1Gjykata, sipas rastit, pranon tërësisht ose pjesërisht padinë civile ose e rrëzon atë.
2Kur jepet vendim pafajësie, për shkak se fakti nuk parashikohet si vepër penale ose kur vendoset pushimi i çështjes penale, padia civile lihet e pashqyrtuar.
3Kur rrëzohet padia civile në procesin penal, nuk lejohet ngritja e saj përsëri në gjykatën civile.