1Këshillat marrin të gjitha masat e nevojshme për zbatimin e masave disiplinore dhe janë përgjegjës për mbikëqyrjen e zbatimit të të gjitha masave që vendosen në procedimin disiplinor.
2Këshillat sigurojnë zbatimin e masave disiplinore:
abrenda një muaji në rastin e vërejtjes konfidenciale, vërejtjes publike ose uljes së përkohshme të pagës;
bbrenda dy javëve në rastin e uljes në detyrë;
cbrenda një jave në rastin e pezullimit ose shkarkimit nga detyra.