1Kur merr nga një shtet i huaj një kërkesë ekstradimi, Ministria e Drejtësi-së, në qoftë se nuk e refuzon atë, ia përcjell aktet brenda 10 ditëve prokurorit pranë gjykatës kompetente, nëpërmjet Prokurorit të Përgjithshëm.
2Prokurori pasi merr kërkesën urdhëron paraqitjen e të interesuarit për të bërë identifikimin e tij dhe për të marrë pëlqimineventual për ekstradimin. Të interesuarit i bëhet e ditur se ka të drejtë të ndihmohet nga një mbrojtës.
3Prokurori u kërkon autoriteteve të huaja, nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë, dokumentacionin dhe informacionin që çmon të nevojshëm.
4Brenda tre muajve nga data kur ka ardhur kërkesa për ekstradim, prokurori i paraqet gjykatës kërkesën për shqyrtim.
5Kërkesa e prokurorit depozitohet në sekretarinë e gjykatës bashkë me aktet dhe sendet e sekuestruara. Sekretaria kujdeset për njoftimin e personit për të cilin është kërkuar ekstradimi, mbrojtësit tëtij dhe përfaqësuesit eventual të shtetit kërkues, të cilët, brenda dhjetë ditëve, kanë të drejtë të shikojnë dhe të nxjerrin kopje të akteve, si dhe të këqyrin sendet e sekuestruara dhe të paraqesin memorie.