1. Jo më vonë se 4 muaj para datës së mbarimit të mandatit të anëtarit nga shoqëria civile në Këshillin e Lartë të Prokurorisë në detyrë, Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit shpall thirrjen për paraqitjen e shprehjeve të interesit nga kandidatët e shoqërisë civile që janë të interesuar për pozicionin e anëtarit të Këshillit.
2. Thirrja shpallet në faqen zyrtare të Kuvendit.
3. Thirrja për paraqitjen e shprehjes së interesit përmban afatin, brenda të cilit duhet të dorëzohet shprehja e interesit, adresën postare dhe elektronike ku duhet të dorëzohet shprehja e interesit dhe dokumentet që duhet të shoqërojnë atë.