1Inspektori i Lartë i Drejtësisë krijon dhe administron një sistem të menaxhimit të çështjeve për procedurën hetimore.
2Sistemi duhet të përmbajë të paktën informacionin e mëposhtëm:
agjenealitetet dhe adresën e magjistratit nën hetim;
bemrin dhe adresën e ankuesit, nëse është e mundur;
cobjektin e hetimit;
çtë dhënat përkatëse mbi zhvillimin e hetimit;
dinformacion për arkivimin e ankesës, mbi mbylljen e hetimit ose për fillimin e procedimit disiplinor;
dhinformacion për vendimin e formës së prerë për masën disiplinore;
einformacione të tjera, sipas rastit.
3Inspektori i Lartë i Drejtësisë harton dispozita të hollësishme për:
aformatin dhe të dhënat që administrohen në regjistër;
binformacionin shtesë që përfshihet në sistem;
cmënyrën e mbajtjes së sistemit;
çinformacionin e sistemit që është i hapur për publikun, si dhe informacion që është i aksesueshëm vetëm nga magjistrati nën hetim.
4Inspektori i Lartë i Drejtësisë mbledh dhe përpunon të dhënat në përputhje me ligjin “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.