1Nuk mund të jepet ekstradimi:
apër një vepër me karakter politik ose kur rezulton që ai kërkohet për qëllime politike;
bkur ka arsye të mendohet se personi që kërkohet do t’u nënshtrohet persekutimeve ose diskriminimeve për shkak të racës, fesë, seksit, shtetësisë, gjuhës, bindjeve politike, gjendjes personale a shoqërore ose dënimeve a trajtimeve të egra, çnjerëzore a poshtëruese ose veprimeve që përbëjnë shkelje të një të drejte themelore të njeriut;
ckur personi që kërkohet ka kryer një vepër penale në Shqipëri;
çkur ka filluar procedimi ose është gjykuar në Shqipëri edhe pse vepra është kryer jashtë shtetit;
dkur vepra penale nuk parashikohet si e tillë nga legjislacioni shqiptar;
dhkur për veprën penale është dhënë amnisti nga shteti shqiptar;
ekur personi i kërkuar është shtetas shqiptar dhe nuk ka marrëveshje që të parashikojë ndryshe;
ëkur është parashkruar ndjekja penale ose dënimi sipas ligjit të shtetit të kërkuar;
fkur personi i kërkuar është dënuar në mungesë, me përjashtim të rastit kur shteti kërkues jep garanci për rishikimin e vendimit.