"PËR STATUSIN E GJYQTARËVE DHE PROKURORËVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË "   |   96/2016

Neni 136: Dërgimi i çështjes Inspektorit të Lartë të Drejtësisë

1Nëse gjatë procedimit disiplinor, Inspektori i Lartë i Drejtësisë vlerëson se ka dyshime të arsyeshme që mund të jetë kryer një shkelje tjetër, atëherë:

akërkon të ndërpresë procedimin disiplinor, vendos për shtimin ose ndryshimin e objektit të hetimit, kryen hetimin e nevojshëm dhe paraqet raportin e hetimit të mëtejshëm brenda një muaji nga ndërprerja e procedimit;

bi kërkon Këshillit që të shtojë ose ndryshojë objektin e hetimit, nëse nuk është e nevojshme kryerja e hetimeve të mëtejshme, pasi të ketë marrë mendimin e palëve.

2Këshilli mund të dërgojë çështjen te Inspektori i Lartë i Drejtësisë, në rastet e parashikuara në nenin 144 të këtij ligji.

Përmbajtja

      1. Qëllimi i nenit 136 është realizimi efektiv dhe në përputhje me parimin e ligjshmërisë së procedimit disiplinor deri në vendimmarrjen përfundimtare, duke synuar uljen ose eliminimin e mundësisë që veprime të tjera, të konstatuara pas përfundimit të hetimit nga ana e ILD-së dhe që përbëjnë shkelje disiplinore të mbeten pa u përfshirë në hetim. Ky parashikim është në funksion të qasjes proaktive të organit administrativ hetimor, i cili ka detyrimin të vlerësojë dhe të ndërmarrë hapa të nevojshëm për të përfshirë edhe shkelje të tjera nëse del e nevojshme. Kjo zgjidhje është në funksion të një vendimmarrje të drejtë dhe objektive nga ana e Këshillit.
      1. Neni 136 bën pjesë në kreun II “Procedurat hetimore”, i cili është përfshirë në pjesën V për Përgjegjësinë Disiplinore, Civile dhe Penale të magjistratit. Kjo dispozitë vjen e renditur pas neneve që parashikojnë aspekte të tjera të procedurës hetimore me qëllim vërtetimin e shkeljes së pretenduar nga magjistrati. Është dispozita e fundit që lidhet me procesin e hetimit që zhvillohet nga ana e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë (ILD) dhe çështja ka shkuar për vendimmarrje në Këshill.

       

      1. Neni 136 përbëhet nga dy pika. Në pikën e parë, është parashikuar e drejta e ILD-së për të kërkuar ndërprerjen e procedimit disiplinor me qëllim shtimin ose ndryshimin e objektit të hetimit,duke bërë hetime shtesë ose jo. Pika 2 është një dispozitë referuese e cila parashikon mundësinë e dërgimit të çështjes nga ana e Këshillit tek ILD-ja sipas rasteve të parashikuara në nenin 144 të këtij ligji.

       

      1. Subjektet e kësaj dispozite janë ILD-ja dhe Këshilli përkatës. I pari është organi që përgjigjet për hetimin gjatë gjithë kohës deri në marrjen e vendimit nga Këshilli. Ky i fundit ka të drejtë të vlerësojë nëse hetimi ka qenë apo jo i plotë, duke vendosur sipas rastit hetimin e mëtejshëm ose të ndryshojë apo të shtojë objektin e hetimit (neni 144). Pikërisht ky diskrecion i ILD-së dhe i Këshillit i shprehur në nenet 136 dhe 144 të këtij ligji bëjnë të mundur që vendimmarrja përfundimtare të jetë sa më objektive dhe e bazuar në ligj.

       

      1. Pika 1 lidhet me diskrecionin e ILD-së, të bazuar në dyshimin e arsyeshëm[1], i cili lind gjatë procedimit disiplinor për të kërkuar ndërprerjen e tij me qëllim a) shtimin oseb)ndryshimin e objektit të hetimit. Por, këtë mundësi ai e ka vetëm nëse ekziston dyshimi se gjatë procedimit para Këshillit mund të ketë ndodhur shkelje tjetër. Në rast se çështja nuk ka kaluar ende për shqyrtim dhe vendimmarrje në Këshill, por është ende duke u hetuar nga ILD-ja, atëherë gjen zbatim rregullimi i nenit 125. ILD-ja ka mundësi të vendosë shtimin ose ndryshimin e objektit të hetimit duke bërë hetime shtesë ose bazuar mbi të njëjtat fakte dhe prova të mbledhura më parë (shih komentin e nenit 125).

       

      1. Këshilli duke gjykuar mbi parashtrimet e ILD-së të paraqitura në kërkesën e bërë sipas pikës 1 të këtij neni, vlerëson nëse është nevoja t’ia dërgojë çështjen ILD-së për hetime apo jo (pika 2). Nëse Këshilli arrin në përfundimin se shtimi apo ndryshimi i objektit të hetimit/procedimit mund të bëhet pa qenë nevoja për hetime të tjera shtesë, atëherë ai pranon kërkesën e ILD-së pa e kthyer dosjen te ky i fundit. Në të kundërt, kur shtimi apo ndryshimi i objektit kërkon hetim të mëtejshëm pasi nuk mund të justifikohet me provat dhe faktet e mbledhura nga ILD-ja, atëherë Këshilli vendos dërgimin e çështjes tek ILD-ja. Në këtë rast gjejnë zbatim rregullat e nenit 144.

       

      1. Në kërkesën e ILD-sëpër ndërprerjen e procedimit disiplinor sipas pikës 1 duhet të gjejnë pasqyrim shkaqet përse duhet shtuar ose ndryshuar objekti i hetimit. Situata të tilla lidhen me faktin nëse a) inspektori gjatë hetimit ka dyshimin e arsyeshëm se përveç shkeljes e cila është bërë shkak për nisjen e hetimit, ka ndodhur edhe një shkelje tjetër nga magjistrati; b) inspektori gjatë hetimit konstaton se sjellja e magjistratit përbën shkelje të një natyre të ndryshme nga ajo për të cilën ka filluar hetimi. Në të dyja këto raste, inspektori harton raportin shpjegues duke sqaruar rrethanat dhe faktet që imponojnë ndryshimin e objektit të hetimit. Më tej, i takon Këshillit të vlerësojë nëse ndërprerja e procedimit duhet bërë për të vazhduar hetimet apo mund të procedohet më tej pa pasur nevojë për hetime të mëtejshme (Shih komentin e neneve 125 dhe 144).

       

       

      [1] Për konceptin e dyshimit të arsyeshëm shih komentin e bërë teneni 125 i ligjit.

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Kushtetuta: Neni 140, pika 1: “gjyqtari mban përgjegjësi disiplinore, sipas ligjit”; neni 148/d, pika 1: “prokurori mban përgjegjësi disiplinore, sipas ligjit”; neni 147/a, pika 1, shkronja “b”: “KLGJ ... vendos për masat disiplinore ndaj gjyqtarëve të të gjitha niveleve”; neni 149/a, pika 1, shkronja “b”: “KLP ... vendos për masat disiplinore ndaj prokurorëve të të gjitha niveleve”; neni 147/d, pika 1: “ILD është përgjegjës për verifikimin e ankesave, hetimin me nismë të shkeljeve dhe fillimin e procedimit disiplinor ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të të gjitha niveleve”.

     

    Ligji për statusin: nenet 125, 144.

    Ligji për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë: neni 194.

     

  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
Arta Vorpsi
Arta Vorpsi