1Me kërkesë të Ministrisë së Drejtësisë, të paraqitur nëpërmjet prokurorit, ndaj personit për të cilin është kërkuar ekstradimi mund të merren masa shtrënguese dhe të vendoset sekuestrimi i provave materiale dhe i sendeve që i përkasin veprës penale, për të cilën është kërkuar ekstradimi.
2Në caktimin e masave shtrënguese respektohen dispozitat e titullit V të këtij Kodi, për aq sa mund të zbatohen, duke mbajtur parasysh kërkesat për të garantuar që personi për të cilin është kërkuar ekstradimi të mos i shmanget dorëzimit.
3Masat shtrënguese dhe sekuestroja nuk vendosen kur ka arsye të çmohet se nuk ekzistojnë kushtet për dhënien e një vendimi në favor të ekstradimit.
4Masat shtrënguese revokohen kur brenda tre muajve nga fillimi i ekzekutimit të tyre nuk ka përfunduar procedimi para gjykatës. Me kërkesë të prokurorit afati mund të zgjatet, por jo më shumë se një muaj, kur është e nevojshme të bëhen verifikime veçanërisht komplekse. Nëse bëhet ankim në gjykatën e apelit apo Gjykatën e Lartë, masa shtrënguese revokohet nëse gjykimi nuk ka përfunduar brenda 3 muajve nga marrja e akteve respektivisht për secilën gjykatë.
5Kompetenca për të vendosur në bazë të paragrafëve të mësipërm i përket gjykatës së rrethit ose, gjatë procedimit para gjykatëssë apelit, kësaj të fundit.
6Gjykata që shqyrton kërkesën për caktimin e masës shtrënguese shqyrton edhe kërkesën për ekstradim. Në çdo rast, nëse Ministria e Drejtësisë e kërkon, gjykata revokon masën e sigurimit të caktuar prej saj.