1Pranë Ministrisë së Drejtësisë, në zyrën e regjistrit gjyqësor, depozitohen shkurtimet e vendimeve për personat e gjykuar penalisht.
2Gjykata e shkallës së parë dërgon në zyrën e regjistrit gjyqësor shkurtimin e vendimit të dënimit brenda 10 ditëve nga data që vendimi merr formë të prerë, kur ndaj tij nuk ushtrohet ankim dhe brenda 10 ditëve nga data e mbërritjes së akteve, kur ndaj vendimit është ushtruar ankim.