1. Magjistrati i deleguar merr një kompensim prej 60 për qind të pagës referuese bazë për pozicione si magjistrat në skemën e delegimit. Në rastet kur magjistrati që është në skemën e delegimit, caktohet të punojë në Tiranë ose në gjykata dhe në prokurori me një distancë jo më shumë se 45 km, kompensimi shtesë ulet me 1 për qind për çdo ditë pune në këto zona qendrore. Ky kompensim është shuma që jepet për mbulimin e shpenzimeve të qëndrimit dhe të transportit të magjistratit në skemën e delegimit. Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë në konsultim me Ministrinë e Financave miratojnë rregulla më të detajuara.
2. Magjistrati, i cili transferohet përkohësisht, sipas nenit 46, të këtij ligji, përfiton kompensim shtesë në vlerën jo më pak se 2 për qind të pagës referuese bazë, për çdo ditë të ushtrimit të funksionit në gjykatën ose prokurorinë ku transferohet.