1Viktima, paditësi civil dhe i padituri civil kanë të drejtë të përfaqësohen në procedim nëpërmjet përfaqësuesit ligjor ose një përfaqësuesi të pajisur me prokurë.
2Adresa e viktimës akuzuese, paditësit dhe të paditurit civil nënkupto-het, për çdo efekt procedural, pranë atij që e përfaqëson.
3Përfaqësuesi, në rastin e pengesës dhe për aq kohë sa zgjat ajo, me pëlqimin e të përfaqësuarit, mund të caktojë një zëvendësues.