/98, para 249.

    [4] Öcalan k Turqisë, 12.05.2005, Nr. i aplikimit 46221/99, para 210; Krasniki k. Republikës Çeke, 28.02.2006, Nr. i aplikimit 51277/99, para 93; Gençel k. Turqisë, 23.10.2003, Nr. i aplikimit 53431/99, para 27.

    [5] Sejdovic k. Italisë, 24.03.2005, Nr. i aplikimit 9808/02, para 86; Colozza k. Italisë, 12.02.1985, Nr. i aplikimit 9024/80, para 29; Somogyi k. Italisë, 18.05.2014, Nr. i aplikimit 67972/01, para 66; Medenica k. Zvicrës, 14.06.2001, Nr. i aplikimit 20491/92, para 55.

    [6] Shih rubrikën “Vendime të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriu” në komentarin e nenit 352 K.Pr.Penale.

  • Relacioni për Projekt-Ndryshimet për Kodin e Procedurës Penale, faqe 37, https://www.parlament.al/wp-content/uploads/2017/01/RELACION-SHTESA-E-NDRYSHIME-7905-KODI-I-PROCEDURES-PENALE-Resized.pdf, aksesuar 18.08.2017

  • K.Pr.Penale

    Nenet 71, 290, 352, 452.

  • Asnjë koment
  • Vendime të Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë 

    Vendim nr. 6, datë 11.10.2002, Edmir Gjokicaj (KBGJL)

     

    Vendime të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut 

    Assanidze k. Gjeorgjisë, 08.04.2004, Nr. i aplikimit 71503/01;

    Colozza k. Italisë, 12.02.1985, Nr. i aplikimit 9024/80

    Gençel k. Turqisë, 23.10.2003, Nr. i aplikimit 53431/99;

    Krasniki k. Republikës Çeke, 28.02.2006, Nr. i aplikimit 51277/99;

    Medenica k. Zvicrës, 14.06.2001;

    Öcalan k Turqisë, 12.05.2005, Nr. i aplikimit 46221/99;

    Scozzari dhe Giunta k. Italisë, 13.07.2000, Nr. i aplikimit 39221/98 dhe 41963/98;

    Sejdovic k. Italisë, 24.03.2005, Nr. i aplikimit 9808/02;

    Somogyi k. Italisë, 18.05.2014, Nr. i aplikimit 67972/01;

    Verein gegen Tierfabriken Scheiz (VGT) k. Zvicrës (No. 2), 30.06.2009, Nr. i aplikimit 32772/02;

  • Halim Islami, Artan Hoxha, Ilir Panda, Procedura Penale, Botimet Morava 2006.

  • Asnjë koment
Idlir Peçi
Idlir Peçi, Koraljka BumĨi