1Kur nuk janë rastet e mbrojtjes së detyrueshme dhe i pandehuri që nuk ka mjete financiare të mjaftueshme kërkon mbrojtës, organi procedues cakton mbrojtësin nga lista e vënë në dispozicion nga institucionet e ndihmës juridike falas. Shpenzimet e mbrojtjes mbulohen nga shteti.